Oliver Twist
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Gjuha shqip) |
Oliver Tuist (ang: Oliver Twist) është një roman i Charles Dickens i cili tregon për një jetim që kalon .Libri "Oliver Twist" synon të paraqes jetën e mijërave fëmijëve të pastrehë dhe pa të ardhme.
Ai u frymëzua nga shumë jetimë që përballeshin me jetën e vështirë në Angli, në një vend ku nuk kishte aspak ligj e rregull, mbizotëronte krimi dhe padrejtësia.
Personazhet kryesorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Oliver Tuisti – personazhi kryesor i veprës
Z. Bambël – një nga këshilltarët e shtëpisë së punës (workhouse)
Z. Saurberi/Znj. Saurberi – sipërmarrës varresh i cili e blen Oliverin për 5 paund/gruaja e tij
Z. Braunlou – njeriu që merr Oliverin në shtëpi të kujdeset për të
Fagin (Çifuti) – udhëheqësi i një grupi fëmijësh që i mëson të vjedhin njerëz.Ai ishte i dashur me Oliverin.
(Batakçiu) – djali më i zgjuar i grupit të Çifutit
Nensi – një nga anëtarët e Çifutit, si dhe e dashura e Bill Sajksit
Bill Sajks – një hajdut profesionist që zotëron grupin e Çifutit bashkë me të
Noa Klajpol – një nga nxënesit e z. Saurberi, më vonë i bashkohet grupit të Çifutit
Ngjarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mes shumë ndërtesave në Angli, ishte një shtëpi pune e cila përdorej për fëmijët në nevojë, ku nuk kishin vend për të qëndruar apo fjetur. Aty lindi Oliver Tuisti, por gjatë lindjes i vdes e ëma dhe mbetet pa asnjeri të afërm në botë që të kujdeset për të.
Kështu, atë e transferojnë në një fermë ku do ta kalojë gjysmëfëmijërinë e tij. Me kalimin e viteve, pasi mbush nente vjec,Oliveri bëhet një djalë i hollë e i zbehtë. Në këtë moshë e merr Z. Bambël i cili e rikthen në shtëpinë e punës dhe e vendos mes fëmijëve të tjerë të cilët kishin po të njëjtin fat. Ata nuk u jepnin rroba të ngrohta apo ushqim të mjaftueshëm, edhe pse punonin shumë rëndë. Për çdo vakt ushqeheshin me nga një gjysmë tasi qull, ndërsa të dielave vetëm nga një copë bukë. Një ditë, fëmijët bënë plan që të zgjedhin njërin prej tyre që t’i kundërshtojë dhe t’ju shërbehej më shumë ushqim, kështu u zgjodh Oliveri. Pasi hëngrën atë gjysmë tasi, Oliveri u ngrit në këmbë dhe shkoi tek kryeshefi ku kërkon pak më shumë. Ai e shikon me habi dhe e godet me lugën që kishte në dorë. Ky u bë shkaku që ditën e nesërme në portat e shtëpisë së punës të vendosej një lajmërim ku thuhej se Oliveri ishte në shitje për pesë paund. Po atë ditë z. Bambël takon z. Saurberi tek portat dhe e pyet nëse do të ishte i interesuar për të.
