Përdoruesi diskutim:Adis178

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Adis178. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Adis178! Mirëseedhe në Wikipedian e gjuhës shqipe!
Wikipedia është një enciklopedi e lirë. Kjo do të thotë se gjithkush mund të jap një kontribut personal duke ndihmuar me dijet e tij. Kontribo edhe ti vullnetarisht në projekt!
Fillimisht, për t'u njohur me hapat e para që duhet të bëjnë përdoruesit e rinj në Wikipedia, të rekomandojmë të klikosh këtu. Për ndihmë më të avancuar mund të shfletonsh edhe faqet ndihmëse në shqip, ose ato në anglisht. Për pyetje më të hollësishme duhet të kontaktosh Kuvendin, se aty zakonisht do të marrësh përgjigjet më të shpejta e më me vlerë. Ki parasysh se dërgimi apo shkarkimi i materialeve që cënojnë sado pak të drejtat e autorit është i pa pranueshëm. Në qoftë se do të dërgosh apo të shkarkosh një material të cilin ti e ke publikuar edhe në vende të tjera, rekomandohet të konsultohesh më parë me stafin drejtues.
Adis178, ti duhet të shkruash në gjuhën shqipe dhe të përdorësh gërmat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura. Artikujt duhen shkruar duke u bazuar nga parimi i pikëpamjes neutrale. Për çdo informacion apo paqartësi mund të pyesësh te Kuvendi një administrator ose një përdorues aktiv. Për këtë shiko "listën e ndryshimeve të fundit" (?). Për të hapur një diskutim të ri shtyp butonin (+) dhe fillo të shkruash tekstin. Mos harro që në fund të çdo mesazhi të lënë në faqet e diskutimit të firmosësh me ~~~~ ose edhe duke klikuar butonin përkatës tek shiriti i komandave. in line
Deutsch  -  English  -  Hrvatski  -  Nederlands
Mirëseerdhe Adis178! Wikipedianët të urojmë punë të mbarë dhe të suksesshme.
Informacione
1. Udhëzues
Udhëzues për fillestarët
2. Skedari
Rregullat e përdorimit të figurave
3. Sigurimi i cilësisë
Ndihmo dhe ti!
4. Ndihmë
Ndihmë në wikipedia
5. Faqja kryesore
Këtu diskutohen dhe merren vendime të rëndësishme
6. Ndihmë të shpejtë
Për punë në wikipedinë
7. Politikat e Wikipedias
Konflikt interesi ?Politikat e bllokimit !


--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 15 prill 2015 23:01 (CEST) Përshëndetje[përgjigjuni]

Ekzistenca e Zotit[Redakto nëpërmjet kodit]

Faktet të cilat njerëzit në të kaluarën i kanë paraqitur si fakt rreth ekzistencës së Zotit , janë Natyra e botës sonë (të gjallës dhe të vdekurës) dhe madhështia e trupave qiellorë dhe qiellit (Hapësira ose Kozmosi në të kaluarën emërtohej kështu). Mirëpo, me kalimin e viteve u zhvilluan me qindra teori të cilat vetëm perfeksionoheshin si teoritë idealiste njashtu, edhe ato materialiste i dilnin ballë njëra tjetrës me hipoteza teorike ose praktike. Në ditët e sotme kur shkenca ka arritur kulminacion zhvillimor këto fakte të së kaluarës nuk mirren parasysh: ngase nevojitet diçka më bindëse.


Gjërat racionale dhe praktike që n'a udhëzojnë drejtë një Inteligjence Superiore që mund t'a definojmë me termin "Zot":

1.Delikacioni 2.Kompleksiteti 3.Rregulli dhe Harmonia Universale

Delikacioni -  në nivel Universal

"Delikacioni i llogaritur në Nivel Universal " tregon që universi shprehë ndjeshmëri që nga "Fillimi i Ekzistencës së tij".,

"Llogaritjet tregojnë se shpejtësia e zgjerimi të universit përshkohet në kufinj tepër kritikë. Në qoftë se universi do të zgjerohej me një shpejtësi më të vogël (të ngadaltë) për shkak të forcës tërheqëse do të mblidhej, e nëse do të zgjerohej pak më shpejt, materiali kozmik do të përhapej dhe do të zhdukej në hapësirë. Përgjigjja e pyetjes është shumë interesante mbi këtë ekuilibër të "mirëllogaritur" midis dy rasteve katastrofike; sikur shpejtësia e përcaktuar e shpërthimit të ndryshonte vetëm 10-18 të shpejtësisë reale do të mjaftonte të zhdukte këtë ekuilibër të duhur. Prandaj shpejtësia e shpërthimit është përllogaritur me një përsosmëri të pabesueshme. Big Bengu nuk është një shpërthim dosido, është formulim i planifikuar dhe siste-matik".[1]

