Ndërtimi i fjalorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Ndërtimi i fjalorit është term përfshirës i teknikave të ndërtimeve të fjalorëve.

Zakonisht fjalorët ndërtohen në disa teknika vetjake duke mos përjashtuar edhe skema të përgjithëshe që përdoren nga autorë të ndryshëm. Varësisht nga qëllimi i fjalorit ato edhe ndryshojnë.

Si do që të jetë, zakonisht në fletat e para të fjalorëve gjenden shpjegime të cilat lexuesit në njëfarë mënyre i tregojnë përdorimin e fjalorit.

Secila gjuhë ka karakteristikat e veta, për këtë edhe pjesë të metodave janë të ndryshme. Të gjitha këto metoda e kanë një gjë të përbashkët, mbledhjen e një numri të caktuara të fjalëve në një libër.

Ndërtimi i fjalorit të gjuhës shqipe[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjalorët në gjuhën shqipe varësisht nga qëllimi i përdorimit dallojnë edhe për nga teknika e përdorur. Kryesisht këto teknika kanë disa veprime të ngjajshme siç janë:

Trungu i fjalës[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Fjalët në fjalorë jepen në krye të rreshtit sipas rendit alfabetik. Renditja e falëve që kanë përbërje të njëjtë fonetike në trajat përfaqësuese bëhet sipas rendit të pjesëve të ligjëratës, që zbatohet sot (aktualisht) në gramatikat e gjuhës shqipe (më parë vihet emri, pastaj mbiemri ose ndajfolja, etj.) ; p.sh. :
SHQIPTÁR,~I m. sh. , ~ËT.
SHQIPTÁR,~E mb,

ku shkurtimet si : m. sh. etj. si dhe shenjat paraqiten në fletat para fillimit të shkronjës A të fjalorit.

  • Në krye të rreshtit, veç fjalëve të mëvetësishme, vihen edhe disa njësi tjera e trajta fjalësh. p.sh.:
CAKTÓHEM. Pës. e CAKTOJ.
RRËMIHET. Pës. e RRËMIH.

Trajta përfaqësuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Fjalët në krye jepen në trajtën përfaqësuese; veç trajtës përfaqësuese jepen edhe trajtat kryesore plotësuese. Pas tyre vihen shënimet gramatikore e stilistike dhe shënimet për fushën e përdorimit. Nyjat e përparme të mbiemrave dhe të disa emrave e përemrave me nyje jepen pas trajtës përfaqësuese ose pas trajtave plotësuese ; ato nuk merren parasysh ër renditjen alfabetike ; p.sh.:

BÚKUR (i,e) mb.
KËNDSH/ËM (i), ~ME (e) mb.
HËN/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të).

Homonimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Homonimet e mirëfillta jepen si fjalë më vete dhe dallohen me shifra romake. p.sh. :

AH,~U I m. sh. ~E, ~ET bot. Dru gjethor...
AH,~U II m. sh. ~E, ~ET Britma që del...
AH,~U III m. shih. HAK,~U.

Variantet fonetike-morfologjike[redakto | redakto tekstin burimor]

Variantet fonetiko-morfologjike të së njëjtës fjalë, që kanë një përdorim pak a shumë të njëllojtë, jepsen së bashku, duke vënë në fillim variantin që aktualisht është disi mi përhapur. P.sh. :

PORTOKÁ/LL,~LLI f. sh. ~J, ~JTË dhe
PORTOKÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET.

Shënimet plotësuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Veç trajtave plotësuese dhe shënimeve gramatikore e stilistike, disa fjalëve u shtohen, sipas rastit, edhe shënime plotësuese për shqiptimin a përdorimin. Shënime të tilla vihen për të njëjtat arsye edhe te kuptimet të veçanta të fjalëve, si dhe te disa njësi frazeologjike (p.sh. fjalët dikujt, dikë, diçka, diçkaje, që tregojnë drejtimin gramatikorë etj.). P.sh. :

SMT [lexo: sëmëtë], ~JA f.
MESHÓLLË [lexo: mes-hollë], mb.
* iu zbut gjaku dikujt iu ul zemërimi dikujt...

