Shko te përmbajtja

Opinion (program televiziv)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Opinion - Tv Klan)
Opinion
Krijuar ngaBlendi Fevziu
Prezantuar ngaBlendi Fevziu
Shteti i origjinësShqipëri
Gjuha origjinaleShqip
Publikimi origjinal
RrjetiTV Klan
Publikimi31 gusht 1997 
vijon

Opinion është një emision debati rreth politikës dhe ngjarjeve të përditshme në TV Klan, i drejtuar nga gazetari Blendi Fevziu. I filluar që prej 31 gusht 1997 me emrin E Diela Debat, ai ishte emisioni i parë në RTSH.[nevojitet citimi] Në 26 shtator 1998 zhvendosi transmetimin e vet në TV Klan. Ai numëron mbi 2500 orë transmetim të drejtpërdrejtë dhe 1116 emisione në 14 vjet me 4400 të ftuar. Ai është ndër programet më të popullarizuar të zhanrit të vet në Shqipëri.[nevojitet citimi]

Që nga sezoni televiziv 2008/09, “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë në orën 22:00 dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma në oren 21:00. Kjo strukturë e programit vazhdon edhe në sezonin 2010/11 e në vazhdim.

Çdo javë në studion e TV Klan, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.

Salloni i politikës dhe aktualitetit hap dyert 4 mbrëmje në javë, për të dëgjuar opinionet e politikanëve dhe analistëve. Padron i shtëpisë, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

https://web.archive.org/web/20130926140106/http://www.tvklan.al/on_air.php?id=2