Oasis
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Oasis ishin një rock band anglez formuar në Mançester në vitin 1991. Zhvilluar nga një grup më i hershëm i quajtur The Rain, grupi fillimisht përbëhej nga Liam Gallagher (vokal dhe dajre), Paul Arthurs (kitarë), Paul "Guigsy" McGuigan (bas kitarë), dhe Tony McCarroll (bateri, perkusion). Me grupin më vonë u bashkua dhe vëllai më të madh i Liam, Noel Gallagher (kitarë dhe vokal), si anëtar i pestë.
Periudha e rrymës Britpop dhe peripecitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Së bashku me Suede, Pulp dhe Blur, Oasis konsiderohet si një komponent i grupimit Britpop "big four". Gjithashtu vëllezërit Gallagher janë paraqitur rregullisht në gazetat tabloide për mosmarrëveshjet e tyre dhe mënyres së shfrenuar të jetesës.
Ndarja e grupit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas regjistrimit të albumit të shtatë të grupit Dig Out Your Soul (2008), grupi bëri zëvëndësime në personel gjatë turneut të fundit si një grup kolektiv. Gjatë turneut marrëdhëniet gjithnjë e më të përkeqësuara të vëllezërve Gallagher bënë që në gusht të vitit 2009 Noel Gallagher të deklarojë që do largohet nga Oasis pas një grindjeje me Liam në prapaskenë të një koncerti.[1] Grupi, i përbërë nga anëtarët e tjerë të Oasis dhe i udhëhequr nga Liam Gallagher vendosën të vazhdojnë të punojnë së bashku nën emrin Beady Eye, ndërsa Noel formoi projektin e tij solo Noel Gallagher's High Flying Birds.
Diskografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Definitely Maybe (1994)
- (What's the Story) Morning Glory? (1995)
- Be Here Now (1997)
- Standing on the Shoulder of Giants (2000)
- Heathen Chemistry (2002)
- Don't Believe the Truth (2005)
- Dig Out Your Soul (2008)
Lidhje të Jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Oasis (band). |