Disa përdorime[redakto | redakto tekstin burimor]

Nuk vihen si fjalë të veçanta, por përfshihen në rendin e kuptimeve disa përdorime emërore, mbiemërore e ndajfoljore. P.sh. :

FAQEKÚQ,~E mb. 1. ....
4. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
  • Në të gjithë fjalorin zbatohen rregullat e drejtëshkrimit të njësuar, sipas vendimeve të Kongresit të drejtëshkrimi ë Gjuhës Shqipe. Për fjalë të veçanta e për disa çerdhe fjalësh bëhen plotësime saktësime në frymen e parimeve të përgjithshme e të rregullave themelore të Drejtshkrimit të juhës shqipe.

Theksi[redakto | redakto tekstin burimor]

Theksi shënohet vetëm në trajtën përfaqësuese tek të gjitha fjalët që kanë më shumë se një rrokje, tek trajta me temë tjetër dhe tek trajtat plotësuese që plotësojnë ndryshime të zanores së temës ose lëvizjes së theksit ; p.sh :

ERRËS/ÓJ kal. ~ÓVA, ~ÚAR.
BIEI jokal. RÁSHË, R´ËNË.
  • Fjalët e përbëra, që sipas drejtshkrimit shkruhen me vizë në mes dhe kanë gjymtyrë me dy a më shumë rrokje. P.sh :
FÍJE-FÍJE ndajf.

Artikulli[redakto | redakto tekstin burimor]

Çdo fjalë në fjalor trajtohet si njësi e pandarë leksiko-semantike e fonetiko-gramatikore dhe formon një artikull të veçantë me kuptimet e përdorimet e saj.

Pjesa e parë e artikullit përfshinë fjalën në trajtën përfaqësuese e trajtat e saj plotësuese, shpjegimet e kuptimeve të fjalës dhe thëniet për çdo kuptim. Pjesa e dytë përfshin frazeologjinë gjuhësore e të ashtuquajturën frazeologji letrare, bashkëlidhjet e qëndrueshme gramatikore, emërtimet e pathjeshta dhe togjet tjera, që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta e të qarta në kohën e sotme me asnjë nga kuptimet e shpjeguara në pjesën e parë.

Çdo ndryshim në trajtën përfaqësuese ose në trajtat plotësuese të fjalëve pasqyrohet në krye të artikullit për çdo fjalë ose te kuptimet e veçanta.

Pjesa e ndryshueshme e trajtës përfaqësuese të fjalës ndahet nga pjesa e pandryshueshme me një vizë të pjerrët "/" dhe i shtohet drejtpërdrejt kësaj pjese, e cila në trajtat tjera përfaqësohet nga një vijë e lakuar "−" ; p.sh. :

ÉM/ËR,−RI m. sh. −RA, −RAT (lexo: emër, emri m. sh. emra, emrat)

Kur trajtat plotësuese të fjalës janë krejt të parregullta ose të ndryshme, atëherë ato jepen të plota. P.sh :

KA,−U m. sh. QE, QÉTË

Trajta plotësuese vihet edhe tek emërzimet që jepen te mbiemrat përkatës në kuptime të veçanta ; p.sh:

ÉGËR (i,e) mb. 1. ... ... ...11. si em. ~, ~IT (të) as.

Te disa emërzime, që kanë ndryshime fonetike gjatë formimit të trajtës së shquar ose të numrit shumës, trajta përfaqësuese vihet e plotë: p.sh.:

BUZTËÇÁRË mb. 1. ... 4. si em. BUZËÇÁR/Ë,~I m.sh. ~Ë, ~ËT.

Njësitë frazeologjike[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësitë frazeologjike jepen zakonisht te dy gjymtyrët kryesore, por ato shpjegohen vetëm një herë - te gjymtyra që ka ngarkesën kuptimore e ideomatike kryesore. Te gjymtyrët e tjera njësia fraeologjike nuk shpjegohet, por çohet te gjymtyra ku është shpjeguar ; p.h. si veshka në mes të dhjamit shpjegohet te dhjam/ë~i; s´ngope: ariu me miza fj. u. shpjegohet te ari,~u; e ha barutin me grushte shpjegohet te grusht,~i etj.; këto njësi frazeologjike jepen përkatësisht edhe te veshk/ë,~a, miz/ë,~a, barut,~i, por referohen te gjymtyrët ku janë shpjeguar.

