Jump to content

Objekti i ish depos ushtarake turke

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Objekti i ish depos ushtarake turke
LlojiArkitekturore
VendndodhjaGjilan, Kosovë
NdërtuarShek. XVIII
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës320

Objekti i ish depos ushtarake turke është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjilan, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër .Në qytetin e Gjilanit, përballë stacionit të autobusëve, gjendet ish Depoja Ushtarake Turke, më vonë spital dhe për disa vite gjykatë për kundërvajtje, ndërsa tani është duke u shfrytëzuar nga partitë politike në Gjilan, si seli e tyre. Ky ndërtim u realizua në shek. XVIII. Sipas emërtimit, ky objekt ka pasur funksion të depos ushtarake turke, e më vonë ka ndërruar dedikimin dhe në të shumtën e rasteve është përdorur për zyre të pushteteve në vazhdimësi. Objekti ka dy kate, ku çdo ambient ka pasur rolin e caktuar. Në kohën e ish Jugosllavisë ka qenë gjykatë për kundërvajtje. Kryesisht, objekti ruan gjendjen fillestare, pos rinovimeve në fasadë që iu kanë bërë në vazhdimësi dhe restaurimit të kulmit. Ndërtimi i takon tipit shtëpi dhe ka elemente të stilit neoklasik. Objekti është realizuar nga gurë, tulla, drunj dhe tjegulla kulmi. I takon teknikës qytetare dhe ka një arkitekturë të veçantë. Dritaret kanë formë katërkëndëshi. Edhe pse janë zëvendësuar me të reja, ato kanë ruajtur formën që kanë pasur. Dera e hyrjes, në pjesën e sipërme ka formën e gjysmëharkut.

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]