Nikolla Panajoti
Nikolla Panajoti u lind në Fier më 1 janar të vitit 1915 dhe vdiq në gusht të vitit 1957, ishte aktor i njohur shqiptar.
Karrierën artistike e filloi në vitin 1936 me grupet amatore. Në vitin 1945 bën pjesë në grupin e aktorëve që themeluan Teatrin Popullor. Interpretoi që në shfaqjen e parë “Topazi”[1] në rolin e Doktor Myshit. Në vitet e para është ndër aktorët kryesorë të shfaqjeve, ku dallohet për humorin dhe interpretimin e veçantë. Ka interpretuar me mjeshtëri rreth 30 role në teatër, pavarësisht se në vitin 1951 kalon në Estradën e Shtetit, si aktor dhe regjisor. Disa nga rolet e tij të suksesshëm në teatër ishin: Zeneli te “Pas vdekjes”, Klestakovi te “Revizori”, Feridi, Hasani, Lorenco, Dosti, Shubin, etj. Vdiq në gusht të vitit 1957, gjatë xhirimit të filmit Tana.
Pas vdekjes, më 1962 iu dha titulli "Artist i Merituar".
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Teatri Kombëtar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 6 shkurt 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.