Jump to content

Nexhat Rrustemi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nexhat Rrustemi i lindur në katundin Kokaj të komunës së Gjilanit më 1963. Nexhati sikur edhe bashkëmoshatarët e tij dhe ma të moshuarit e katundit e njohim si një djalosh i urtë dhe nxënës shembullor.[1]

Pas shkolles fillore që e ndoqi në Kokaj, Llocë e Pogragjë, vazhdoi shkollimin e mesme në Gjilan. Pasi e kreu shkollën e mesme të mjekësise u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ligjëratat i përfundoi në vitin 1990, por për shkak të përjashtimit të disa profesorve shqiptar të fakultetit nga regjimi i Millosheviqit mbet pa i kryer 4 provimet e fundit (si shumica e studenteve te gjenerates e tij). Si shumë studentë dhe intelektualë kosovarë ai mori rrugën e mërgimit. Nexhatin, nga bashkëmoshatarët e tij dhe ma të moshuarit e fshatit e njohim si një djalosh i urtë dhe nxënës shembullor. Pas shkolles fillore që e ndoqi si gjith ne, ne Kokaj, Llovcë e Pogragjë, vazhdoi shkollen e mesme ne Gjilan. Qysh si i ri 16 vjeqar u angazhua bashkë me bashkëfshatarët e tij, Isën, Musën, Njiazine në lëvizjen për çlirimin e Kosovës duke qenë antar aktiv i Grupit të formuar pikërisht në Kokaj me iniciativën e Ises dhe disa shokëve të tjerë. Ai e redaktoi dhe e shtypi me makinen e vet të shkrimit fletushkën e grupit «*Ushtima e Maleve*» në të cilën shkroi edhe disa poezi e shkrime historike mbi shqiptaret. Nxënës i shkollës së mjekësisë në Prishrinë ishte pjesmarrës aktiv i demostratave te 81-tes. U trajtua nga regjimi serbo-jugosllav si shumë antarë tjerë të grupit dhe shumë të rinjë tjerë kosovar.[2]

Në Zvicër punoi fillimisht si infermier në periudhën prej vitit 1995 - 1997, ai i kaloi provimet e mbetura në fakultein e mjekësise të universitetit të Prishtinës (i funksianilizuar me kontributin e gjithë shqiptarve në Kosovë e në diasporë dhe me devotshmërinë e mësimëdhënësve). Më 2 qershor 1997 e mori diplomen e mjekut të licensuar. Më 1 maj 1998 u punësua si mjek asistent (me diplomë të Republikës së Kosovës, Universitetit të Prishtinës) në spitalin psikiatrik të kantonit të Friburgut. Pastaj e kreu specializimin në psikiatri dhe psikoterapi. Pasi i kaloi me sukses provimet e nevojsh-me në Universitetin e Gjenevës për nostrifikimin e diplomës dhe e mori diplomen federale të mjekut (e njohur nga feder-ata e mjekeve te zvicrres FMH (federatio medicorum helve-ticum) fitoi autorizimin për të praktikuar profesionin në më-nyrë të pavarur. Ishte shembull i një suksesi me gjithë peng-esat e shumta ne rrugëtimin e tij profesional. Në qendren e qytetit (Place du Tilleul 7) Bulle në Zvicër, kantoni i Fribur-gut në një pllakë metalike është shënuar; Dr Nexhat Rruste-mi med. specialist FMH psychiatrie et psychotherapie/ psychogeriatrie[3][3][lidhje e vdekur]kajt_1842-2012 monografia_per_koka </ref> * [4]

  1. ^ [1][lidhje e vdekur]kajt_1842-2012 monografia_per_koka | N.Rrustemi]
  2. ^ Nexhat Rrustemi (2 qershor 2009). "Fletushka Ushtima e maleve - (30 vjetori ideleve të nisura për bashkim kombëtar)". Marrë më 2 qershor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  3. ^ [2] Nijazi Ramadani.
  4. ^ [|NIJAZI RAMADANI SHTEGTIM NË HISTORI (RRËFIMI PËR KOKAJT 1842- 2012)