Oasis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liam dhe Noel Gallagher nga grupi Oasis duke performuar në San Diego në 18 shtator, 2005.

Oasis ishin një rock band anglez formuar në Mançester në vitin 1991. Zhvilluar nga një grup më i hershëm i quajtur The Rain, grupi fillimisht përbëhej nga Liam Gallagher (vokal dhe dajre), Paul Arthurs (kitarë), Paul "Guigsy" McGuigan (bas kitarë), dhe Tony McCarroll (bateri, perkusion). Me grupin më vonë u bashkua dhe vëllai më të madh i Liam, Noel Gallagher (kitarë dhe vokal), si anëtar i pestë.

Periudha e rrymës Britpop dhe peripecitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Së bashku me Suede, Pulp dhe Blur, Oasis konsiderohet si një komponent i grupimit Britpop "big four". Gjithashtu vëllezërit Gallagher janë paraqitur rregullisht në gazetat tabloide për mosmarrëveshjet e tyre dhe mënyres së shfrenuar të jetesës.

Ndarja e grupit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas regjistrimit të albumit të shtatë të grupit Dig Out Your Soul (2008), grupi bëri zëvëndësime në personel gjatë turneut të fundit si një grup kolektiv. Gjatë turneut marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara të vëllezërve Gallagher bënë që në gusht të vitit 2009 Noel Gallagher të deklarojë që do largohet nga Oasis pas një grindjeje me Liam në prapaskenë të një koncerti.[1] Grupi, i përbërë nga anëtarët e tjerë të Oasis dhe i udhëhequr nga Liam Gallagher vendosën të vazhdojnë të punojnë së bashku nën emrin Beady Eye, ndërsa Noel formoi projektin e tij solo Noel Gallagher's High Flying Birds.

Diskografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Definitely Maybe (1994)
  • (What's the Story) Morning Glory? (1995)
  • Be Here Now (1997)
  • Standing on the Shoulder of Giants (2000)
  • Heathen Chemistry (2002)
  • Don't Believe the Truth (2005)
  • Dig Out Your Soul (2008)

Lidhje të Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

www.oasisinet.com


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]