Njësit frazeologjike jepen në atë trajtë dhe në ato lidhje të ngushta jalësh, në të cilat përdoren zakonisht në ligjërim ; p.sh. e hodhi lumin (hendekun, vaum); i bëri varrin (gropën); hiq (tërhiq) e mos e këput; të merr gjak në vetull; mbeti si peshku pa ujë (në zall); e kërkoi (e pësoi, vajti) si breshka te nallbani etj. Sinonimet e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike, si dhe fjalët e fërta që mund të zëvendësojnë njëra-tjetrën në të njëjtën strukturë, jepen në kllapa ; p.sh. i ha (i kruhet) kurrizi (shpina) dikujt; i priste palla (shpata, kordha, sëpata, jatagani) nga të dyja nët (djathtas e majtas); e ka mizën nën shapkë (nën kësulë, nën feste); më zuri goja (gjuha) lesh; i zuri (i ndeshi, i hasi, i ra) sharra në gozhë etj.

Emërtimet e pathjeshta[redakto | redakto tekstin burimor]

Emërimet e pathjeshta (si Kashta e Kumtrit, grykët e bardha, gryka e keqe, gryka e ligë, krimb-mëndafshi, çelës papagalli) që përfshihen në pjesën e dytë të artikullit, vihen pas njësive frazeologjike me shkronja të zeza të rralluara. Ato shpjegohen zakonisht te gjymtyra kryesore, kurse te gjymtyra tjetër tregohet ku është dhënë shpjegimi.

Kuptimet e fjalëve[redakto | redakto tekstin burimor]

MINDIHIJE

Shënimet gramatikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Për çdo fjalë jepen vetëm ato shpjegime gramatikore, që janë të domosdoshme për të kuptuar përmbajtjen e përdorimin e saj sipas normës aktuale gramatikore të gjuhës sonë letrare kombëtare. Veç shënimeve ë zakonshme, siç janë shënimet për pjesën e ligjëratës së cilësi përket fjala, për gjinin, numrin, diatezën etj., në fjalorë përdoren edhe disa shënime të tjera që tregojnë llojin e kuptimit (si përb. për kuptimet përmbledhëse, fig. për kuptimet e figurshme, përd.em për përdorimet emërore etj.) ose që kufizojnë disa nga shënimet e më përparshme (si vet. nj. për emra që dalin vetëm në numrin njëjs, kryes. sh. për emrat e foljet që përdoren kryesisht në numrin shumës etj.). Për mjetet fjalëformuese përdoret shënimi fjalëform., kurse për disa trjata me termë të ndryshme nga trajtat përfaqësuese (kryesisht foljore) nuk vihen shënime gramatikore të veçanta, pasi këto përfshihen në vetë shpjegimin.

Emrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Për emrat, veç trajtës së pashquar të njëjësit, vihen si trajtat plotësuese trajta e shquar dhe trajtat e numrit shumës.

Emrat që në gjuhën aktuale letrare dalin me dy gjini, jepen në të dyja gjinitë, duk vënë më parë trajtën mbizotëruese; p.sh. :

CÍNG/ËL,~LI m. dhe CÍNG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT.

Edhe për emrat, që në numrin shumë dalin në dy trajta letrare, këto jepen të dyja;p.sh.:

BUBURRËC,~I m.sh. ~A, ~AT dhe ~Ë, ~ËT.

Tek emrat e formuar me shkurtim ose me përngjitje të emërtimeve të shkronjave shënimet gramatikore japen në pajtim me vetën trajtën që ka marrë fjala; p.sh.:

MÁPO,~JA f.sh. ~, ~T.

Mbiemrat[redakto | redakto tekstin burimor]

Për mbiemrat, veç trajtës përfaqësuese, vihet edhe trajta e gjinisë femërore. Te mbiemrat, që përdoren vetëm në një gjini, ve shënimit për pjesën e ligjëratës, janë vënë, sipas rastit, edhe shënime vet. m.(vetëm në gjininë mashkullore) ose vet. f. (vetëm gjininë femërore); p.sh.:

BÁRRSE mb. vet. f.

Foljet[redakto | redakto tekstin burimor]

Për foljet veç trajtës përfaqësuese, vihen edhe trajtat e së kryerës së thjeshtë dhe të pjesores.

Trajtat plotësuese jepen te foljet veprore dhe vetëm tek ato folje vetvetore që nuk bashkëlidhen me folje veprore përgjegjëse; p.sh.:

LA/J kal., ~VA, ~RË (te folja vetvetore-pësore LAHEM nuk vihen trajtat përfaqësuese).

