Përdoruesi:Arianit/WikiAcademyKukes/Formatimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pas përfundimit të artikullit, ju lutemi verifikoni se a e keni formatuar artikullin tuaj si duhet.

Infobox[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse artikulli juaj ka për subjekt një person apo një vendbanim, ju duhet të përdorni infobox përkatëse. Për të parë listën komplete të infobox-eve, ju lutemi klikoni këtu: Stampa:Infobox.

Më poshtë mund të shihni kodin e infobox-it për shkrimtarë me të dhënat e Ismail Kadaresë, dhe paraqitja e saj në artikull pas redaktimit:

{{Infobox writer
| name = Ismail Kadare
| image = [[Skeda:Ismail Kadare 1.jpg]]
| caption = 
| name i vërtetë = 
| birth_date = [[28 Janar]] [[1936]]
| birth_place = [[Gjirokastër]], [[Shqipëri]]
| death_date = 
| death_place = 
| pseudonym = 
| punësimi = 
| awards = Prix mondial Cino Del Duca (1992)<br>Man Booker International Prize (2005)<br>Prince of Asturias Awards (2009)<br>Jerusalem Prize (2015)
| nationality = Shqiptar
| genre = 
| website = 
}}
Ismail Kadare
U lind më28 Janar 1936
Gjirokastër, Shqipëri
KombësiaShqiptar
ÇmimePrix mondial Cino Del Duca (1992)
Man Booker International Prize (2005)
Prince of Asturias Awards (2009)
Jerusalem Prize (2015)

Hapësirat e zbrazëta në infobox nuk paraqiten fare në artikull (në këtë rast data e vdekjes së Ismail Kadaresë i cili është person i gjallë).

Hyrja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hyrja e artikullit duhet të përmbajë pikat kyqe të të gjithë artikullit.

Në rreshtin e parë të hyrjes, ju lutemi vendosni tre apostrofë para dhe pas kryefjalës, për ta formatuar atë si bold. P.sh.:

'''Ismail Kadare''' është shkrimtar shqiptar.

Kjo do të paraqitet si:

Ismail Kadare është shkrimtar shqiptar.

Linqet e brendshme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse në artikull tuaj përmendet një temë/subjekt për të cilin Wikipedia në gjuhën shqipe ka artikull, ju duhet të përdorni të përdorni dy kllapa të mesme para dhe pas subjektit. P.sh.:

Kukësi është qytet në [[Shqipëria|Shqipëri]].

Kjo do të paraqitet si

Kukësi është qytet në Shqipëri.

Për shkak se titulli i artikullit të Shqipërisë ka trajtë të shquar (Shqipëria), ndërsa juve iu nevojitet trajta e pashquar (Shqipëri), atëherë ju përdorni [[Shqipëria|Shqipëri]]. Ju mund të përdorni edhe variacione tjera të kësaj teknike, si p.sh.:

[[Leka Zogu I]] dhe [[Princi Leka|i biri i tij]].

Kjo do të paraqitet si

Leka Zogu I dhe i biri i tij.

ku "i biri i tij" është link i brendshëm i cili ju dërgon në artikullin e Princit Leka.

Pasi që të publikoni artikullin tuaj të ri në Wikipedia, ju duhet që ta popullarizoni atë. Mënyra më e mirë për të bërë këtë është që të lidhni artikullin tuaj në artikujt tjerë ekzistues të Wikipedias. P.sh. nëse artikulli juaj quhet "Kultura në Kukës", atëherë në artikullin e Kukësit ju mund të futni linkun e brendshëm për artikullin tuaj.

Nëntitujt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përdorni nëntitujt për të ndarë trupin e artikullit tuaj në nënseksione. Këtë e bëni duke shtuar simbole të barazimit anash nëntitullit tuaj. Për të krijuar nëntituj të nëntitujve, ju duhet të shtoni nga një barazim më shumë te nëntitulli i nëntitullit. P.sh.:

 ==Kultura==

 ===Muzika===

 ====Zhanret e kultivuara====

 ===Kinematografia===

Ku në këtë rast "Muzika" dhe "Kinematografia" janë nënseksione të "Kultura", ndërsa "Zhanret e Kultivuara" është nënseksion i "Muzika".

Ju lutemi mos përdorni nënseksione boshe.

Fotot/imazhet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Krijimi dhe gjetja e fotove të lira për përdorim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fotot ndihmojnë që lexuesit të kuptojnë më qartë dhe më shpejtë gjërat të cilat keni përmendur në artikullin tuaj.

