Jump to content

Ndodhitë e Çufos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ndodhitë e Çufos është film i vizatuar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1982. Ndodhitë e Çufos është përgatitur nën skenarin e Gaqo Bushakasë, regjinë dhe vizatimet i ka bërë Vlash Droboniku, ndërsa për operator është angazhuar Tomi Vaso. Muzikën e filmit e ka kompozuar artisti i merituar i kohës Limos Dizdari, për montazhiere është angazhuar Peri Mato, për operatore zëri Flora Uka, ndërsa për redaktor Luan Rama. Zërat i kanë interpretuar Eva Pëllumbi dhe Mikela Çobani.[1]

Personazhet luhen nga figurat e vizatuara të kafshëve. Ndërsa personazh kryesorë është Çufoja, një figurë e derrkucit i cili këput molla nga një oborr i mollëve, në të cilin këputja e tyre është e ndaluar. Rojtari i mollëve e kap Çufon dhe e sjellë atë në klasë tek mësuesja e tij. Çufon aty e presin edhe ndodhi tjera.[1]

  1. ^ a b youtube : Ndodhite e Çufos