Foljet njëvetore a pavetore jepen që në krye në vetën e tretë të numrit njëjës; p.sh.:

BUBULL/ÓN jokal. ~ÓI, ~ÚAR. 1. pavet...

Në këto raste nuk vihet ndonjë shënim i posaçëm për vetën.

Të kuptime të veçanta të foljeve, që në krye janë dhënë në vetë të parë, vihet shënimi vet. veta III kur këto përdoren vetëm në këtë vetë.

Kur pas trajtës përfaqësuese kryesore të foljes është dhënë në kllapa edhe një variant fonetiko-morfologjik që përdoret aktualisht në gjuhën letrare kombëtare, elementet e trajtave plotësuese lidhen me variantin kryesor jashtë kllapave; p.sh.:

MAT (MAS) kal., ~A, ~UR (do të thotë që ~A, ~UR lidhen me MAT, pra: mata,matur)

Te foljet që kanë dy diateza ose që janë kalimtare e jokalimtare njëkohësisht, në krye vihet diateza ose drejtimi gramatikor kryesor, kurse shkurtimet për diatezën a drejtimin tjetër gramatikor jepet te kuptimet përkatëse ; psh. :

BRËHEM vetv. 1. Grindem, me dikë, ... 2. Pës. e BREJ

Disa shënime gramatikore të shkruara japen si pjesë e shpjegimit dhe jo si shënime të veçanta në këto raste.

  • a) Te foljet pësore që shpjegohen në lidhje me foljet veprore përkatëse; p.sh.:
SHQIPËRÓHET. Pës. e SHQIPËROJ.
  • b) Te përdorimet emërore, biemërore, ndajfoljore etj, të pjesëve të tjera të ligjëratës ; p.sh.:
SHRGÁN,~E mb. 1. ... 3. Përd. em. sipas kuptimeve të mbiemrit.
  • c) Tek trajtat me temë krejt t ëndryshme që çohen tek trajta përfaqësuese; p.sh.:
DHÁSHË. Kr. thj. e JAP
MÚA.' Dhan. dhe kallëz. e përem. vetor ' UNË

Shpjegimi i kuptimeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpjegimet e kuptimeve të fjalëve e të njësive frazeologjike në fjalorë kanë karakter gjuhësorë (filologjik) dhe jo enciklopedik. Ato synojnë të jenë të plota e të përpikta dhe sa më të thjeshta e të qarta.

Kuptimet renditen sipas lidhjeve dhe varësisë që kanë ndërmjet tyre. Zakonisht vihet kuptimi më i përgjithshëm e më i njohur. Nuancat brenda një kuptimi ndahen në pikëpresje.

Sinonimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Sinonimet në fjalorë përdoren si mjete të drejtpërdrejta dhe si mjete plotësuese të shpjegimit.

Si mjete të drejtpërdrejta jepen kur shpjegohet një variant fjalëformues ose një fjalë e huaj që ende nuk ka dalë nga përdorimi, por që mund të zëvendësohet me fjalën shqipe, kur fjala ka ngjyrim të qartë stilistik, është e vjetër e krahinore në krahasim me një tjetër ose kur një variant leksikor çfarëdo përdoret më pak se tjetër më i përhapur etj. psh :

DHASKÁL,~I m. DHASKËNJ, DHASKËNITË. 1. vjet. Mësues.
GACULLIN/Ë,~A f.sh. ~A, ~AT zool., krahin. Xixëllonjë

Kjo do të thotë se edhe fjala e parë jeton në gjuhën në një fush a stil të caktuar, por këshillohet të përdoret më shumë fjala që jepet si sinonim (fjala që epet si sinonim i saj dhe që është shpjeguar në vendin e vet)

Si mjetë plotësues sinonimet përdoren brenda shpjegimeve ose në fund të tyre dhe ndahen, sipas rastit, me presje a me pikëpresje. Si rregull vihen sinonimet më të njohura të fjalë më pak të njohura, më përjashtim të rasteve kur sinonimi më pak i njohur vihet te jë më i njohur me qëllim që të këshillohet zëvendësimi i tij.

Antonimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Si mjete plotësuese të shpjegimit përdoren edhe antonimet e mirëfillta, që jepen në fund të shpjegimeve me shkurtimin kund.