"Në qoftë se dendësia e materies në univers do të ishte pak më e madhe atëherë universi sipas ligjit të relativitetit të përgjithshëm për shkak të forcës tërheqëse midis copëzave atomike nuk do të zgjerohej por do të kthehej përsëri në pikënisje. Nëse kjo dendësi do të ishte pak më e vogël atëherë universi do të zgjerohej me një shpejtësi tmerruese dhe copëzat atomike nuk do të arrinin të tërhiqnin njëra-tjetrën kështu që nuk do të formoheshin kurrë galaktikat. Sipas matjeve të bëra ndryshimi midis dendësisë reale në fillim të universit dhe asaj dendësie kritike që nuk ka asnjë mundësi të formohej, është më e vogël se një e kuadrilionta e një përqindit të saj. Kjo i ngjan vendosjes së një lapsi me majë në atë mënyrë që të qëndrojë ashtu për 1 miliard vjet... Mbi të gjitha, me zgjerimin e vazhdueshëm të universit edhe ky ekuilibër bëhet akoma edhe më i ndjeshëm".[2]


"Konstrukti i tanishëm i universit, i cili është shumë i ndjeshëm edhe ndaj ndryshimeve më të vogla të vlerave numerike, është i krijuar nga një vullnet shumë i kujdesshëm që nuk mund t'i dilet dot kundra... Ekuilibret e ndjeshëm numerikë janë nga ekuilibrat më themelorë të natyrës dhe përbëjnë një argument të fortë për të pranuar ekzistencën e një projektimi kozmik.[3]

Dhe jo vetëm tek pika fillestare e zhvillimit të Universi ka vlerë numerike kompleksisht delikacionale edhe në 4 forcat kryesore në Univers:

1.Forca e fuqishme bërthamore 2.Forca e dobët bërthamore 3.Forca elekromagnetike 4.Forca tërheqëse e tokës

P.sh kjo gjë mund të konkretizohet kështu :

"Në qoftë se forca tërheqëse e tokës do të ishte një trilion herë më e madhe, atëherë universi do të kishte një sipërfaqe më të vogël dhe jetëgjatësia do të ishte më e shkurtër. Përmasa e një ylli përafërsisht do të ishte një trilion herë më i vogël se Dielli ynë dhe jetëgjatësia e tij do të ishte vetëm një vit. Nga ana tjetër nëse forca tërheqëse e tokës do të ishte pak më e vogël se realja nuk do të arrihej kurr-sesi të krijohej ndonjë yjësi apo galaktikë. Në të njëjtën mënyrë edhe te forcat e tjera vihet re një ndjeshmëri e tillë. Nëse forca e fuqishme bërthamore do të kishte një vlerë paksa më të vogël atëherë i vetmi element statik do të ishte ai atom, i cili në bërthamë përbëhet nga dy protone. Në këtë gjendje në univers nuk do të mbesë fare hidrogjen dhe nëse yjet dhe galaktikat do të ishin të krijuara, do të kishin një strukturë shumë më ndryshe nga ajo ç'kanë sot. Qartësisht nëse këto konstante dhe këto forca themelore nuk do të kishin vlerat preçize, të cilat zotërojnë sot, nuk do të ekzistonte asnjë yll, supernovë, planet apo atom. Me një fjalë nuk do të kishte jetë".[4]

"Nëse natyra do të kishte zgjedhur vlera numerike pak më ndryshe, universi do të ishte një vend shumë më ndryshe. Dhe me shumë mundësi ne nuk do të gjendeshim këtu për ta parë... Dhe njeriu me studimin e kozmologjisë, pabesueshmëria sa vjen e bëhet më e dukshme. Zbulimet e fundit mbi zanafillën e universit tregojnë se ky univers, i cili është vazhdimisht në zgjerim përbëhet nga një strukturë shumë preçize, e cila lind një admirim të madh".[5]

