Tabela e shkurtimeve te fjalorët e shqipes
Appearance
Tabela e shkurtimeve është listë në një fletë të fjalorëve që jep shpjegime për shkurtimet e fjalëve dhe shenjave të përdorura në atë fjalorë. Zakonisht kjo listë përdoret gjatë ndërtimit të fjalorëve dhe para botimit plasohet në faqe e para apo të fundit të librit.
Për fjalorët shqip-shqip zakonisht përdoret lista e shkurtimeve e paraqitur më poshtë. Po ashtu edhe për fjalorët tjerë d.m.th të kodeve në gjuhët tjera në shpjegimet në gjuhen shqipe përdoret një listë e till.
- ana. - term nga anatomia.
- antrop. - term nga antropologjia.
- arb. - fjalë a shprehje e arbëreshëve të Italisë ose të Greqisë.
- arkeol. - termë nga arkeologjia.
- arkit. - term nga arkitektura.
- art. - term nga arti ose artikull
- as. - emër i gjinisë asnjanëse; në gjinin asnjanëse.
- astr. - term nga astronomia.
- astronaut. - term nga astronautika.
- av. - term nga aviacioni.
- bakt. - term nga bakteriologjia.
- bashkërend. - lidhëz bashkërenditëse.
- betim. - fjalë a shprehje, që përdoret si betim.
- biol. - term nga biologjia.
- biokim. - term nga biokimia.
- bised. - fjalë a shprehje e ligjërimit.
- blet. - term nga bletaria.
- bot. - term nga botanika.
- bujq. - term nga bujqësia.
- det. - term nga detaria.
- dëf. - përemër dëftorë.
- dipl. - term nga diplomacia.
- drejt. - term nga drejtësia.
- dhan. - rasa dhanore.
- ek. - term nga ekonomia.
- elektr. - term nga elektroteknika.
- em. - emër.
- etnogr. - term nga etnografia.
- euf. - euforizëm.
- f. - emër i gjinisë femërore; në gjinin femërore.
- farm. - term nga farmaceutika.
- fet. - term fetar.
- fëm. - term nga fjalë ose shprehje e të folurit të fëmijëve.
- fig. - kuptimi i figurshëm.
- filoz. - term nga filozofia.
- fin. - term nga financat.
- fiz. - term nga fizika.
- fiziol. - term nga fiziologjia.
- fjalëform. - element fjalëformuese.
- fj.ndërm. - fjalë e ndërmjetshme.
- fj.u. - fjalë e urtë.
- folk. - term nga folkloristika.
- fol. - folje.
- foto. - term nga fotografia.
- gjah. - term nga gjuetia.
- gjell. - term nga gjellëtarja.
- gjeod. - term nga gjeodezia.
- gjeofiz. - term nga gjeofizika.
- gjeogr. - term nga gjeografia.
- gjeol. - term nga gjeologjia.
- gjeom. - term nga gjeometria.
- gjëzë. - gjëgjëzë.
- gjin. - rasa gjinore.
- gjuh. - term nga gjuhësia.
- hek. - term nga hekurudha.
- hidrol. - term nga hidrologjia.
- hidrotek. - term nga hidroteknika.
- hist. - term nga historia, historizmi.
- iron. - me ironi, për shpoti.
- jokal. - folje jokalimtare.
- kal. - folje kalimtare.
- kallëz. - rasa kallëzore.
- kallëzuese. - si kallëzues.
- keq. - me kuptim keqsues.
- kim. - term nga kimia.
- kinem. - term nga kinematografia.
- kirur. - term nga kirurgjia.
- kish. - term kishtar.
- kopsht. - term nga kopshtaria.
- krah. - krahasues.
- krahin. - term nga krahinorizmi, fjalë ose shprehje krahinore.
- kr.pop. - fjalë ose shprehje e krijimtarisë gojore popullore.
- kr.thj. - koha e kryer e thjeshtë.
