Natasha Jiménez
Natasha Jiménez është një aktiviste transgjinore dhe interseks si dhe aktualisht Koordinatore e Përgjithshme e MULABI, Latin American Space for Sexualities and Rights, pjesë e Sekretariatit të ILGA. Ajo është anëtare e bordit këshillues për të parin grup lobues për të drejtat e personave interseks si dhe ka marrë pjesë në dëgjesën e parë për të drejtat e njeriut përpara Komisionit Amerikan mbi të Drejtat e Njeriut.[1]
Aktivizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktiviste për të drejtat e personave transgjinorë dhe interseks për më shumë se 30 vite, Jiménez nisi aktivizmin në lëvizjen feministe dhe LGBT në Amerikën Latine si dhe përfaqëson institucione të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut..[2] Në librin me titull Terrorizing Women: Feminicide in the Americas, Rosa-Linda Fregoso dhe Cynthia Bejarando nënvizojnë:
Historia e njerëzimit ashtu siç ne e njohim, është një histori në të cilën transvestitët, komuniteti trans në tërësi si dhe gratë interseks mbeten të padukshme… Shumica prej nesh janë të detyruara të jetojnë si pjesë e margjinalizuar e shoqërisë pasi refuzohen nga familjet dhe komuniteti si i tërë. Kur ne vetë-organizohemi për të mbrojtur të drejtat tona, ajo çfarë ne ndeshim është abuzim dhe zhvatje. Çmimi që ne paguajmë për tu shndërruar në drejtues dhe inkurajues të komunitetit nga vijmë, është vdekja, tortura, arrestimi arbitrar ose shpërngulja e imponuar.[3] Në mars 2013 Jiménez së bashku me Muro Cabral, Paula Sandrine Machado dhe Pidgeon Pagonis morën pjesë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut për Dy Amerikat mbi Situatën e Të drejtave të Njeriut të personave interseks. Gjatë dëgjesës së parë mbi të drejtat e personave interseks përpara Komisionit, secili ndau eksperiencat personale dhe i prezantoi me çështje të tjera, sikurse kirurgjitë “normalizuese” të seksit mbi gjenitalet e foshnjeve interseks.[4]
Në 2015 Jiménez iu bashkua një bordi ndërkombëtar këshillimi për fondacionin e parë filantropik të të drejtave të personave interseks të themeluar nga Astraea Lesbian Foundation for Justice. Në 2016 roli i Sekretariatit në ILGA për komunitetin interseks iu delegua Miriam van der Have.[5]
Punimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jiménez ka kontribuar në Inter: Erfahrungen intergeschlechtlicher Menschen in der Welt der zwei Geschlechter, të edituar nga Elisa Barth,[6] në publikimin What is the Point of a Revolution if I Can’t Dance nga Jane Barry dhe Jelena Dordevic, si dhe në Interdicciones të edituar nga Mauro Cabral.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Boost for Intersex activists and organisations". SOGI News.com. RFSL. 16 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2015. Marrë më 2015-07-02.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Voices of LGBTI Defenders". International Service for Human Rights. 26 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2019. Marrë më 2015-07-03.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Fregoso, Rosa-Linda; Bejarano, Cynthia, red. (2010). Terrorizing Women: Feminicide in the Americas. Duke University Press. ISBN 978-0-8223-4681-4. Arkivuar nga origjinali më 8 mars 2020. Marrë më 2015-07-03.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Schedule of Hearings 147o Session Inter-American Commission on Human Rights (IACHR), Organization of American States, 2013
- ^ "Board". International Lesbian, Gay, Bisexual, Trans and Intersex Association. Marrë më 2017-01-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Barth, Elisa, red. (2013). Inter: Erfahrungen intergeschlechtlicher Menschen in der Welt der zwei Geschlechter (në gjermanisht). Berlin: NoNo Verlag. ISBN 978-3-942471-03-9.