Për të përdorur imazhe në Wikipedia, ju duhet të siguroheni të gjeni imazhe të lira për përdorim. Kjo do të thotë që ose ju jeni autori i tyre dhe pajtoheni që të i tërhiqni të drejtat tuaja të autorit mbi atë imazh, ose foto është e ndonjë autori tjetër i cili iu ka lejuar që të përdorni imazh në Wikipedia. Mos harroni se fotot e postuara në Wikipedia mund të përdoren nga çdokush, qoftë edhe për arsyje komerciale.

Pasi që të sigorni foto me të drejta të lira për përdorim, ju duhet që atë foto ta ngarkoni në Wikimedia Commons, e cila është depo online e cila ka vetëm imazhe të lira për përdorim. Ju mund të gjeni foto tjera në Commons të cilat mund të jenë të shfrytëzueshmme për artikullin tuaj.

Përdorimi i fotove në Wikipedia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi të keni ngarkuar foton, ju mund ta përdorni atë në Wikipedia.

Për të përdorur një foto nga Wikimedia Commons në një artikull, ju lutemi përdorni kodin si më poshtë:

[[Skeda:Emri_i_fotos.jpg|thumb|250px|Përshkrimi i fotos]]

P.sh.:

[[Skeda:"Zabeli".JPG|thumb|250px|Zabeli]]

do të gjenerojë skedën në të djathtë:

Zabeli

Në qoftë se dëshironi të vendosni skedën tuaj në anën e majtë të artikullit, ju mund të shtoni parametrin "left" në kodin tuaj, p.sh.:

[[Skeda:"Zabeli".JPG|thumb|left|250px|Zabeli]]

e cila do të gjenerojë skedën tuaj në anën e majtë si më poshtë:

Zabeli

Parametri "px", i cili në këtë rast është 250px, tregon madhësinë e skedës, dhe mund të ndryshohet sipas dëshirës suaj. Nuk preferohet që imazhet të jenë shumë të mëdha.

Parametrat në kodin tuaj mund të radhiten sipas dëshirës dhe rradhitja e tyre e ndryshme gjeneron rezultat të njëjtë.

Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse dëshironi të përdorni galeri fotosh në artikullin tuaj, ju duhet të përdorni kodin <gallery>.

P.sh., për të vendosur skedat Skeda:"Zabeli".JPG, Skeda:'Liqeni i Fierzes'.jpg, Skeda:Albania 508.jpg, dhe Skeda:Albania Kukes.jpg në një galeri, ju duhet të shkruani:

 <gallery>
 "Zabeli".JPG|Zabeli
 'Liqeni i Fierzes'.jpg|Liqeni i Fierzës
 Albania 508.jpg|Shqipëria 1
 Albania Kukes.jpg|Shqipëria 2
 </gallery>
 

ku parametri i parë është emri i skedës ndërsa parametri i dytë është përshkrimi i saj. Kjo do të gjenerohet si:

Referencat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ju duhet të citoni çdo deklarim në artikullin tuaj.

Në fund të fjalisë të cilën dëshironi ta citoni, ju duhet të përdorni kodin:

<ref>Emri i autorit, Emri i burimit, Emri i publikuesit, Viti i publikimit, dhe faqja e cituar</ref>

P.sh.,

</ref>Stephen Hawking, The Grand Design, Bantam Books, 2010, faqe. 103</ref>

në fund të kësaj fjale[1] do të gjenerojë

  1. ^ Stephen Hawking, The Grand Design, Bantam Books, 2010, faqe. 103

Në seksionin "Referencat" e artikullit tuaj ju duhet të shënoni vetëm kodin {{reflist}}, e jo referencat aktuale!. Kodi {{reflist}} në fund të artikullit pasqyron referencat që keni përdorur brenda në artikull.

Seksioni "Shiko edhe"[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në qoftë se në Wikipedia ekziston një artikull tjetër me temë të ngjashme me artikullin tuaj, ju mund të vendosni një link të brendshëm për atë artikull në seksionin "Shiko edhe".

P.sh.

==Shiko edhe==
 * [[Tirana]]
 * [[Prishtina]]

Zakonisht, seksioni "Shiko edhe" gjendes pas seksionit të referencave.

Kategoritë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kategoritë në Wikipedia shërbejnë për të kategorizuar artikujt. Ato shënohen si "Kategoria:Emri i kategorisë" dhe shtohen në fund të artikullit si

 [[Kategoria:Emri i kategorisë]]

Ju duhet të kategorizoni artikullin tuaj me kategoritë ekzistuese në Wikipedia, varësisht nga subjekti i artikullit. P.sh., artikulli i Kukësit është kategorizuar me kategoritë Kategoria:Qytete në Shqipëri dhe Kategoria:Qytete shqiptare në këtë formë:

 [[Kategoria:Qytete në Shqipëri]]
 [[Kategoria:Qytete shqiptare]]