Përdoruesi diskutim:Andi Ballshi
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Andi Ballshi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.
Andi Ballshi, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.
Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.
Puna e mbarë!
If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.
-- eagleal 24 Tetor 2009 14:38 (CEST)
Zhvendosja e faqeve te perdoresve
[Redakto nëpërmjet kodit]Çjane keto redaktime [1], [2], [3], [4].
- Wikipedia eshte nje enciklopedi, keshtu qe mban te dhena enciklopedike. Shiko lart per me shume.
- Faqet e perdoresve: nuk lejohet te shkruash ne faqet e tjera te perdoresve qe nuk ekzistojne
Per me shume shiko edhe Wikipedia:Ndihmë. -- eagleal 24 Tetor 2009 14:38 (CEST)
- Po shikoj qe nuk me kuptove. Stop me ato tip redaktime (si ato lart). ([5]).
- Te lutem te çosh ne vend ndryshimet qe bere, dhe kerko ndihme ose lexo Wikipedia:Ndihmë dhe Wikipedia:Rreth. -- eagleal 26 Tetor 2009 01:17 (CET)
Zhvendosja e faqeve te perdoresve
[Redakto nëpërmjet kodit]Faqet e perdoresve: nuk lejohet te shkruash ne faqet e tjera te perdoresve qe nuk ekzistojne 1.Vertet nuk te kam kuptuar me kete qe ke then me lart 2.Sa i perket tiujve dje perpjekjes sime per te postuar diqka te re dhe zhvendosjes, keni te drejt te gjithe tiujt jan bere gabimisht, ka qen vetem nje perpjekje imja si nismetar, dhe e kam pare se kam ushtruar, ne vend ne Livadh, ne vend te gabuar! 3. Diqka me eshte e qart nga keto verjetje por krejt. 4. Duhet te na kuptoni ne fillestareve-nismetarev dhe te jeni pak me zemergjere. 5. Disa gjera tash kam filluar t'i kuptoj por ende jam shume larg, shpresoj qe me ndihmen tuaj do t'ia arrij deri diku qellimit.
Dashuria - Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit
[Redakto nëpërmjet kodit]DASHURIA Kanë thënë per Dashurine
[Redakto nëpërmjet kodit]Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, kjo Ndjenjë e fuqishme, e thellë që të lidh ngusht me dike-diçka që të bën të duash me gjithë z. e me gjithë sh.duke mos kursyer asgjë; miqësi e thellë, sinçertë, çiltër, pastër, dëlirë, vërtetë e zjarrtë, flaktë, e vrullshme; e fshehur, heshtur, e parë, e pafat, tragjike, e paparë, bizare, çoroditur. Dashuria/1 e kundërta urrejtjes =Dashuria nevojë për të qenë bashkë përherë e të pandashëm. I dashuruari lehtë, (beson, shpreson, arsyeton) duron gjithçka), e mbi të gjitha shpreson gjithmonë…
&.Që nag Solomoni, u tha që mundësia e zbulimit se a është dashuria në mes të burrit dhe gruas e vërtetë apo mashtruese, është e dyshimt, andaj edhe pranohet se nuk mund të zbulohet... Ç’është dashuria, kjo shigjetë e Erosit, (Amorit te romakët) birit të Afroditës? Dashuria, si një nga pasionet më të fuqishme, që e tërheq njeriun drejt ekstremit më tepër se çdo pasion tjetër, mund të shërbejë si gur prove për moralin. Bjelinski Nxjerrë, marrë nga një film, nga një libër, nga një roman, nga një filozof, nga një shkrimtar, nga një fjalë e urtë e popullit, nga një mendëtar, nga një poezi, nga një pianec, nga një rrugaç, nga një i çmendur, nga një urtak, nga një lypës, nga një i pasur, nga një profet, nga një ateist, nga një polic, nga një… burim i panjohur, ku ta di nga kush!? &. Në dashuri dhe në luftë gjithçka (të gjitha mjetet lejohen) lejohet. & Dashuria pa lot s’është dashuri (Nga një film) Dashuritë e Perëndeshes se Dashurise, Aferdites, Sjelle ne shqip nga A.Bacelli (Shtesa) Afërdita Perendeshe e Gojdhenes Greke te dashurise, bukurise dhe fekondimit. Ajo është asistentja me besnike e dashurise hyjnore. Nje shembull te qarte te saj e kemi ne dashurine midis Helenes Greke dhe Parisit (Paridi/ te Trojes se ciles ajo i dha shume embelsi ne dashuri dhe e ngriti aq lart sa keta dy te dashuruare nuk pyeten per as nje rrezik si pasoje e saj.Kjo Perendeshe e ngriti dashurine