Namazet nafile

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Islam, namazet nafile (arabisht: صلاة نفل ṣalāt al-nafl), të njohura edhe si namazet të vullnetshme ose namazet vullnetare, janë një lloj i mundshëm i namazit. Ashtu si namazet synet, ata nuk konsiderohen të detyrueshëm, por besohet se japin shpërblim shtesë për personin që i kryen ato.[1]

Namazet nafile:

  • Namazi i nderimit të xhamisë (arabisht: تحية المسجد Tehijetul Mesxhid) – namaz dy rekatësh që falet si shenjë nderimi kur hyhet në xhami. Bazohet në hadithin e Muhammedit, i cili thotë: "Kur të hyjë ndonjëri prej jush në xhami, të mos ulët pa mos i falur dy rekat" (Sahih Muslim, vëll. 1 faq. 248).[2]
  • Namazi i nderimit të abdesit (arabisht: سنة الوضوء Tehijetul Wudu) – namaz dy rekatësh pas marrjes së abdesit. Bazohet në hadithin e Muhammedit, i cili thotë: "Cilido prej jush që merr abdes në mënyrë që e meriton abdesi, e pastaj ngrihet dhe i falë dy rekat i drejtuar nga Kibla, le ta dije se e ka merituar Xhenetin."
  • Namazi i vapës së mesditës ose namazi i duhasë (arabisht: صلاة الضحى) – namaz katër deri në tetë rekatësh. Koha e duhasë fillon pak para namazit të drekës.
  • Namazi i natës – namaz dy deri në katër rekatësh që falet natën.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Али-заде, А. А. Книга: Исламский энциклопедический словарь: [арх. 1 октября 2011] — М. : Ансар, 2007.
  2. ^ Tahiyyatul Masjid; Our Weak Point!