Naomi Campbell
Naomi Cambell (lindur në 22 maj 1970) [1] është një modele britanike, aktore dhe këngëtare. E rekrutuar në moshën 15 vjeçare, ajo arriti të kthehej në një prej tre modeleve më të njohura dhe më të kërkuara në periudhën midis viteve 1980 dhe 1990,[2] dhe ishte njëkohësisht një prej 6 modeleve të gjeneratës së saj të shpallura supermodele nga industria e modës.
Përveç karrierës në modeling, Campbell ka marrë iniciativa të tjera të cilat përfshijnë një album muzikor në stilin R&B si dhe shumë dalje në filma dhe seriale, sikurse seriali konkursit të modelingut “The Face”. Campell është e përfshirë dhe në shoqata bamirësie për kauza të ndryshme.
Fëmijëria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Campell lindi në Streatham, South London, vajza e kërcimtarit xhamajkan Valerie Morris. [3] Në pajtim të plotë me dëshirën e mamasë së saj, Campbell nuk e ka takuar kurrë babain e saj,[4] i cili e braktisi mamanë e saj kur kjo ishte vetëm 4 muajshe shtatzanë [3] dhe mbeti i paidentifikuar në certifikatat e lindjes. [4] Ajo e mori mbiemrin Cambell nga martesa e dytë e mamasë. [3] Familjes iu shtua dhe vëllai jo-biologjik i Campbell me emrin Pierre, lindur në 1985. [5] Campbell ka origjinë afro-xhamajkane, sikurse dhe prejardhje kineze përmes gjyshërve të saj, të cilët mbartnin emrin e familjes “Ming”. [3]
Në vitet e saj të para, Campbell jetoi në Romë, ku dhe mamaja e saj punonte si kërcimtare moderne.[6] Kur u kthyen në Londër, ajo u la nën kujdestarinë e të afërmve teksa mamaja e Naomit nisi turin përmes Evropës me trupin e balerinave Fantastica. [7] Nga mosha 3 vjeçare Naomi ndoqi institutin "Barbara Speake Stage School" [8] dhe kur ishte 10 vjeç ajo u pranua në Akademinë Italia Conti të Teatrit, ku ajo studioi dhe balet.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1978-86: Fillimet e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dalja e saj e parë publike ishte në moshën 7 vjeçare, në 1978 kur ajo u përfshi në vidioklipin e Bob Marley “Is this love”.[9] Në moshën 12 vjeçare ajo u përfshi në një tjetër vidioklip të Culture Club, me titull “I’ll tumble 4 Ya”. [6] Në moshën 16 vjeçare fama e saj u rrit përtej çdo pritshmërie kur Naomi u bë pjesë e kopertinës së revistës "Elle". [6]
1987-97: Suksesi ndërkombëtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet që pasuan, karriera e Campbell njohu sukses progresiv: ajo mori pjesë në pasarela për dizajnerë me famë botërore të modës sikurse ishin Gianni Versace, Azzedine Alaia dhe Isaac Mizrahi, si dhe pozoi për fotografë si Peter Lindbergh, Herb Ritts dhe Bruce Weber.[6] Në fund të viteve 1980 Campbell së bashku me Christy Turlington dhe Linda Evangelista formuan një trio të njohur ndryshe si “Trinia” [6] e cila u bë treshja e modeleve më të njohura dhe me të kërkuara për gjeneratën e tyre. [2]
Campbell është përballur me diskriminim racor, por pavarësisht kësaj ajo ka marrë mbështetje të madhe nga miqtë e saj jo me ngjyrë, këtu Naomi kujton se dy modelet e tjera të Trinisë kishin thënë në firmën Dolce & Gabbana: “Nëse nuk do jetë Naomi në këtë fushatë, atëhere s’do të jemi as ne”. Në dhjetor 1987 ajo u bë pjesë e kopertinës së revistës britanike Vogue, vajza e parë me ngjyrë që bëhet pjesë e kësaj kopertine që prej vitit 1966. [10] Në gusht 1988 ajo u shndërrua në modelen e parë me ngjyrë që shfaqej në kopertinën e revistës franceze Vogue, kjo si pasojë e kërcënimeve që dizajneri Yves St. Laurent dhe shumë të tjerë i bënë kësaj reviste nëse kjo do të vijonte të refuzonte njerëzit me ngjyrë për tu bërë pjesë e revistës. Vitin pasues Naomi u shfaq në kopertinën e revistës amerikane Vogue, duek e kthyer në modelen e parë me ngjyrë që bëhet pjesë e serisë së shtatori të kësaj reviste, duke ditur se seria e shtatorit mbahet si seria më e rëndësishme e vitit.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Naomi Campbell Biography". biography.com. Marrë më 3 prill 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Voguepedia – Christy Turlington". Vogue. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2014. Marrë më 8 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d Frankel, Susannah (16 shkurt 2002). "Naomi Campbell: A model of privacy?". The Independent. Independent Print Limited. ISSN 0951-9467. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2011. Marrë më 16 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Naomi Will Never Know Her Dad". ContactMusic.com. 26 shkurt 2005. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2009. Marrë më 16 shtator 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bearn, Emily (9 gusht 2003). "The real Naomi". The Age. Marrë më 26 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e "Voguepedia – Naomi Campbell". Vogue. Arkivuar nga origjinali më 9 gusht 2014. Marrë më 7 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Langley, Richard (23 maj 2010). "Naomi Campbell: welcome to her diamond life". The Daily Telegraph. Marrë më 26 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Blunden, Mark (21 mars 2011). "Honour for arts centre where Bob Marley danced with Naomi Campbell, 7". London Evening Standard. Marrë më 26 korrik 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "People.com – Naomi Campbell". People. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2008. Marrë më 8 maj 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Pool, Hannah (22 gusht 2007). "Naomi Campbell fights racism in fashion". The Guardian. Guardian News and Media. ISSN 0261-3077. Marrë më 7 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)