Observatori Astrofizik i Shamakhit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Koordinatat: 40°46′20″V 48°35′04″L / 40.77222°V 48.58444°L / 40.77222; 48.58444

Pamjet e Observatorit Astrofizik të Shamakhit

Observatori Astrofizik Nasīr al-Dīn al-Tūsī në Shamakhi (azerbajxhanisht: Nəsirəddin Tusi adına Şamaxı Astrofizika Rəsədxanası) - është një observator në qytetin e Shamakhit, Azerbajxhan, në ultësirën jug-lindore të kurrizit të Maleve të Mëdha Kaukaziane, në bazë të astrofizikës si sektor i Institucionit të Fizikës të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit, rreth 22 km larg nga qendra e Shamakhit dhe 144 km larg nga Baku, në një lartësi prej 1,435 m.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërtimi i observatorit filloi në vitin 1958 në vendin që atëherë quahej Azerbaijan SSR dhe zyrtarisht u hap më 13 janar 1960.[1] Yusif Mammadaliyev – shkenctar eminent azerbajxhanas – luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e observatorit.

Gjatë periudhës sovjetike, observatori mati polarizimin e dritës në Comet d'Arrest.[2]

Në vitin 1991, observatori u emërua sipas Nasiraddin Tusit – matematikan, fizikan dhe astronom i mesjetës. Një vendbanim për banim të punëtorëve është themeluar në bazë të observator dhe ajo u emërua sipas Yusif Mammadaliyevit (Pirgulu).

Në shtator të vitit 2008, observatori kaloi nëpër riparim të kapitalit, si një rezultat, salla e ekspozitës, muzeu, sallat e konferencave dhe ligjëratave, gjatë ndërtesa për teleskopa, duke përfshirë edhe ndërtimin e shtëpive kryesore me teleskopin dy metra, dhe ndërtesën kryesore administrative janë rikonstruktuar dhe u ndërtua një mensë dhe disa shtëpiza.[3][4][5]

Teleskopat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Observatori Astrofizik i Shamakhit në stampën e Azerbajxhanit

Instrumenti kryesor – teleskopi reflektues i prodhuar në Gjermani, me diametër të pasqyrës prej 2 metrave dhe i cili u dorëzua për operim në vitin 1966, është njëkohësisht edhe teleskopi i parë i madh në Kaukazin Jugor. Përveç kësaj, instrumentet pasuese përdoren po ashtu në observator:

  • Horoskopi solar horizontal me një diametër të pasqyrës kryesore prej 50 cm, për investigime spektrale të atmosferës solare;
  • Një teleskop kromosferik dhe fotosferik AFR-2 me dimensione 20/13 cm, i përdorur për nevoja në shërbim solar; 
  • Reflektor AZT-8 me diametër të një pasqyre prej 70 cm;
  • Reflektor nga kompania Carl Zeiss, me diametër të një pasqyre prej 60 cm;
  • Teleskopi menisk i sistemit të Maksutovit, i pajisur me një thjerrë prizëm, me diametër të portit hyrës prej 35 cm.

Në vitin 2013, një Teleskop Schmidt 90-cm AZT-15 u instalua në obsertavor.[3]

Bashkëpunimi dhe arritjet ndërkombëtare [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Observatori i Shamakhit ka bërë një kontribut të madh në programet sovjetike dhe post-sovjetike në astrofizikë dhe astronomi fundamentale.[3] Observatori punon në tri drejtime kryesore shkencore: fizika e yjeve, investigimi i turpave të sistemit diellor dhe fizika diellore dhe marrëdhëniet diellore-terrestriale.[3] Hulumtimet aktuale po ashtu përfshijnë efektet e historinë e astronomisë, astrofizikën teorike, kozmologjinë, helioseizmologjinë, radio-astronominë, astronominë praktike, mekanikën qiellore, galaksitë dhe dinamikën e satelitëve artificial.[3] Në vitet e fundit, një fushë e re e punimeve është zhvilluar dhe janë ndërtuar pajisje astronomike si spektografët Echelle, i përdorur për zbulimin e trupave qiellor.[3]

Pushimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Observaatori është i njohur për publikun azerbajxhanas për parashikimet e kohës së saktë të festave, si viti i ri tradicional, Novruz.[3] Observatori tregon momentin e ekuinoksit pranveror, kohën kur Dielli kalon në ekuator, e cila shënon fillimin e vitit të ri.[3]

Drejtorët e observatorit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri Kombësia Periudha Shënime
Hajibey Sultanov  Soviet Union 1951-1980 [6]
Ogtay Huseynov  Soviet Union 1980-19?? [7]
Alik Abbasov  Soviet Union 19??-???? [7]
Zohrab Ismayilov  Soviet Union 19??-???? [7]
Kamran Huseynov  Soviet Union 19??-???? [7]
Schmidt Ahmadov  Azerbaijan ????-1997 [7]
Eyyub Guliyev  Azerbaijan 1997–present [8]

Punonjës të famshëm të observatorit [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nadir Ibrahimov

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Brief History". Shamakhi Astrophysical Observatory. Arkivuar nga origjinali origjinali më 2008-05-25. Marrë më 2008-01-10. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Бронштэн, В.А. Появления комет в 1976 г (në rusisht). Астрономический календарь 1978 г. Marrë më 2007-06-06.
  3. ^ a b c d e f g h Babayev, Elchin. "Azerbaijan's Window on the Universe". www.visions.az. Marrë më 15 November 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Azərbaycan Prezidenti Şamaxı Astrofizika Rəsədxanasında olub". anspress.com. Arkivuar nga origjinali origjinali më 6 tetor 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "İlham Əliyev Şamaxı Astrofizika Rəsədxanasında aparılan yenidənqurma işləri ilə tanış olmuşdur". president.az. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Султанов, Гаджибек Фараджуллаевич. dic.academic.ru (në Russian). Marrë më 15 November 2014.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  7. ^ a b c d e Шемахинская астрофизическая обсерватория. www.orengosta.ru (në Russian). Marrë më 15 November 2014.Mirëmbajtje CS1: gjuhë e panjohur (link)
  8. ^ "Nəsirəddin Tusi adına Şamaxı Astrofizika Rəsədxanası". AMEA İnformasiya Texnologiyaları İnstitutu. Arkivuar nga origjinali origjinali më 24 maj 2012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)