e tyre ne ate piedstal sa i dha asaj jete mbi vdekjen e nje qyteti te tere! Edhe vete Aferdita pati disa dashuri qe jane trasheguare edhe sot si modele te dashurise se fuqishme njerezore dhe hyjnore. Ajo dashuroi burra toksore dhe Perëndi qiellore shume te fuqishem te kohes dhe me ta beri dashuri te tilla qe e kalonin perfyterimin e dashurise tokesore,ajo dashuroi me tere pasionin dhe fuqine brilante te saj dhe burrat e dashuruare nga Aferdita u kthyene ne vigane te dashurise. Ja disa nga dashnoret e Perendeshes Aferdita: Andonis Ketij burri te pashem nuk mundi ti rezistoje dot kjo Perendeshe. Mardheniet e tyre te c'mendura perfunduane ne nje fund tragjik. Ançises Sipas gojdhenes greke, Zeusi beri qe Aferdita te bjere ne dashuri me vdekatarin Ançises; si rezultat i kesaj dashurie lindi Heroi Legjendar Eneas (Aeneas) Ares Kjo Perendeshe e dashurise ra ne dashuri edhe me Perëndine e luftes Ares me te cilin lindi nje Perëndi qe u morr me letersine dhe gojdhenat. Po ashtu lindi me te edhe dy djem te tjere; Terrorin dhe Friken si dhe vajzen Harmonia. Dionisis Mos harrojme edhe dashurine e saj me Perëndine e Veres Dionisin e famshem me te cilin lindi Priapusin.Per me teper lexoni mbi Dionisin me siper. Hefaistos Hefaistos ne te vertete ishte dhe burri i saj i ligjshem sipas gojdhenes greke.Kjo martese nuk qe e sukseseshme sepse dashurine e vertete ajo e ndjente me te tjere dhe fshehur burrit te vete."ketu,-thoshte Aferdita,-qendron sekreti i lumturise ne dashuri." Hermes Ky është Perëndiu i Olimpit Grek.I cili shpiku nje hile te mencur filozofie qe ti fitonte zemren Aferdites. Ne fund te dashurise ai e la me barre me Hermafroditin e cuditshem. Ne dashurite e saj jane edhe Perëndi e burra te tjere,disa prej te cilve ajo edhe i ndeshkoi rende si pasoje e xhelozise sic është rasti i Aosit,Perëndise se Agimit.Nje here tjeter do te sjell te plote gjithe dashurite e saj. &. Fjala/shprehja “Të dua” kurrë nuk është e tëpërt, siç mendojnq shumë njerëz Duhet ditur se: Nuk mund ta bësh dikë që të dashurojë. E tëra që mund të bësh është të jesh dikush/ai që dashuron. Pjesa tjetër varet nga pala tjetër. Për meshkujt e zhgënjyer ilaçi më i mirë, kundër dhembjes, ndarjeve, zhgnjimeve janë librat roze, ndërsa gjyshja ime thoshte: “gozhda del me gozhdë”........
Lasgushi KËSHTU TË DUA
Unë së dashurës i këndoj bukurinë shpirtërore, po dhe bukurinë trupore, dua ta prek, ta puth, ta përqafoj, se jam njeri, jo engjëll! Kjo është jeta. Kjo është natyra. Natyra s’është as amorale, as morale, as imorale. Është natyrë, pra e shenjtë. Petraq Kolevica/119
KËSHTU TË DUA
/ gjithmonë të të ndjej/ Më pranë gjirit tim,/ Më thellë shpirtit tim,/ Dhe vargut tim gjithë përvelim/ Dua/ Çdo çast të të përqas/ Me Qiej e Djej/ Në zemër të të qas/ Dhe tërë gaz/ Si futesh të të ndjej/ Ndër dej/ Tej për tej!…Ku je, ti mall! ti mall/ O jeta! jeta!/ Sa larg që zall më zall/ Mezi të gjeta!
DASHURIA Shën Pali
Dashuria udha më e shkëlqyeshme… virtyti më i madh
Po t’i folja gjuhët e njerëzve e të engjëjve, por/ të mos kisha dashurinë,/ do të isha porsi bronzi (gongu) që kumbon/ e porsi cimbali (daulle që bën zhurmë të madhe) që tingëllon. Po ta kisha dhuratën e profecisë/ e t’i dija të gjitha misteret/ e të gjitha dituritë;/ po ta kisha edhe fenë e plotë,/ (besimi për të bërë të pamundurën), me të cilën mund t’u shndërroja vend maleve, /por po të më mungonte dashuria,/ s’do të isha asgjë! Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time/ dhe po ta jepja trupin tim të digjej, por po të më mungonte dashuria,/nuk do të më vlente asgjë!
Kur isha fëmijë, flisja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë; kur u bëra burrë, i lashë mënjanë sjelljet prej fëmije... Tani për tani mbeten këto të tria: besimi, shpresa dhe dashuria; por më e madhja prej tyre është dashuria.