"Si mund të jetë e mundur kjo (projektimi i ligjeve të fizikës posaçërisht për jetën)? Tek analizojmë argumentet, përballemi me këmbëngulje me një fakt të rëndësishëm: duhet që të ketë hyrë në kontakt një inteligjencë e mbinatyrshme. Vallë për një çast edhe pse nuk patëm një qëllim të tillë po ballafaqohemi me argumente shkencore mbi praninë e një "Ekzistence Hyjnore"?[6]


Kompleksiteti në Natyrë[Redakto nëpërmjet kodit]

'Qelizën e thjeshtë ; më të thjeshtën minimale dhe teorike po t'a " zmadhojmë atë një milionë herë deri sa të ketë diametrin njëzet kilometra dhe t’i ngjajë një anijeje ajrore gjigante, aq të madhe sa ta mbulojë një qytet madhështor si Londra ose Nju Jorku. Ajo që do të shihnim atëherë do të ishte një objekt i një ndërlikueshmërie të pak­ rahasueshme dhe i një projektimi që përshtatet. Në sipërfaqe të qelizës do të shihnim mil­ iona hapje, si dritaret anësore të një anijeje vigane ajrore, që hapen e mbyllen për të lejuar një rrjedhje të vazhdueshme të materialeve brenda e jashtë tyre. Po të kishim mundësi të hynim në njërën nga këto hapje, ne do ta gjenim veten në një botë të një teknologjie supre­ me dhe të një ndërlikueshmërie që të huton. Ne do të shihnim korridore dhe kanale të pa­ fund dhe shumë të organizuar që shkojnë në çdo drejtim larg prej perimetrit të qelizës, disa që të çojnë në bankën qendrore të kujtesës në bërthamë dhe të tjerët në uzinat e bashkimit të pjesëve dhe në njësitë përpunuese... Ne do të shihnim kudo përreth nesh, në çdo drej­ tim, të gjitha llojet e makinave të ngjashme me robotët. Ne do të vërenim se përbërësit më të thjeshtë funksionalë të qelizës, molekulat e proteinave, ishin pjesë mahnitëse të makine­ risë molekulare, secila prej tyre që përbëhej nga afro tremijë atome të organizuar shumë mirë në një formacion hapësinor 3 përmasor ... Ne do të shihnim se pothuajse çdo tipar i makinave tona të përparuara e kishte analogen e vet në qeliza: gjuhët artificiale dhe siste­ met e tyre të çkodimit, bankat e kujtesës për ruajtjen e informacionit dhe tërheqjen e tij, sistemet e kontrollit elegant që rregullojnë bashkimin automatik të pjesëve dhe përbërësve, pajisjet që përdoren për kontrollin e cilësisë për të kapur gabimet dhe për ndreqjen e tyre, për sigurinë dhe kontrollin paraprak ... Ajo që do të shihnim do të ishte një objekt që i ngjan shumë një fabrike tejet të automatizuar, një fabrikë më e madhe nga një qytet, dhe që kryen pothuajse aq shumë funksione unike, sa të gjitha veprimtaritë prodhuese të njeriut në tokë. Megjithatë, do të ishte një fabrikë e cila do të kishte një kapacitet të pabarabartë me asnjërën nga makinat tona më të përparuara, sepse do të ishte e aftë për ta përsëritur të tërë strukturën e saj brenda pak orësh.[7]


Kompleksiteti i Syrit


Ndërkohë që programet e sotme dixhitale janë tejet mbresëlënëse, është e qartë se perfor­ manca në kohë reale nga retina njerëzore mbetet e pasfiduar. Aktualisht, për të stimuluar 10 milisekonda (ms) nga përpunimi i plotë i madje edhe një qelize nervore nga retina do të kërkohej zgjidhja e afro 500 ekuacioneve jolineare diferenciale 100 herë secilin dhe do të duheshin të paktën disa minuta kohë përpunimi të dhënash në një superkompjuter Cray [1985]. Duke mbajtur ndër mend se ka 10 milionë ose më shumë qeliza të tilla që ndërve­ projnë me njëra­tjetrën në rrugë komplekse, do të duhej një minimum prej 100 vitesh të kohës së Cray për të simuluar atë që ndodh në syrin tuaj shumë herë në çdo sekondë.[8] Kohët e fundit është vlerësuar se vetëm dy sy njerëzorë mund të përpunoj­ në më shumë imazhe nga sa bëjnë të gjithë superkompjuterat në botë të marrë së bashku.[9]