Z. Sauberi ishte një varrmihës (sipërmarrës varresh) i cili vishej me të zeza dhe bënte arkivole për fëmijët e shtëpisë së punës të cilët vdisnin. Ai e merr Oliverin në shtëpinë e tij ku e vendos që të punojë për të. Pasi e çon në shtëpi, gruaja e tij sillet në mënyrë mizore me Oliverin dhe e trajton si një qen. Ajo e detyron të flejë në një arkivol të vjetër poshtë në bodrum dhe i jep për të ngrënë ushqimin e mbetur të qenit të tyre. Me kalimin e kohës, Oliveri me punën që bënte fillon ta fitojë besimin dhe simpatinë e z. Saurberi, por ai kishte edhe një djalosh tjetër të cilin e kishin marrë në të njëjtën mënyrë si Oliverin. Ai quhej Noa dhe kërkonte të ishte i pari dhe vetëm në qendër të shtëpisë së tyre, mirëpo kur e vëren që z. Saurberi e shikonte vetëm Oliverin dhe i bënte lëvdata, fillon ta urrejë Oliverin dhe për çdo ditë e fyente me fjalë të ashpra për familjen e tij që e kishin braktisur. Një ditë, arriti kulmi i durimit për Oliverin dhe fillon ta gjuajë me grushta Noan. Ai bërtet me të madhe dhe e dëgjojnë z/znj. Saurberi të cilët e kapin Oliverin dhe e dënojnë për një kohë të shkurtër. Oliveri arrin t’ia mbath nga ajo familje dhe nis një rrugë të gjatë për në Londër, krejt i vetëm me vetëm një palë rroba të cilat ishin pothuajse të grisura. Gjatë rrugës troket nëpër shtëpi të ndryshme që i dilnin përpara sa për të kaluar natën, por asnjëra nuk ia hapte derën. Pas një rruge shumë të gjatë e të stërlodhshme e lëshojnë këmbët dhe rrëzohet para derës së një plake, e cila nuk shihte dot mirë. Ajo e merr një natë në shtëpinë e saj, i jep për të ngrënë dhe për të pirë dhe të nesërmen niset përsëri për rrugë. Kështu, ai arrin në Londër dhe shtrihet pranë një dyqani të braktisur, vetëm vëzhgonte njerëzit, nuk njihte askënd. Më vonë, e sheh një hajdut xhepash dhe e çon në grupin e tij, ku udhëhiqej nga Çifuti. Ai jetonte në një vend të braktisur dhe kishte disa fëmijë jetimë të cilët i mësonte të vidhte njerëz dhe të nxirrnin bukën e gojës. Nga gjithë ajo kohë, ai kishte vjedhur mjaft stoli, byzylyqe dhe ora të arta të cilat i ruante poshtë dyshemesë, dhe askush nuk dinte për ato. Ai e trajtonte Oliverin si fëmijë të tij dhe dëshironte ta mësonte si fëmijët e tjerë. Për çdo natë, ata luanin një lojë ku Çifuti luante rolin e një kalimtari të thjeshtë, ndërsa fëmijët mundoheshin t’i vidhnin xhepat. Mirëpo Oliveri nuk e kuptonte, deri në momentin kur Çifuti i jep leje të dalë për gjah me fëmijët e tjerë. Dy fëmijë dhe Oliveri shohin një njeri i cili po lexonte një libër në një librari dhe i fusin dorën në xhep për t’i marrë portofolin, mirëpo ai i vëren dhe dy fëmijët e tjerë ia mbathin me të katra, ndërsa Oliveri tmerrohet kur e shikon dhe bëhet pjesë e lojës së tyre, fillon të vrapojë dhe e gjithë turma i vihet pas ngase mendojnë se ai kishte vjedhur, por Oliveri nuk ishte aq i shkathtë sa dy fëmijët e tjerë. Atë e kap njeriu të cilin e kishin vjedhur (z. Braunlou) dhe e çon në gjykatë të shtetit për ta dënuar, por për fat të mirë, pronari i librarisë kishte parë gjithçka dhe i tregon të vërtetën gjykatësit, se Oliveri ishte i pafajshëm. Kur e kupton këtë z. Braunlou dhe merr vesh që Oliveri është i pastrehë, i vie keq për të dhe e çon në shtëpinë e tij ku do të kujdeset për të. Ai i jep rroba të reja e të pastra dhe këpucë që nuk i kishte imagjinuar kurrë, ndërsa rrobat e vjetra e të grisura filloi t’i djegë me gruan e z. Braunlou. Z. Braunlou mirrej me shkrime dhe kishte një dhomë të mbushur përplot me libra. Në anën tjetër Çifuti fillon të tërbohet dhe