Jump to content

Astronomia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Astr.)


Astronomia, që nga etimologjia do të thotë "ligji i yjeve", (greq.: astro + nomos) është shkencë që përfshin vrojtimin dhe shpjegimin e dukurive që ndodhin jashtë Tokës dhe atmosferës së saj. Ajo studion prejardhjen, zhvillimin, vetitë fizike dhe kimike të të gjitha trupave jashtë tokësorë që mund të vrojtohen në qiell, së bashku me të gjitha proçeset (ecuritë) në të cilat ato përfshihen. Me ndryshimin e kohërave kanë ndryshuar dhe degët e saj të studimit. Gjatë një pjese të mirë të shekullit XX, astronomia ishte menduar të ndahej në astrometri, mekanikë qiellore dhe astrofizikë. Nga të treja, astrofizika, është dega më e njohur pasi në shumë universitete përfshihet në degë kërkimi dhe zhvillimi.

Astronomi Lunare:Pjesa e Hënës që nuk shihet. Eshtë fotografuar nga misioni Apollo 11 që u soll rreth Hënës1969.

Astronomia është ndër të paktat shkenca ku amatorët luajnë ende një rol, sidomos në zbulimin dhe vëzhqimin e dukurive qiellore. Astronomia nuk duhet ngatërruar me astrologjinë, apo pseudoshkencat të cilat përpiqen të zbulojnë fatin e njerëzve duke vrojtuar lëvizjen e trupave qiellorë. Megjithëse të dyja bazohen tek të njëjtat parime (vrojtimin e qiellit), ato janë të ndryshme: astronomia bazohet në studimin sipas metodave shkencore, ndërsa astrologjia nuk ka baza në metoda të tilla.

Degët e astronomisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Astronomia përbehet nga disa degë. Ndarja e parë bëhet në astronomi teorike, dhe astronomi vrojtuese. Vrojtuesit përdorin mënyra të ndryshme për të marrë të dhëna mbi dukuri të ndryshme, të dhëna që përdoren nga teoricienët për ndërtimin e modeleve, shpjegimin e këtyre dukurive dhe parashikimin e të tjerëve të ngjashëm. Kjo nuk do të thotë që vrojtuesit dhe teoricienët janë persona të ndryshëm.

Degët e studimit mund të ndahen edhe sipas dy kritereve:

Ndarja sipas subjektit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Astronomia planetare, ose shkencat planetare: një "djall pluhuri" ne Mars. Fotografuar nga Mars Global Surveyor Vrojtuesi i përgjithshëm marsian.
  • Astrometria: Mat vendosjen dhe zhvendosjen e objekteve (sendeve) qiellore. Nevojitet të përcaktojë sistemin e përdorur të vend-ndodhjes dhe lëvizje-matjen e objekteve në galaksinë tonë.
  • Kozmologjia: Studimi i gjithësisë në tërësi dhe zhvillimin e saj.
  • Astronomia galaktikore: Ishte studimi i ndërtimtarisë dhe përbërësve të galaktikës sonë. Tani përfshin studimin e galaktikave të tjera që mund të vëzhgohen me hollësi.
  • Astronomia Tejgalaktikore: Studimi i objekteve (kryesisht galaksive) jashtë galaksisë sonë.
  • Formimi dhe zhvillimi i galaktikave: Studimi i formimit të galaksive, dhe zhvillimit të tyre në gjendjen e vëzhguar të tashme.
  • Shkenca planetare: Studimi i planetëvesistemit diellor është (në kohët e fundit), nganjëherë i menduar një disiplinë e ndryshme; e quajtur gjithashtu planetologji.
  • Astronomia yjore: Studimi i yjeve në përgjithësi.
  • Zhvillimi i yjeve: Studimi dhe zhvillimi i yjeve nga formimi i tyre deri në fundin e tyre si mbetje yjore.
  • Formimi i yjeve: Studimi i kushteve dhe proceseve (ecurive) që kanë çuar në formimin e yjeve në brendësinë e reve të gazta, dhe vetë ecurinë e formimit.

Gjithashtu, ka edhe disiplina të tjera që mund të mendohen pjesë e astronomisë, ose janë shkenca ndërdisiplinore në lidhje me astronominë si:

Mënyra e përftimit të informacionit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në astronomi, mënyra kryesore për të përftuar informacione është nëpërmjet identifikimit dhe analizimit të rrezatimeve radioaktive, fotoneve; mënyrë tjetër për përftimin e informacioneve janë rrezet kozmike, neutrinot, dhe, në të ardhmen e afërt, valët gravitacionale (shih LIGO dhe LISA).

