Nivelet energjetike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Vlerat e caktuara të energjisë që merr një elektron në atom,quhet nivel energjetik dhe elektronet që i përkasin një niveli energjetik formojnë një shtresë elektronike.

Në atomin e një elementi shpërndarja e elektronëve nëpër nivele dhe nënnivele energjetike bëhet sipas parimit të qëndrueshmëeris.Sipas këtij parimi mbushen më parë me elektrone nivelet dhe nënnivelet që kanë energji më të vogël e më pas ato që kanë energji më të lartë.

Nivelet energjetike (shtresat) paraqiten me shkronja apo numra K=1, L=2, M=3, N=4, O=5, P=6, Q=7 ndërsa nënnivelet me shkronjat s, p, d, f.

Orbitalet atomike[redakto | redakto tekstin burimor]

Pjesa e hapsirës rreth bërthames ku probaltiteti (besueshmëria) i ndodhjës së elektronëve është më e madhe quhet orbitale atomike. Ato mund të karakterizohen edhe si re elektronike. Forma e saj përcaktohet nga numri kuantik sekondal apo orbital (l). Kështu orbitalet s që kanë vlerën l=0 dhe kanë formë sferike ndërsa orbitalet p që kanë vlerën l=1 kanë formen e 8 së zgjatur.

Orbitalet atomike janë të orientuara në hapsirë në drejtim të bushtit të koordinatave x, z, y dhe si të tilla shënohen si px, py dhe pz. Në qendër të orbtit ndodhet bërthama, ndërsa elektroni lëviz rreth saj dhe krijon atë që quhet re elektronike.

Në një orbitale atomike më së shumti mund të vendosen dy elektrone dhe ato duhen të kene spine(kahe) të kundërta.

Numrat kuantik[redakto | redakto tekstin burimor]

Çdo elektroni mund t’i përshkruhen 4 numra kuantik të cilët tregojnë shtresën,nënshtresën ,orbitalen dhe kahun e rrotullimit të elektronit.Numrat kuantik të elektronit janë :

-numri kuantik kryesor (n)

-numri kuantik sekondar apo orbital (l)

-numri kuantik magnetik orbital (m)

-numri kuantik spin (s)

  • 1. Numri kuantik kryesor përcakton nivelet energjetike(shtresat) të elektronit në atomin përkates. Vlera e këtij numri është numër pozitiv n=1, 2, 3-7 (ku K=1, L=2, M=3, N=4, O=5, P=6, Q=7) ku sa më e madhe të jetë vlera e n-së, aq ma e madhe do të jetë distance e elektronit nga bërthama. Ai gjithashtu përcakton numrin maksimal të elektronëve që mund të gjenden në një nivel energjetik, e që shprehet me Karin :
Xe=2*n^2 si p.sh n=1 -> Xe=2*1^2=2            Orbita e Pare  1=2 elektrone
                 n=2 -> Xe=2*2^2=8            Orbita e Dyte  2=8 elektrone
  • 2. Numri kuantik sekondar apo orbital (l) paraqet nënnivelin (nënshtresen) energjetike. Vlerat e numrit kuantik sekondar (l) janë të kushtëzuar nga vlera e numrit kuantik kryesor (n). Kështu për “n” të dhënë l merr vlerat l=0, 1, 2, 3-(n-1) :
n=1      l=0            s
n=2      l=0, 1         s, p
n=3      l=0, 1, 2      s, p, d
n=4      l=0, 1, 2, 3   s, p, d, f

Gjithashtu l percakton numrin maksimal te elektroneve ne nje nenivel energjitik

X= 2(2l+1)

Psh 2(2*2+1) = 2(4+1)= 2*5 = 10

Numri kuantik sekondar gjithashtu përcakton edhe formën e orbitalës atomike. Për n=2 / l ka dy vlera l=0 dhe l=1 kjo do të thotë që ky nivel i ka dy nënnivele. Per n=3 / l ka tre vlra l=0; l=1; l=2 kjo do të thotë që ky nivel i ka tre nënnivele

  • 3. Numri kuantik magnetik (m), është madhësi vektoriale qe përcakton orientimin hapësinor të orbitales atomike, si pasojë e vetive magnetike të elektronëve. Vlerat e numrit kuantik magnetik (m) mund të jenë vlera të numrave që sillen prej +l në zero e deri ne-l. Kështu p.sh :
l=0 m=             0              (1 orbitale s)
l=1 m=         +1, 0, -1         (3orbitale p)
l=2 m=    +2, +1, 0, -1, -2      (5 orbitale d)
l=3 m=+3, +2, +1, 0, -1, -2, -3 (7orbitale f)

Numri i orbitalëe të një nënniveli të dhëne jepet nga formula :

m=2l+1   
p.sh l=2    
m=2(2)+1=4+1=5 (do të thotë nënniveli i 2 i ka 5 orbitale=orbitalja d)
  • 4. Numri kuantik i spinit, përcakton kahun e rrotullimit të elektronit rreth bushtit të vet. Eksperimentalisht është vertetuar që elektroni në atom mund të formoj dy lloj fushash magnetike, njëra për shkak të rrotullimit rreth bërthames atomike, për ç’arsye paraqitet momenti magnetik orbital dhe e dyta për shkak të rrotullimit rreth boshtit të vet, për ç’arsye paraqitet momenti magnetik i spinit. Ai merr dy vlera :
s=+½ dhe s=-½

Në çdo orbitale atomike vendosen vetëm elektronet që i kanë spinet e kundërta.