Nezir Prokshi
Nezir Prokshi | |
---|---|
U lind më | 15 tetor 1945 Fortesë Drenas |
Kombësia | Shqiptar |
Nezir Prokshi lindi në Fortesë të Drenicës, komuna e Drenasit , më 15 tetor të vitit 1945, është shkrimtar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nezir Prokshi lindi në Fortesë (ish Vërbofc) të Drenicës, komuna e Drenasit, më 15 tetor të vitit 1945. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë. Studioi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës pa shkëputje nga puna. Shkruan poezi e prozë. Merret edhe me publicistikë dhe me mbledhjen e folklorit burimor në Drenicë dhe vise të tjera të Kosovës. Botoi në të gjitha revistat e kohës në Kosovë dhe Maqedoni.
Që nga viti 1967, kur u punësua si nëpunës i administratës në organet e KK të Gllogocit, ishte edhe correspondent i Rilindjes, Radio Prishtina dhe që nga themelimi edhe i Televizionit të Prishtinës.
Që nga nëntori i vitit 1990, kur u instaluan organet e dhunshme në komunë e deri në përfundimin e luftës ishte i papunë. Gjatë gjithë karierës ju përkushtua punëve humanitare, duke krye punët e Nëpunësit të punës sociale dhe të tutorisë në komunë. Dy mandate katervjeqare ishte edhe Kryetar i Kryqit të Kuq të komunës së Gllogocit. Poashtu edhe dy mandate Kryetar i Bashkësisë Kulturore - arsimore.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Tash është punëtor social në Qendrën e Punës Sociale në Drenas ku edhe jeton.
Veprat letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga opusi në fushën e letërsisë ka botuar vëllime me poezi: “Kohë Idhnake”(1997), ”Shi me diell” (2005) dhe Ditar lufte “Mbijetesa e njerëzve të Drenicës në rrethim”(2000), në formë fejtoni në Rilindje si edhe në botim të SHB Kosova e Lirë në vitin 2007.
Libri me poezi i botuar në vitin 2007 “Sheshi i Shpëtimit” është libri i tij i katërt. Në përmbledhjen me poezi “Sheshi i Shpëtimit” e organizuar në ciklet poetike: Sheshi i Shpëtimit, Vetëm në imagjinatë, Homazhe të hiodhura, Nëpër gjeografinë e atdheut, Pastaj me radh, jepet drama e luftës, përkatësisht përjetimet e subjektit lirik në një situatë dramatike, të ankthit e të shpresës. Në këtë shtjellë jetësore subjektin e poezizë e shoqërojnë edhe shumë e shumë vasha, gra e luftëtarë. Në thurjen e kësaj drame jetësore jepet edhe atmosfera e jashtme, përkatësisht ambienti ku gjallojnë frymë njerëzore. Tekstet poetike ngjajnë në një ditarë lirik. Në këtë vazhdë, ai do të këndojë baladën për të vrarët në Fortesë e Kodër së Drenicës.