Kompleksiteti në Veshin Njerëzor

Ai është i ndjeshëm ndaj ndryshimeve në trysninë e ajrit prej 10­10 atm, që është e barabartë me ndryshimin në trysninë atmos­ferike që vjen nga ndryshimi në lartësi prej më pak se 0.001 mm. Daullja e veshit mund t’u përgjigjet lëvizjeve në një të dhjetën e diametrit të një atomi hidrogjeni. Ajo që e bën këtë edhe më mahnitëse është se daullja e veshit është ind i gjallë që përmban enë gjaku. Për pasojë në të njëjtën kohë që po ndien këto lëvizje të vockla, ajo po bombardohet nga qelizat e kuqe të gjakut, me një madhësi mjaft më të madhe në përmasa nga një atom hidrogjeni. Sistemi i filtrimit të zhurmës i kërkuar për të larguar interferencën rezultante e sfidon përshkrimin.[10]

Kompleksi i pakalueshëm i Origjinës së Jetës

Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj.[11]


Probabiliteti i daljes në pah rastësisht i 2000 llojeve të ndryshme të proteinave që ndodhen në një bakterie të thjeshtë është 1 në 1040.000. Te njeriu gjenden përafërsisht 200.000 lloje proteinash. Për të përkufizuar një probabilitet të tillë fjala "e pamundur" është e pafuqishme.[12]

Harmonia dhe Rregulli në nivel Universal[Redakto nëpërmjet kodit]

"Nëse do t'i përmbledhim fjalët, çdo gjë që mësojmë nga shkencat pozitive rreth strukturës gjigande të natyrës është një tregues i një rregulli, i cili sundon mbi të. Ky është një rregull i pavarur nga inteligjenca njerëzore. Aq sa mund të përkufizojmë me perceptimet tona ky rregull mund të jetë shfaqur vetëm në saje të një përpilimi të qëllimshëm. Ky është një argument i qartë që universi zotëron një rregull të vullnetshëm".[13]

"Faktikisht si a priori (e parapranuar) Toka mund të vijë në gjendje të rregullt (ligjore) vetëm nëse atë e sistemojmë me inteligjencën tonë sistemuese. Ky do të ishte një sistemim si renditja e shkronjave alfabetike të një gjuhe... Por në Tokën materiale ekziston një gradë aq e lartë e rregullit, e cila nuk mund të lejojë auto-rizimin e a priorit. Kjo është një "mrekulli" dhe paralelisht me shkencën tonë sa vjen e forcohet më tepër".[14]


ALUZIONI

Si një lloj Aluzioni në proçese kaq madhështore dhe të mrekullueshme nuk ka vend rastësia aksidentale, nuk kam gjetur shprehje më të mirë se sa "Zot" për sa i përket kësaj çështjeje.


=== Referencat ===

[1] > Paul Davies, Superforce: The Search for a Grand Unified Theory of Nature, 1984, p. 184

[2] > (Science and Technics ) 201, p. 16

[3] > Paul Davies. God and the New Physics. New York: Simon & Schuster, 1983, p. 189

[4] > Michael Denton, Nature's Destiny: How the Laws of Biology Reveal Purpose in the Universe, The New York: The Free Press, 1998, p. 12-13

[5] > Paul Davies. The Accidental Universe, Cambridge: Cambridge University Press, 1982, Foreword.

[6] > George Greenstein, The Symbiotic Universe, p. 27

[7] > Michael Denton, Evolution: A Theory in Crisis (Bethesda, MD: Adler & Adler, 1986), fq. 328–329.

[8] > John K. Stevens, ‘Reverse Engineering the Brain’, Byte, April 1985, fq. 287.

[9] > George F. Gilder, The Silicon Eye (New York: Atlas Books, 2005), fq. 29.

[10] > DavidMenton,TheHearingEarandtheSeeingEye(videoeAnswersinGenesis,2003,te:answersingenesis. org/video/ondemand).

[11] > Ali Demirsoy, (Inheritance and Evolution), Ankara: Meteksan Publishing Co., 1984, p. 61.

[12] >Harun Yahya ,, Gjunjëzimi i Evolucionit " kap."Qorrsokaku molekular i Evolucionit".

[13] > Max Planck, May 1937 address, quoted in A. Barth, The Creation (1968), p. 144

[14] > Albert Einstein, Lettres á Maurice Solovine, 1956, p. 114-115