Njerëz të humbur

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Logoja zyrtare e "Njerëz të humbur"

Njerëz të humbur është emision informativ-hulumtues për raste të personave të humbur fati i të cilëve nuk dihet. Që prej shtatorit 2008, emisioni është prodhim i televizionit kombëtar TV KLAN dhe transmetohet po nga ky stacion.

Emisioni Njerëz të humbur ka filluar të prodhohet në vitin 2005. Që nga fillimi e deri më tani emisionin e ka prezantuar koordinatorja gazetareske Aida Shtino. Kryeredaktor i këtij emisioni që prej vitit 2006 e në vazhdim, është gazetari Bernard Pecnikaj. Rastet e trajtuara në emision janë raste të lajmëruara në komisariatet e policisë ndërsa rëndësi të veçantë ju jepet rasteve të zhdukjeve të fëmijëve dhe njerëzve të moshuar. Shpesh herë ka ndodhur që rastet e trajtuara në shikim të parë duken si ikje apo mos lajmërime, por në bazë të kërkimeve dhe hulumtimeve gazetareske dhe policore lënë të kuptojnë për raste krimi të inskenuara. Hulumtimet në emision zakonisht fillojnë nga kontakti i fundit i lajmëruar nga të afërmit e të zhdukurit dhe vazhdojnë mbi bazën e komunikimeve qe fitohen përmes telefonatave apo interesimeve prej grupit te gazetarëve asistente të emisionit. I gjithë informacioni sigurohet mbi bazën e dëshmive nga personazhe të afërm apo miq të personit të zhdukur.

Realizimi i emisionit bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme shoqërore, institucione shtetërore dhe subjekte tjera që merren me fatin e njerëzve të zhdukur. Ndër bashkëpunëtor të këtij emisioni dallohen Fondacioni "Njerëz të humbur" (int. Missing People), Prokuroria e Shqipërisë, Policia e Shqipërisë, Interpoli, Organizata e Emigrantëve (OJF), Avokati i Popullit (Shqipëri), Kryqi i Kuq Shqiptar, gazeta "Bota Shqiptare" në Itali, Shoqata e emigrantëve, Ambasadat e huaja në Shqipëri, Emisioni i TV Alter "Fos sto Tounel" nga Greqia, Emisioni i RAI 3 "Chi l´ha visto ?" nga Italia si dhe "Missing Person" nga SHBA-ja.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]