Përdoruesi:Jetë Fejzullahu/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struktura Organizative e Sistemit të Shëndetit Publik në Kosovë

Inspektorati Shëndetësor në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inspektorati shëndetësor (ISH), është një organ administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili ushtron mbikëqyrjen e jashtme profesionale në Institucionet Shëndetësore.[1]

Vizioni dhe Misioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konsideriohet si njëri nga partnerët profesional të repartit shëndetësor sepse kontribon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetarë përmes këtyre inspektimeve. Po ashtu ngrit përgjegjësinë publike të këtyre ofruesve dhe ka për qëllim të monitoroj,inspektoj, këshilloj, rekomandoj dhe po ashtu ka fuqinë për të marrë masa ligjore ndaj çdo parregullsie.[2]

Vlerat Kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlera të rëndësishme që ky institucion ka, kanë të bëjnë me korrektësinë, profesionalizmin, llogaridhënien, transparencën, përgjegjësinë dhe më e rëndësismja nga të gjitha sidomos në një shtet demokratik si Republika e Kosovës, “Jo Korrupsioni”.  Kështu ai siguron zbatimin e normave etike, profesionale dhe të standardeve të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë.[3]

Detyrat Kryesore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inspektorati Shëndetësor, duhet të hartoj programin e punës, duke mos harruar organizimin e  brendshëm dhe funksionimin e inspektoratit, të cilat bëhen me akt të veçantë nënligjor, nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. Me qëllim të zbatimit të autorizimeve ligjore, Inspektorati Shëndetësor duhet të bashkëpunoj dhe të koordinoj veprimtarin e tij  edhe me: Inspektoratin e Punës, Inspektoratin Sanitar, Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin Ujor dhe Inspektoratet tjera përkatëse, Prokuroritë; Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) si dhe me Shërbimin Policor të Kosovës. Financimi: Ky institucion financohet nga Ministria e Shëndetësisë.[4]

Përbërja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ministria e Shëndetësisë(MSH).

Inspektorati Shëndetësor, përbëhet nga Kryeinspektori për Shëndetësi dhe Inspektorët Shëndetësor. Inspektorët Shëndetësor i përgjigjen Kryeinspektorit për shëndetësi për shkak të punës dhe pozitës që mbajnë. Sikurse Inspektorët I përgjigjen Kryeinspektorit, edhe vetë Kryeinspektori I përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë dhe Sekretarin e Përhershëm.[5]

Si bëhet zgjedhja?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tërësia e Inspektoriatit, zgjedhet përmes institutit të konkursi, I cili organizohet nga Ministria e Shëndetësisë e që janë në pajtim me rregullat e shërbimit civil. Po ashtu, edhe provimi i cili duhet kaluar, bëhet nga Ministria e Shëndetësisë. Inspektorati Shëndetësor për çështje që kërkojnë njohuri dhe eksperiencë më të gjatë profesionale, mund të angazhoj ekspert të pavarur të lëminë përkatëse.[6]

Kryeinspektori Shëndetësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryeinspektori shëndetësor, është udhëheqës dhe përgjegjës për punën e Inspektoratit Shëndetësor.

Ai/Ajo duhet,

  1. Të Siguron mbikëqyrjen e zbatimit unik të Ligjeve dhe rregulloreve brenda kompetencave të Inspektoratit.
  2. Të mbikëqyrë ekzekutimin e vendimeve që kanë të bëjnë me shkelje ligjore.
  3. Të përpiloj raporte mujore dhe vjetore që t’ia paraqes Ministrit për Shëndetësi
  4. Po ashtu të Inicioj procedurën disiplinore lidhur me ushtrimin e punës së inspektorëve shëndetësor, në rastet kur ata shkelin dispozitat ligjore apo kryejnë punë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrave të punës në kuadër të kompetencave të tij.[7]

Inspektorët Shëndetësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inspektorët Shëndetësor- Inspektorët shëndetësor janë ata që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtim me funksionet e kësaj detyre, si dhe merren me mbikqyrjen e:

  1. Cilësisë së shërbimeve shëndetësore në bazë të standardeve të pranuara dhe të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë;
  2. Mënyrës së pranimit, trajtimit dhe lëshimit të pacientëve nga Institucionet Shëndetësore;
  3. Raporteve të personelit mjekësor dhe personelit ndihmës ndaj pacientëve, qytetarëve dhe vizitorëve në Institucionet Shëndetësore;
  4. Përshkrimit dhe mënyrën e përdorimit të barnave, afatin e përdorimit si dhe transportimin, deponimin dhe ruajtjen e barnave;
  5. Mënyrës adekuate të aplikimit të metodave për parandalim, diagnostifikim, terapi dhe rehabilitim;
  6. Inspektimit tematik-me qëllim të ofroj pasqyrë të efekteve të politikës shëndetësore të Ministrisë në nivel nacional ose për pengesa specifike në kujdesin shëndetësor;
  7. Mirëmbajtjes së dokumentacionit mjekësor dhe të evidencës si dhe formave të raportimit në pajtim me rregullat e përcaktuara;
  8. Mënyrës së reagimit të personelit mjekësor në situata emergjente;
  9. Inspektimit të shëndetit publik-për gjendjen shëndetësore të popullatës në përgjithësi, dhe për grupe vulnerabile(të prekshme /më të dobët) sipas prioriteteve të Ministrisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik.
  10. Inspektimin e përgjithshëm–përmes së cilës do të siguron një nivel të lartë të kujdesit shëndetësor.[8]

Përgjegjësitë dhe Autorizimet e Inspektorëve Shëndetësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Kanë autorizimin për qasje të papenguar në inspektimin dhe implementimin e akteve normative të Institucioneve Shëndetësore.
  • Mund të hynë lirshëm në çdo kohë dhe në çdo vend pune në Institucionin Shëndetësorë pa paralajmërim.
  • Gjatë inspektimit mbajnë kartelat identifikuese në ushtrimin e funksionit të tyre.
  • Bëjnë inspektimin dhe hulumtimin e domosdoshëm për mbledhjen e provave që konsiderohen të rëndësishme për të siguruar se dispozitat ligjore, nga ana e Institucioneve Shëndetësore janë duke u zbatuar.
  • Gjatë inspektimit janë të autorizuar për t’u bërë pyetje punëtorëve dhe personelit shëndetësor vetëm, ose në praninë e punëtorëve shëndetësor dhe dëshmitarëve të tjerë prezent.
  • Inspektojnë aplikimin e masave nga Institucionet Shëndetësore që kanë për qëllim evitimin e kërcënimit të shëndetit të pacientëve.
  • Kërkojn të përmirësohen dhe mënjanohen pengesat në afat të caktuar të cilat mund të paraqesin shkelje të dispozitave ligjore.
  • Bëjnë kontrollimin e të gjitha librave dhe dokumenteve të cilat duhet t’i mbaj Institucioni Shëndetësor.
  • Kanë autorizim të kopjojnë ekstrakte nga regjistrat dhe dokumentacionet dhe t’i konfiskojnë në raste nevoje të dëshmisë në prani të personelit apo dëshmitarëve, duke hartuar procesverbalin mbi konfiskimin e materialeve të marra nga Institucioni Shëndetësor i caktuar, njëkohësisht duke i’u përmbajtur rregullave (apo akteve nënligjore) të parapara për ruajtjen e fshehtësisë së pacientit dhe Institucionit. Me ç’rast edhe duke ndaluar përkohësisht veprimtarinë e Institucionit Shëndetësor.
  • Ndalojnë plotësisht veprimtarinë e caktuar apo pjesërisht të Institucionit Shëndetësor deri në plotësimin e kushteve ligjore.
  • Urdhërojnë zbatimin e masave konkrete brenda afatit të caktuar ligjor, dhe urdhërojnë masa të tjera të nevojshme për zbatimin e ligjit apo akteve tjera nënligjore, të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë.
  • Parashtrojnë flet-denoncim për shkelje të rënda të ligjit për ngritjen e procedurës penale në gjykatën kompetente, kundër personit fizik dhe/ose juridik.
  • Ndëshkojnë në rastet kur shkelen dispozitat e Ligjit në fuqi.
  • Me rastin e inspektimit, inspektorët duhet të ruajnë fshehtësinë e subjekteve të inspektuara si dhe interesat e personave të tretë.
Ndalimi i Punës së Inspektorit Shëndetësor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse konstatohet se gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes janë keqpërdor autorizimet ligjore atëherë Inspektori Shëndetësor

1) Është ndërlidhur në procesin afarist të ndonjë Institucioni Shëndetësor apo

2) Është në lidhje gjaku me ndonjërin prej personelit udhëheqës të këtij institucioni, i ndalohet Inspektorit mundësia për të ushtruar funksionet e caktuara si rrjedhojë i ndalohet komplet puna.

Inspektorit Shëndetësor mund të i ndalohet ushtrimi i funksioneve dhe me vendimin gjyqësor. Kundër Inspektorit mund të zhvillohet edhe procedura disiplinore në pajtim me dispozitat mbi shërbimin civil të Kosovës.[10]

Funksionet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit të Shëndetësisë dhe dispozitave të tjera në pajtim me qëllimin për rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj qytetarëveInstitucionet Shëndetësore.

2. Të siguroj këshilla teknike dhe profesionale, për veprimtaritë shëndetësore me qëllim të zbatimit të dispozitave dhe standardeve ligjore të parapara me Ligjin e Shëndetësisë.

3. Të siguroj informacione të nevojshme për mënyrën dhe teknikat e arritjes së standardeve përkatëse, që duhet të ketë çdo Institucion Shëndetësor.

4. Të njoftoj Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet dhe organet kompetente për punën e paligjshme në Institucione Shëndetësore, dhe të marr masa të parapara me këtë ligj dhe ligjet tjera, në pajtim me autorizimet e dhëna.

5. Të siguron informacione, jap ndihmë dhe të promovoj praktikën më të mirë mjekësore për Institucionet Shëndetësore.

6. T’u ofroj Institucioneve Shëndetësore ndihmë në interpretimin e normave ligjore dhe të akteve tjera nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë me qëllimin e zbatimit efikas të tyre.[11]

Kontakti[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

-Ministria e Shëndetit-

Adresa

Rr. Zagrebit Nr. 60

10000, Prishtinë

Republika e Kosovës

Divizioni i Komunikimit me Publikun

Posta Elektronike: msh.info@rks-gov.net

Telefoni: +383 38 200 24 131; +383 38 200 24 020

Kabineti i Ministrit

Telefoni:  +383 38 200 24 004

Formulari për ankesa të qytetarëve

Linja falas për ankesat e qytetarëve

(Linja telefonike mbështeje falas për të gjithë)

Telefoni:  0800 17777

Email: linjafalas@rks-gov.net

-Inspektorati Shëndetësor-

Dr. Nora Krasniqi

Kontakti: 038 – 512 566

Email: Nora.Krasniqi@rks-gov.net

Ankohuni në numrin e telefonit: 0800-17777

https://www.spitali-prizren.com/Fillimi.aspx

05-Raport i hulumtimit të Inspektoratit Shëndetësor në SHSKUK 6629 [12] [13]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Ministria e Shendetesise- Inspektoriati Shendetesor". Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ministria e Shendetesise-Inspektoriati Shendetesor". Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ligji per Inspektoriatin e Shendetesise" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Ligji per Inspektoriatin e Shendetesise" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Ligji per Inspektoriatin Shendetesor" (PDF). 19 janar 2006. Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Ministria e Shendetesise- Inspektoriati Shendetesor". Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Ministria e Shendetesise- Kontakti". Marrë më 17 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)