Shpjegimet e përkufizimeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Në disa raste shpjegimet e përkufizimeve, për t´u bërë sa më të qarta e të kapshme, plotësohen edhe me elemente të tjera, si simboli për elementet kimike, shkurtimi për njësit e masave, shembujt për disa mjete fjalëformuese ose për disa tipa fjalësh, për disa figura të stilistikës letrare. ; p.sh :

FOSFÓR,~I m.kim. Element i thjeshtë kimik, .... (simboli P); ...

Referimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Me referime (me shënimin shih ose shih te) jepen ato fjalë, kuptime, njësi frazeologjike e emërtime të pathjeshta që nuk përdoren sot realisht ose që nuk këshillohet të përdoren, që janë variante fonetike a fjalëformuese të ngushta, fjalë të huaja, të vjetruara etj. ose që i përgjigjen vetëm një kuptimi a një numri të kufizuar kuptimesh të njësisë ku referohet ; p.sh.:

ANGAZHÍM,~I m.sh. ~E, ~ET. 1. Veprimi .... 2. shih ZOTIM, ~I.
ARITMETIKÓR,~E mb. shih ARITMETIK,~E

Kjo zakonisht do të thotë që këshillohet të përdoret rregullisht fjala a shprehja, tek e cila bëhet referimi.

Kur fjala bazë e një çerdheje është dhënë me referim te një fjalë tjetër, edhe fjalët e prejardhura prej saj a që lidhen me të nga pikëpamja fjalëformuese jepen me referim drejtpërdrejt të fjalët përkatëse të çerdhes tjetër ; .p.sh. :

FERMÉNT,~I m.sh. ~E, ~ET. shih THARM,~I
FERMENTÍM,~I m.sh. ~E, ~ET, shih THARMËTIM,~I

Shprehjet e përgjithësuara[redakto | redakto tekstin burimor]

Për disa klasë e grupe fjalësh me lidhje fjalëformuese, në vend të shpjegimit përdoren shprehjet e përgjithësuara (edhe me shurtime), që i lidhin ato me fjalët e tjera të sheguara plotësisht, Mënyra të tilla përdoren :

  • a) Për emrat prejfoljorë me kuptimin e veprimit, të gjendjesatë rrjedhimit të veprimit sipas kuptimeve të foljeve përkatëse, të cilat shpjegohen sipas rastit, me shprehjet <<Veprimi sipas kuptimit (sipas kuptimeve) të foljes (të foljeve)... >> ; <<Gjendja sipas kuptimit (sipas uptimeve) të foljes (të foljeve)... >> ; <<Veprimi dhe gjendja (sipas uptimeve) të foljes (të foljeve)... >> ; <<Veprimi dhe rrjedhimi (sipas uptimeve) të foljes (të foljeve)... >> ; p.sh. :
ÍKJ/E,~A f.sh.~E, ~ET Veprimi sipas kuptiit të foljes IKI.
  • b) Për emrat e gjinisë femërore, të prejardhur nga emrat e gjinisë mashkullore të njerzëve sipas mjeshtërisë, sipas tipareve fizike e morale, sipas vendit të banimit etj., të cilët shpjegohen me shprehje të shkurtuara <<Fem. e ...> ; p.sh.:
MJÉK/E,~JA f.sh. ~E, ~ET. Fem. e MJEK,~U
  • c) Për emrat me prejardhur me kuptimin zvogëlues, që shpjegohen me shprehje të shkurta <<Zvog. e ...>> ; p.sh:
FÁRËZ,~A f.sh. ~A, ~AT. Zvog. e FAR/Ë, ~AI,4.
  • ç) Për përdorimet emërore, mbiemërore, ndajfoljore etj. që shpjegojnë me shprehjet <<Përd. em. sipas kuptimit (sipas kuptimeve) ... >> etj.
  • d) Për trajtat me temë tjetër nga ajo e trajtave përfaqësuese të emrave, të foljeve e të përemrave, që shpjegohen sipas rastit, me shprehjet e shkurtuara <<Kr. thj. e ...>>; <<Dhan. e ...>>; <<Sh.i ...>> etj.p.sh.:
RÁSHË, Kr.thj e BIEI.
  • dh) Për foljet në diatezën pësorem që shpjegohet me shprehjen e shkurtuar <

    > ; p.sh :

FAQÓSET. Pës. e FAQOS.
  • e)Për foljet pavetore (a kuptime pavetore), që dalin ga foljet joalimtare dhe që shpjegohen m shprehjet e shkurtuara <<Pavet. e ...>> ; <<përd. pavet. sipas kuptimit (sipas kuptimeve) të ...>> ; p.sh. :
FILLÓHET vetv. 1. Pavet. e FILLOJ

Togfjalëshi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur një fjalë përdoret vetëm e lidhur me një fjalë tjetër, atëherë shpjegohet gjithë togfjalëshi ; p.sh. :

CÁKTHI ndajf. Luaj cakthi: luaj doçe.

