Observatori Astrofizik i Shamakhit
40°46′20″N 48°35′04″E / 40.77222°N 48.58444°E
Observatori Astrofizik Nasīr al-Dīn al-Tūsī në Shamakhi (azerbajxhanisht: Nəsirəddin Tusi adına Şamaxı Astrofizika Rəsədxanası) - është një observator në qytetin e Shamakhit, Azerbajxhan, në ultësirën jug-lindore të kurrizit të Maleve të Mëdha Kaukaziane, në bazë të astrofizikës si sektor i Institucionit të Fizikës të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Azerbajxhanit, rreth 22 km larg nga qendra e Shamakhit dhe 144 km larg nga Baku, në një lartësi prej 1,435 m.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi i observatorit filloi në vitin 1958 në vendin që atëherë quahej Azerbaijan SSR dhe zyrtarisht u hap më 13 janar 1960.[1] Yusif Mammadaliyev – shkenctar eminent azerbajxhanas – luajti një rol të rëndësishëm në themelimin e observatorit.
Gjatë periudhës sovjetike, observatori mati polarizimin e dritës në Comet d'Arrest.[2]
Në vitin 1991, observatori u emërua sipas Nasiraddin Tusit – matematikan, fizikan dhe astronom i mesjetës. Një vendbanim për banim të punëtorëve është themeluar në bazë të observator dhe ajo u emërua sipas Yusif Mammadaliyevit (Pirgulu).
Në shtator të vitit 2008, observatori kaloi nëpër riparim të kapitalit, si një rezultat, salla e ekspozitës, muzeu, sallat e konferencave dhe ligjëratave, gjatë ndërtesa për teleskopa, duke përfshirë edhe ndërtimin e shtëpive kryesore me teleskopin dy metra, dhe ndërtesën kryesore administrative janë rikonstruktuar dhe u ndërtua një mensë dhe disa shtëpiza.[3][4][5]
Teleskopat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Instrumenti kryesor – teleskopi reflektues i prodhuar në Gjermani, me diametër të pasqyrës prej 2 metrave dhe i cili u dorëzua për operim në vitin 1966, është njëkohësisht edhe teleskopi i parë i madh në Kaukazin Jugor. Përveç kësaj, instrumentet pasuese përdoren po ashtu në observator:
- Horoskopi solar horizontal me një diametër të pasqyrës kryesore prej 50 cm, për investigime spektrale të atmosferës solare;
- Një teleskop kromosferik dhe fotosferik AFR-2 me dimensione 20/13 cm, i përdorur për nevoja në shërbim solar;
- Reflektor AZT-8 me diametër të një pasqyre prej 70 cm;
- Reflektor nga kompania Carl Zeiss, me diametër të një pasqyre prej 60 cm;
- Teleskopi menisk i sistemit të Maksutovit, i pajisur me një thjerrë prizëm, me diametër të portit hyrës prej 35 cm.
Në vitin 2013, një Teleskop Schmidt 90-cm AZT-15 u instalua në obsertavor.[3]
Bashkëpunimi dhe arritjet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Observatori i Shamakhit ka bërë një kontribut të madh në programet sovjetike dhe post-sovjetike në astrofizikë dhe astronomi fundamentale.[3] Observatori punon në tri drejtime kryesore shkencore: fizika e yjeve, investigimi i turpave të sistemit diellor dhe fizika diellore dhe marrëdhëniet diellore-terrestriale.[3] Hulumtimet aktuale po ashtu përfshijnë efektet e historinë e astronomisë, astrofizikën teorike, kozmologjinë, helioseizmologjinë, radio-astronominë, astronominë praktike, mekanikën qiellore, galaksitë dhe dinamikën e satelitëve artificial.[3] Në vitet e fundit, një fushë e re e punimeve është zhvilluar dhe janë ndërtuar pajisje astronomike si spektografët Echelle, i përdorur për zbulimin e trupave qiellor.[3]
Pushimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Observaatori është i njohur për publikun azerbajxhanas për parashikimet e kohës së saktë të festave, si viti i ri tradicional, Novruz.[3] Observatori tregon momentin e ekuinoksit pranveror, kohën kur Dielli kalon në ekuator, e cila shënon fillimin e vitit të ri.[3]
Drejtorët e observatorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri | Kombësia | Periudha | Shënime |
---|---|---|---|
Hajibey Sultanov | Soviet Union | 1951-1980 | [6] |
Ogtay Huseynov | Soviet Union | 1980-19?? | [7] |
Alik Abbasov | Soviet Union | 19??-???? | [7] |
Zohrab Ismayilov | Soviet Union | 19??-???? | [7] |
Kamran Huseynov | Soviet Union | 19??-???? | [7] |
Schmidt Ahmadov | Azerbaijan | ????-1997 | [7] |
Eyyub Guliyev | Azerbaijan | 1997–present | [8] |
Punonjës të famshëm të observatorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nadir Ibrahimov
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Brief History". Shamakhi Astrophysical Observatory. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2008. Marrë më 13 prill 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Бронштэн, В.А. Появления комет в 1976 г (në rusisht). Астрономический календарь 1978 г. Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2006. Marrë më 2007-06-06.
- ^ a b c d e f g h Babayev, Elchin. "Azerbaijan's Window on the Universe". www.visions.az. Marrë më 15 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Azərbaycan Prezidenti Şamaxı Astrofizika Rəsədxanasında olub". anspress.com. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "İlham Əliyev Şamaxı Astrofizika Rəsədxanasında aparılan yenidənqurma işləri ilə tanış olmuşdur". president.az.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Султанов, Гаджибек Фараджуллаевич. dic.academic.ru (në rusisht). Marrë më 15 nëntor 2014.
- ^ a b c d e Шемахинская астрофизическая обсерватория. www.orengosta.ru (në rusisht). Arkivuar nga origjinali më 15 nëntor 2014. Marrë më 15 nëntor 2014.
- ^ "Nəsirəddin Tusi adına Şamaxı Astrofizika Rəsədxanası". AMEA İnformasiya Texnologiyaları İnstitutu. Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)