i qorton fëmijët se si e lanë Oliverin vetëm. Ai e thërret një hajdut profesionist, si dhe mikun e tij që të mirret me këtë punë (Bill Sajks). Bill Sajksi dukej shumë i vrazhdë në pamje, ai e detyron të dashurën e tij Nensin të luajë rolin sikur ishte motra e Oliverit, në mënyrë që ta kapnin atë. Një natë, z. Braunlou i duhej që t’i çonte një porosi një mikut të tij, por nuk mund të shkonte vetë dhe e dërgon Oliverin. Gjatë rrugës, atë e sheh Nensi dhe fillon të luajë rolin e saj si motra e tij. Ajo midis njerëzve i thotë se pse ishte larguar nga shtëpia, se nëna ishte e sëmurë dhe ai endej rrugëve. Njerëzit fillojnë ta besojnë dhe e qortojnë të shkojë me të. Kështu, ajo e merr bashkë me z. Sajks, e çojnë në shtëpinë e tyre dhe e izolojnë. Ata e marrin vesh që z. Braunlou është i pasur dhe mundohen ta vjedhin, mirëpo vetëm Oliveri është ai që mund t’ua hap derën sepse vetëm ai i dinte skutat e shtëpisë. Bill Sajksi e merr Oliverin dhe e çon te një miku i tij me të cilin mundohen ta vjedhin shtëpinë, duke i treguar se nëse mundohet të bërtasë apo të tregojë do ta qëllonin me pistoletë. Kështu, në një natë me shi ata nisen për te shtëpia e z. Braunlou dhe nga prapa shtëpisë ishte një dritare e vogël hapur, ata e fusin brenda Oliverin që t’ua hap derën kryesore. Oliveri pasi zbret nga dritarja mendohet njëherë se ç’duhet të bënte dhe bën një zhurmë të vogël, të cilën e dëgjon gruaja dhe z. Braunlou. Ai e hap derën shpejt dhe mundohet të largohet që andej, mirëpo Bill Sajksi e qëllon me pistoletë në krah, e merr Oliverin dhe largohen shpejt saqë z. Braunlou nuk mund të bënte asgjë. Me këtë gjest që kishte bërë Oliveri, Bill Sajksi bën plan së bashku me Çifutin që ta mbysnin në lumë, sepse ai mund të ishte një rrezik për ta. Nensi i dëgjon planet e tyre, fillon të preket për Oliverin. Shkon tek shtëpia e z. Braunlou që t’i njoftojë, mirëpo për fat të keq ajo nuk e gjen aty, i thotë gruas së tij që ta takojë tre netë rresht në urën e Londrës në mesnatë. Në natën e parë, ajo mundohet të dalë që ta takojë, por Billi nuk e lejon dhe fillon të dyshojë për të. Ai i jep një detyrë njërit prej fëmijëve që ta vëzhgonte se ku shkonte, apo se me kë fliste. Në natën e dytë ajo shkon në urën e Londrës dhe e shikon z. Braunlou duke pritur, i tregon se ata planifikonin ta mbysnin dhe se duhet të lajmëronte policinë sa më shpejt. Ai djalë që kishte detyrë ta vëzhgonte e pa dhe i tregoi menjëherë Billit, dhe pasi ajo mbërriti në shtëpi Billi fillonte ta rrihte për vdekje. Kështu, z. Braunlou lajmëroi policinë dhe iu vunë pas Çifutit e Billit. Pas tyre u vu edhe turma e njerëzve të cilit e gjuanin me pistoleta por ai kishte peng Oliverin dhe ata ndalonin së gjuajturi. Pas shumë përpjekjeve për t’u larguar Billi duhet të kalonte në anën tjetër që t’u largohej turmës, kapet për një litari, aksidentalisht i rrëshqet këmba dhe varet. Oliveri shpëton, ndërsa Çifuti futet në burg të shtetit. Kështu, Oliveri shkon të jetojë në shtëpinë e z. Braunlou dhe pas një kohe shkon ta vizitojë Çifutin në burg, për arsye se ai ishte sjellë shumë mirë me të. Çifuti dukej se i kishte mbaruar koha dhe kishte filluar të lajthitej, i thotë Oliverit se mund ta merrte të gjithë pasurinë e tij të çmuar, stolitë, byzylyqet e orët që kishte vjedhur. Atij fillojnë t’i dalin lotë dhe policia ia mbyllin qelinë. Oliveri e vazhdon jetën në shtëpinë e z. Braunlou si dhe nën shoqërinë e zonjës, por një pjesë e tij nuk do ta harrojë kurrë mirësinë e Çifutit.
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |