Jump to content

Përdoruesi:Porrnoferr/Artikuj dhe seksione në shitje/Para Agimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:DygishtaEdhe Shevqet Musaraj i takon brezit të shkrimtarëve shqiptarë, të cilët veprimtarinë letrare e kanë filluar diku përpara luftës, kurse si krijues të dalluar janë afirmuar në vitet pas saj. Për ndryshim prej një numri letrarësh tanë - si, për shembull, Sterjo Spasses, Dhimitër Shuteriqit, Vedat Kokonës, Esad Mekulit, Fatmir Gjatës, Llazar Siliqit, e ndonjë tjetri - që janë bërë të njohur menjëherë në dhjetëvjetëshin e parë të pasçlirimit prej okupacionit fashist, Shevqet Musaraj është afirmuar plotësisht dhe ka dhënë masën e duhur të talentit të vet aty rreth viteve gjashtëdhjetë, kur ka botuar tregimin Isha unë Çobo Rrapushi, e sidomos rreth vitit gjashtëdhjetë e pesë, kur ka botuar romanin e tij të gjatë[1] Para agimit. Përpara këtij romani voluminoz, me të cilin pothuaj ka sintetizuar punën e vet letrare, që shquhej me fragmentaritete, Shqvqet Musaraj ka botuar edhe poemthin Epopeja e Ballit Kombëtar më 1944, poemthin tjetër satirik Do bëhen zgjedhjet më 1948, përmbledhjen e pjesëve humoristike Të shkruara - të paharruara më 1957, prej të cilave një pjesë e dukshme janë publikuar gjatë okupacionit në revisten ilegale Kushtrimi i lirisë, kurse më 1967 i është ribotuar tregimi Isha unë Çobo Rrapushi me të cilin, në të njëjtën përmbledhje, ka dalë edhe tregimi më i gjatë i tij Llaz Qesarati. Përpos këtyre prozave dhe poezive Musaraj ka shkruar dhe botuar reportazhin nga lufta partizane Shtek më shtek me partizanët e Divizionit të I-rë sulmues, mandej reportazhe dhe skica nga vizitat që u ka bërë Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë si dhe një numër vjershash që i janë futur edhe në antalogjitë e ndryshme, si në antalogjinë Simfoni për atdheun, e në ndonjë tjetër. Musaraj gjithashtu është njëri prej shkrimtarëve shqiptarë që ka provuar të shkruajë ndonjëherë edhe për çështje të ndryshme letrare, në të cilat ka shprehur mendimet e tij rreth problemeve më të rëndësishme të letërsisë së sotme shqipe, duke shkoqitur me gjuhën diskursive pikëpamjet që janë shprehur praktikisht në prozat dhe poezitë e tij. Kjo tregon se Mursaj, edhe pse nuk është treguar aq i frytshëm, prapë, si dhe shumica e shkrimtarëve të tjerë shqiptarë të kohës së tij[2], ka provuar format e ndryshme të shprehjes letrare: vjershën, poemën, tregimin, novelën, romanin, esuen, e të tjera.

Stampa:Dygishta Ka mjaft shkaqe pse Shevqet Mursaha ka pritur që të paraqitet me një vonesë kaq të madhe - rreth decienies së pestë të jetës - kur shumica e krijuesve e arrijnë kulmin e krijimtarisë së tyre dhe kur nuk mund të shpresojnë se do të japin diçka më të mirë se ç'kanë dhënë në kohën e fuqisë së tyre më të madhe fizike dhe krijuese. Po shkaku më i rëndësishëm, sigurisht është ai se ky prozator porsi Hivzi Sylejmani, vitet më të mira të jetës ia ka kushtuar Revulucionit dhe luftës për çlirimin kombëtar, social dhe shpirtëror të popullit të vet.

Stampa:Dygishta Porsi pjesa më e madhe e vërsnikëve të tij të gjallë, që krijimtarinë letrare e kanë filluar me vargje, edhe Shevqet Musaraj e ka nisur rininë krijuese me shprehjen e ndjenjave dhe të mendimeve të veta nëpër vargje, dhe më vonë i është kthyer prozës, si një formë që i është dukur[3] shumë më e përshtatshme për të përshkruar ngjarjet aq të rëndësishme të ndërtimit të shoqëror socialist. Vjershat e tij të paraluftës edhe pse numri i tyre është mjaft i vogël, flasin për një poet të talentuar, të pasur me ndjenja, të mprehtë me mjetime dhe të thuktë me shprehje. Në to dallohet prirja e një poeti që është në gjendje të çfaqë nuancat më subtile të ndjenjave me një varg të gdhendur dhe muzikor. Në nisje të krijimtarisë poetike Shevqet Musaraj ka ndjekur rrugët e një lirike hermetike dhe subjektive dhe me asgjë nuk ka bërë përjashtim prej grupit të shkrimtarëve tanë të asaj kohe që me këngën e halleve të veta intime vetëm në mënyrë indirekte u jepnin edhe halleve të mëdha që kishin pllakosur popullin e tyre. Musaraj ka provuar asokohe vetëm rrallë e tek të dal prej kafazit të tij të vogël poetik, si, përshembull, në rastin kur me dhimbë e ka këngëtuar fatin e femrës shqiptare të gozhduar prej normave të moralit tradicional (Mëngjes e mbrëmje pas dritares). Po në rastet më të shpeshta ka këngëtuar ai me tinguj "E këngës së venitur" dhe ka vajtuar pse çastet e kaluara jetësore kurrë "Më s'kthehen aq të ndritur" siç kanë qenë dikur (Kaluan kohët!). Në vjershat e para të Shevqet Musarajt përgjithësisht[4] ka shumë "Lotë në vetmi", shumë dhimbë, shumë ndjena të përshkruara prej dëshpërimit që s'u duhet, vetëm edhe pakëz e të kthehen në tragjikë të vërtet. Duke e filluar këngën e rinisë Musaraj ka ndjerë se është njeri pa drejtim të caktuar në jetë, prandaj nuk është çudi pse e ka krahasuar veten me lundërtarin e humbur, të cilit i është thyer anija në det dhe e përplasin valët e tërbuara kur andej e kur këndej: Stampa:DygishtaJam shuk me ty u'dritëshuar Stampa:DygishtaMe lundrën copëra thërmuar: Stampa:DygishtaU' jam mbi jetë ti mbi det Stampa:DygishtaJam shok me tyj lundrar i shuar. Stampa:Dygishta (KUR THYHET LUNDRA...)

Stampa:DygishtaKënga e ndjenës së zbraztirës që e ndiente Musaraj i ri nuk ishte pozë e poetit të papërvojë jetësore që - shihet fare qartë - kishte për mësues shpirtëror melankolikun, Lasgush Pogradecin. Pa timon në oqeanin e gjerë të jetës jallane e ndjenin veten asokohe edhe disa poetë tanë të tjerë dhe asnjëri prej tyre nuk i këndonte dhimbat e veta pse ashtu do të donte të dukej interesant para lexuesve të prapambetur shqiptarë. Letërsia e decienës së tretë të këtij[5] shekulli kur nuk ishte klasiçiste dhe religjioze, domethënë kur nuk ishte konvencionale me tema, me motive dhe me forma të shprehjes, ishte një letërsi ose e sentimentalizmit ose e revoltës së prridhur, ose më në fund e ndjenës tragjike të atyre që e shkruanin. Një grup i tërë poetësh të rinj shqiptarë që ishin të vetëdijshëm se jetonin në një shoqëri të kalbur, të cilën duhej ndryshuar rrënjësisht, që vuanin pse nuk kishin mundësi ta ndryshonin dhe që nuk dinin se si ta ndryshonin, ishin të dëshpëruar edhe në jetë edhe në poezi. Në kohën kur Nonda Bulkës më tepër i qante se i qeshte bilbili, kur Haki Stërmillit i dergjej Dija në shtrat dhe kur Sterjo Spasses i bënte vetëvrasje përkëdheltari Gjon Zyveri, në atë kohë pra kur Migjeni binte në rezignatë ndërsa Veli Stafës i dukej "pranvera pa diell", nuk është e papritur që edhe Shevqet Musaraj të dukej i ngrysur dhe i dëshpëruar si ata.

Stop, tren i gatë 29 faqe

Iha. Edhe kali s'ka nerva kaq t'gata. Nejse, këtë parathonje e paska shkru , Rexhep Qosja, data kur, nuk po shkrun.

Të dhëna teknike sipërfaqsore.

Biblioteka: ROMANI SHQIPTAR
Redaktor NAZMI RRAHMANI
Shevqet Musaraj
Para agimit
I
Roman
Botimi i dytë
RILINDJA
Redaksia e botimeve
Prishtinë
1980
Foto - te koka nji tip me ragicë n'dorë, diqysh jo si pleqtë me majt mbrapsht, po gishtin e madh prapa gishtave tjerë përfuni cigares pi majka. Tamon gjenerat e mas pleqve. Kalimi nga para lufta te mas lufta II.

Redaktor teknik : Shyqri Kushevica
Korrektor: Fehmi Spahiu
Tirazhi: 8,000 copë
U shtyp në shtator të vitit 1980 në Shtypshkronjën e OPGBG "Rilindja" - Prishtinë.

Masi që më ra hise me lexu disa, çisi muhalife, punime nën firmën Rexhep Qosja, po e vërej, si lexues i thjeshtë, - si i pa përvojë nëpër drejtimet letrare e muhalifet e tyre, - që po kamë nevojë për me u orientu. Shka po du me shkretu, nëpër këto lexime pom mungon një kontrast, në këtë hapsirë, pom duket vetja "që po donë mem fshinë përpara e mem hudhë diku qaty bjen ku bjenë", e une kontrollen mbi veten nuk e japë aq lehtë, e pa marr parasysh a e ka për të mirë a për të keq veq ja bojë "Lak-lak, nona dajes".

Çikjo pjesa e fundit po më duket logjike dhe interesante, sepse po më duket që po përsëritet. Nejse, une nuk muna me thonë "shoqni e kallburr" edhe prej pezmit kamë "thonë e mykne". Për fat, bash qitu o dallimi. Pas shoqnis së kalbur ka mbetë shoqnia e mykun, dhe si pasojë e ndaljes së vitales ka ardhë deri dek mbyllja që po thotë itaçi "nuk kanë ditë shka me bo". Janë blloku. Pse janë blloku. Më së lehti është me thonë rrethanat e jashtme. Por mund të thuhet edhe rahatlyki. Por mu nuk po më duket ashtu. Nuk o punë edhe veq e rahatlykit. Por këtyre dy komponenteve ju ka shtu koponentja e mykut. Si ka ardhë deri tek ky myki i ri.

Thjeshtë. Është deklasu kundërshtari. Jo që janë zhdukë klasat. Por është deklasu gjatë marrjes së fuqisë së sundimit, shoqëria që po i thojin këta e kalbur. Kur hynë në tripa të karieres, marrjes së fuqis së sundimit, e ke vështirë të zgjedhesh mjete. Jo pse ato nuk ekzistojn por çorrohesh. E shetë shpirtin. Dhe nëse ke fatë, e arrin kulminacionin. Vije pika kur nuk ka hapsirë për të ecë më lartë, duhet katapultim për të cilin nuk ke guxim, nuk ke gjasë reale as në teori as në praktikë. E kur je lartë, e shehë që ka më lartë, por e ndien veten të deklasuar, e më e keqja nën vete ke të deklasuar nga duart, nga mendja jote. Kjo gjendje e krijuar, e sjell kohen në një pikë kur vullneti fizik për ti ngritur urat e shkatrruara gjatë ardhjes në fuqi, si nërë ata që gjenden lartë si ata që gjenden poshtë, është zero. Vullneti shpirtëror e arrin kulmin e shëndrrohet në një anë në ëndërr e në tjetren ankthë. Hup realiteti.

Pom doket falë vetvendosjes e çytyne muhalifeve, ende nuk ka ardhë deri te deklasimi. Veq nëse nuk i hapin sytë e me ja lonë hisen natyrës (biberi i gjellës së njerzimit - hahahha), kanë me u mykë tetonë.

Kush hamomin o Enver Hoxha, itaçat e tipa të itaçave, shkrimtar e qisi muhalifxhi. Ai me pas konë herkulez nuk kish mujt me i bo ton a to sene. Iha. Ishtuq duhet me pas kujdes, edhe për çita nuk bonë me i zhduk orientimet e kundërshtarët, kjo është demokracia. Përdryshe ndalet tregtimi brenda një bashkësie, qysh pi thojin ekonomia e brendshme e ideve bllokohet. Po i bije si çaj muhalifi të jetosh në "Bota e mjaltit".


Stampa:Dygishta Kapitulli I Stampa:Dygishta 1 Stampa:Dygishta Qemal Orhanaj nuk ishte nga ata të rinj, që u rritej mendja shpejt, si atyre zogjve të vegjël, që, pa u mbirë ende shpejt, maten të fluturojnë. Rrethanat e jetës e kishin nxjerrë në një rrugë tjetër, të ndryshme nga ajo e bashkëmoshatarëve të tij, që mezi kishin mbaruar tri klasa të shkollës fillore të fshatit dhe ishin rritur pas bravareve të tyre, ose, më keq akoma, si shërbëtorë të përbuzur nëpër dyert e botës. Kishte mbaruar shkollë të mesme dhe, që nga viti 1933, punonte pranë zotit Bakalli, komisioner dhe agjent i një shoqërie sigurimesh, një burrë i leshtë, po shumë i frikshëm në punët politike dhe dorështrënguar sa s'bëhet, megjithëse fitonte me të dyja duart. Stampa:DygishtaQemali, që mezi e kishte kapur atë copë punë, nuk ankohej për rrogën që merrte, jo se nuk e kuptonte padrejtësinë që i bëhej, por se e tillë ishte gjendja. Atje, në fshat, njerëzit dhe shokët e tij hiqnin e vuanin si ata: dymbëdhjetë muaj viti dhe nuk nxirrnin dot as bukën e gjashtë muajve. Po edhe shumë nga të njohurit e tij aty, në qytet, bile me shkollë edhe më të lartë se ai, endeshin rrugëve pa punë me muaj e me vite, të uritur, të vrerosur, të demoralizuar; ai që s'e duronte dot turpin dhe urinë, ia hiqte vetes, zë tjerët vdisnin nga tuberkulozi.


  1. ^ Për kujtes, paska klasifikim të romaneve sipas gjatësis
  2. ^ Përshtatje për artikull, ... sotëm - tyneher i bjenë sot
  3. ^ Gabim teknik në libër "dikur"
  4. ^ Gabim shtypi : përgjithësislht
  5. ^ Është fjala për shekullin e kaluar kur u shtyp ky farë libri prej të cilit është nxjerr copa e tekstit