- kryes. - kryesisht.
- kund. - fjalë me kuptim të kundërt, antonim; e kundërta.
- kundërsht. - lidhës kundërshtore.
- lart. - fjalë a shprehje e stilit të lartë.
- lej. - lidhës lejore.
- let. - term nga letërsia.
- libr. - fjalë ose shprehje e ligjërimit libror.
- lidh. - lidhëz.
- lidhor. - përemër lidhor.
- logj. - term nga logjika.
- m. - emër i gjinisë mashkullore; në gjinin mashkullore.
- malk. - malkim.
- mat. - term nga matematika.
- mb. - mbiemër.
- meteor. - term nga meteorologjia.
- min. - term nga mineralogjia dhe në miniera.
- mit. - term nga mitologjia.
- mjek. - term nga mjekësia.
- moh. - pjesëz mohuese; mouese.
- mospërf. - fjalë ose shprehje me ngjyrim mospërfilës.
- muz. - term nga muzika.
- ndajf. - ndajfolje.
- ndërt. - term nga ndërtimtaria.
- num.përmb. - numëror përmbledhës.
- num.rresht. - numëror rreshtorë.
- num.them. - numëror themelor.
- mxit. - pjesë nxitëse.
- nj. - numri njëjës.
- opt. - optika.
- pakr. - koha e pakryer.
- pakuf. - përemër i pakufishëm.
- palak. - fjalë e palakueshme.
- paleont. - term nga paleontologjia.
- pandr. - fjalë e pandryshueshme.
- parafj. - parafjalë.
- pasth. - pasthirrmë.
- pavet. - folje pavetore.
- peshk. - term nga peshkataria.
- përb. - fjalë apo term me ngjyrim përbuzës.
- përçm. - fjalë apo term me ngjyrim përçmues.
- përd. - përdoret si ... .
- përem. - përemër.
- përf. - me përdorim përforcues.
- përk. - fjalë apo shprehje përkëdhelëse.
- përmb.përmbledhës. - përmbledhës.
- P.e.s. - Para erë sonë.
- pës. - folje e diatezës pësore; me kuptimin pësor.
- pj. - pjesëz.
- pjes. - pjesore.
- poet. - fjalë a shrehje poetike.
- poh. - pjesëz pohuese; pohuese.
- pr. - përemër pronor.
- pr. - term nga proverba.
- psikol. - term nga psikologjia.
- pyet. - përemër pyetës.
- pyllt. - term nga pylltaria.
- r. - rasë.
- radio. - term nga radioteknika.
- rrallë. - fjalë a shprehje e përdorur rrallë.
- rrjedh. - rasa rrjedhore.
- spec. - term special ose term që përdoret në disa fusha.
- sport. - term nga sporti, fizkultura.
- sh. - numri shumës.
- shah. - term nga shahu.
- shak. - fjalë a shpehje që përdoret me shaka.
- shar. - fjalë a shpehje sharëse.
- shkurt. - shkurtim.
- shtypshkr. - term nga shtypshkronja.
- tall. - fjalë a shpehje tallëse.
- teatër. - term nga teatri.
- tek. - term nga teknika.
- tekst. - term nga tekstili, industrinë e tekstile.
- tr. - trajtë.
- treg. - term nga tregtia.
- thjeshtligj. - fjalë a shprehje e thjesht ligjërimi.
- ur. - urim.
- urdh. - mënyra urdhërore.
- usht. - term nga ushtria.
- vet. - vetëm.
- veter. -term nga veterinaria.
- vetor. - përemër vetor.
- vetv. - folje a diatezë vetvetore ; me kuptimin vetëvetor.
- vjet. - fjalë a shprehje e vjetruar.
- zakon. - zakonisht.
- zool. - term nga zoologjia; emërtim për kafshë.
- zvog. - me kuptimin zvogëluese.
- zyrt. - fjalë ose shprehje e punëve zyrtare.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980