Një ndarje tradicionale e astronomisë jepet edhe nëpërmjet spektrit elektromagnetik të vëzhguar:

Lente gravitacionale

Astronomia përtejgalaktikore: lente gravitacionale. Ky imazh i teleskopit hapësinor Hubëll tregon blu të ndryshme, objekte në formë nyjesh që s'janë gjë tjetër veçse imazhe shumëfishe të të njëjtës galaksi. Janë shumëfishuar nga efekti i lentes gravitacionale i një grupimi galaksish të verdha, eliptike dhe spirale. Lentja gravitacionale krijohet nga fusha gravitacionale e grupimeve që prish imazhin e objekteve më të largëta.
Klikoni mbi foto për më shumë informacione dhe një pamje më të zgjeruar.

Radioastronomia dhe astronomia optike mund të mbështetet nga grupe observatorësh, sepse atmosfera e Tokës është e tejdukshme në atë gjatësi valësh. Drita infra e kuqe thithet thuajse tërësisht nga avujt e ujit, për këtë vëzhguesit infrared duhet të vendosen lart në hapësirë ose në një vend të thatë .

Atmosfera është opake në gjatësitë valore të përdorura nga astronomia e rrezeve X, astronomia e rrezeve gama, astronomia UV dhe, për këtë arsye mund të dërgohen lart nëpërmjet ballonave ose observatorëve hapësinorë.

Histori e shkurtër e astronomisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në pjesën e hershme të historisë së saj, astronomia merrej vetëm me vëzhgimin dhe parathënien e lëvizjeve të trupave qiellorë që mund të shiheshin me sy.

Rigveda përmend 27 yjësi që shoqërohen me lëvizjen e diellit si edhe 12 ndarje zodiakale të qiellit. Grekët e lashtë dhanë një ndihmesë të rëndësishme në astronomi, mes të tjerash me përkufizimin e sistemit të madhësisë. Bibla përmban disa pohime rreth vendosjes së tokës në gjithësi dhe rreth natyrës së yjeve dhe planetëve, shumica e të cilave janë më tepër poetike sesa tekstuale; shiko Kozmologjia biblike. Në vitet 500 e.r., Arjabhata paraqiti një sistem matematikor që e shfaqte tokën të rrotullohej rreth boshtit të saj dhe i mendonte lëvizjet e planetëve rreth diellit.

Studimi i astronomisë pothuajse ndaloi gjatë mesjetës, përveç punës së astronomëve arabë. Astronomi islamik i fund shekullit 9 al-Farghani (Abu'l-Abbas Ahmad ibn Muhammad ibn Kathir al-Farghani) shkroi gjerësisht mbi lëvizjen e trupave qiellorë. Puna e tij u përkthye në gjuhën latine në shekullin e 12. Në fund shekullin e 10, u ndërtua një qiellvëzhgues i madh afër Teheranit, në Iran nga astronomi al-Khujandi i cili vëzhgoi një sërë kalimesh meridiane të diellit, gjë që e lejoi atë të njehsonte pjerrësinë ekliptike.

Persi, Omar Khajam (Ghijat al-Din Abu'l-Fat‘h Umar ibn Ibrahim al-Nisaburi al-Khajami) përpiloi shumë tabela astronomike dhe riformoi kalendarin i cili ishte më i saktë se kalendari julian dhe i afrohej kalendarit gregorian.

Gjatë Rilindjes Koperniku propozoi një model heliocentrik (model që ka si qendër diellin) të sistemit diellor. Puna e tij u mbrojt, u zgjerua, dhe u saktësua nga Galileo Galilei dhe Johanes Kepleri. Kepleri ishte i pari që shfaqi një sistem i cili përshkruante saktësisht hollësitë e lëvizjeve të planetëve me diellin në qendër. Megjithatë, Kepleri nuk i kuptonte arsyet pas ligjeve që ai përshkroi. I mbetej shpikjes së Njutonitdinamikave qiellore dhe ligjit të rëndesës të shpjegonte përfundimisht lëvizjet e planetëve.

Astronomia yjore, zhvillimi yjor : Mjegullnaja planetare milingonë. Gazrat dalës nga qendra e yllit që po vdes tregojnë modelet simetrike jo të ngjashëm me modelet kaotike të shpërthimeve të rëndomta.

Yjet mendohet të jenë trupa qiellorë shumë të largët. Me shpikjen e spektroskopisë u dëshmua se ata janë të ngjashëm me diellin tonë, por me një kënd të gjerë temperaturash, masash, dhe madhësish. Ekzistenca e galaksisë sonë, rrugës së qumështit, si një grup i ndarë yjesh u vërtetua vetëm në qindvjeçarin e 20, sëbashku me ekzistencën e galaksive "të jashtme", dhe pak më vonë, zgjerimi i gjithësisë vërejtur me largimin e shumicës së galaksive nga ne. Kozmologjia bëri një përparim të madh gjatë qindvjeçarit të 20, me modelin e Bumit të Madh mbështetur fuqimisht nga provat e dhëna nga astronomia dhe fizika, si p.sh. rrezatimi i pasëm i mikrovalëve kozmike, Ligji i Habllit dhe mbushëllimi kozmologjik i elementeve.

Për një histori më të hollësishme të astronomisë, shiko Historia e astronomisë.

Vegla astronomike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]