Parafjalët[redakto | redakto tekstin burimor]

Te parafjalët me shumë kupime, për ta thjeshtuar shpjegimin, pjesa e përbashkët e përkufizimit të kuptimit jepet që në krye ; p.sh. :

NGA. 1. ndajf. .... II. parafj...

Parafjala është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës që vihet përpara një emër, përemër ose numër dhe i lidhë këto me fjale të tjera në një rast të caktuar.

Njësitë frazeologjike dhe njësit tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Shpjegimi i njësive frazeologjike dhe i njësive të tjera që vihen pas yllit(*) bëhet sipas parimeve të shpjegimit të fjalëve, në përputhje me klasën e tyre leksiko gramatikore. Kur ato kanë më shumë se një kuptim, ndarja e kuptimeve shënohet me shkronja : a)... ; b)... ; etj. Shpjegimet plotësuese jepen edhe te disa thënie, kuptimi i të cilave nuk del plotësisht i qartë nga shpjegimi i fjalës me të cilën lidhen.

Shkurtimet dhe shenjat[redakto | redakto tekstin burimor]

Artikulli kryesorë Tabela e shkurtimeve te fjalorët e shqipes

Në fjalorë për fjalët, për kuptimet, për togjet e fjalëve, për frazeologjinë dhe për disa thënie jepen edhe shkurtime të ndryshme. Si p.sh. :

Për pjesët e ligjëratës dhe për kategoritë e kuptimet gramatikore, për llojet dhe kufizimet e kuptimeve, për veçorit stilistike sipas ligjërimeve dhe për sferat e përdorimit, për ngjyrimet emocionale e shprehëse etj.

Të gjitha shkurtimet zbërthehen në një listë të veçantë, ndërsa kuptimet e tyre shpjegohen në fjalor në vendin e vete.

Kur fjala, kuptimi a togu i fjalëve përdoret në dy-tri fusha të ndryshme ose ka dy-tri vlera stilistike e të përdorimit njëkohësisht, shoqërohet me të gjitha shkurtimet përkatëse të dara me presje ; p.sh. :

ARÁSHK/Ë,~A f.sh. ~A, ~AT bot., krahin. Panxhar...

Kur fjala, kuptimi ose togu i fjalëve e karakter terminologjik përdoret në dy a më shumë fusha të shkencës e të teknikës, zakonisht shoqërohet me shkurtimin spec. ; p.sh. :

BAKTERMBÝTËS,~E mb. spec. 1. ...

Për fjalët e urta zakonisht përdoret shkurtimi fj.u. në kuptimin më të gjerë të shpjegues.

Te njësit frazeologjike nuk vihet shënimi bised., pasi dihet që shumica e tyre i përkasin ligjërimit bisedor. Po ashtu edhe te fjalët e të njësit frazeologjike me burim krahinor, që janë formime të bukura popullore dhe i shërbejnë pasurimit të gjuhës letrare, nuk vihet shënimi krah.. Ky shënim vihet te fjalët, te kuptimet a te njësit frazeologjike që nuk i kanë kapërcyer kufinjtë e një të folmeje. Shkurtimi arb. vihet atëherë kur fjala përdoret vetëm në të folmet arbëreshe dhe ky burim dihet me siguri.

Shenjat[redakto | redakto tekstin burimor]

Si elemente përcjellësve gjatë ndërtimit të fjalorit dhe si elemente shpjeguese të fjalorit përdoren edhe disa shenja, si vija e lakuar horizontale (~), që përfaqëson pjesën e pandryshueshme të fjalës, katrori ([]), që vihet në të dy anët e një shembulli në trajtë dialogu, ylli (*), që vihet në krye të pjesës së dytë të artikullit për çdo fjalë etj. Pasqyra e plotë e shenjave dhe shpjegimi i tyre jepet menjëhe pas istës së shkurtimeve.

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]