Dashuria është zemërgjërë,/ është e dhimbshme,/ nuk ka smirë,/ nuk mbahet në të madh,/ nuk krenohet,/ nuk është e panjerëzishme,/ nuk kërkon interesin e vet,/ nuk hidhërohet/ nuk mban mend të keqen,/ nuk i kënaqet padrejtësisë,/ por i gëzohet të vërtetës... Profecitë mbarojnë, gjuhët shuajnë, njohuritë marrin fund. Sepse njohuria jonë është e kufizuar/ dhe e kufizuar është profecia jonë… Ai që ka dashuri, gjithmonë ka diçka të japë: lëmoshë, mësim, këshill, ngushllim, përdhimtim, durim, shfajësim. Kapitulli i 13 është ndoshta më i bukuri shkrim i Palit – himni më i mrekullueshëm i dashurisë që ka dalë prej pendës së ndonjë njeriu. Ni margaritar i vërtetë i letrësisë botërore.
&. Dashuria e përsosur e përjashton frikën; Dashuria: gëzon, hidhëron, lumturon, mjeron, përvëlon, djeg, bren, therr, pret, ndërton, shkatërron, ndan, bashkon, poshtëron, lartëson, pasuron, varfëron, përforcon, dobëson, shëron, sëmund, reziston…
Dashuria është perëndi e cila krijon miqësi (por edhe armiqësi- (an), liri dhe bashkim u tha në Antikë?
LLOJET E DASHURISE
[Redakto nëpërmjet kodit]== LLOJET E DASHURISË ==
Kemi disa Kategori dhe lloje të Dashurisë
1. Dashuria e dhembshme 2 Dashuria spirituale (ideale, shpirtërore 3. Dashuria miqësore
4. Dashuria romantike 5. Dashuria fëmijërore 6. Dashuria e pasionuar 7. Dashuria seksuale 8. Dashuria magjepse 9. Dashuria besnike 1. (1-9) Dashuria e dhembshme: Përkujdesje, përqafime, puthje, dhëmbshsuri, veprime të kujdesshme, shoqëri-miqësi. Peresoni është i rëndësishëm për ju, andaj i gjindeni, keni lidhje të fortë, bëni gjëra për personin në fjalë; bëni gjëra së bashku me personin; lumturi, shëtitje dorë për dore, admirim, hare dhe nxehtësi-ngohtësi, mund të jetë edhe e njëanshme, jo aq e thellë, pa marrëdhënie sek. 2 Dashuria spirituale (ideale, shpirtërore: Miqësi jo seksuale, përkujdesje, vajtje-ardhje, jo tërheqje trupore, ju pëlqen miqësia, përkrahje, e ndieni veten të relaksuar (rehatshëm, të qetë) në pranin e tij lumturi, gatishmëri për të ndihmuar, sjellje e njerëzishme, sinqeritet, kënaqësi, lirshmëri, në biseda, siguri, repekt etj. 3. Dashuria miqësore; Lirshmëri në biseda, përkujdesje, mbështetje, përkrahje, ndershmëri, veprime së bashku, besim, mirëkuptim, ndarje e ndjenjave, jeni aty ku ka nevoje personi, e kaloni kohën shumë bukur, lumturi, ndihmohet personi në raste të vështira, koha mbetet e pandrushueshme, besnikëri, çiltërsi, mendime të ndryshme!, mirëpo respktim i ndërsjelltë, i lidhur shumë intimisht, interesa të përbashkëta, interesimi përnjëri tjetrin, gjitnjë ndjehesh i lehtësuar në prani të tij-saj, marrëveshje, respekt, mban krahun e tij-saj. 4. Dashuria romantike: Darka me qiri, shëtitje, lumturi e përsosur ideale, ëndërrime si kur në prralla, afirmitet, dorëzimi i dhuratave, siguri, rehatshmëri-relaksim, kaloni kohën mirë, pëlqim nga ana trupore (pëlqime fizike-trupore), qëndron afër vatrës, iu tërheq vëmendjen, shpenzoni kohën e lirë me të, nuk e njeh personin aq sa duhe, madje as që të intereson shumë për të; puthje, e tërë bota jote vërtitet rreth këtij personi; sinqeritet? përvëluese! miqësi, lirshmëri, ne biseda, pa probleme, sikur të shuhen ato, m.s.; djersim i duarve, muzikë e lehtë, gjithnjë e ke personin në mendje-mendime. Pëlqime fizike pesë (5) faktorë (ndër më të rëndësishmit në dashuri) të brendshëm për pëlqim reciprok:respekt, pjekuri- gjykim mbimesatar; 2. Përshtatshmëria, (bashkon shumë çiftë, ngjashmëria, pajtushmëria); 3. Altruizmi – ju pëlqen t’i jepni dhurata ati,asaj; 4. pëlqim fizik, ai-ajo është seksualisht tërheqëse për ty dhe 5. Qenia, të qënurit bashk – ndjeheni të sigurtë… &. Dashuria fizike, pa asnjë lidhje të brendshme – shpirtërore, patjetër çon në një katastrofë, por seksi, (pasioni), dashuria trupore, është i vetmi melhem (mjet që qetësom dhembjen shpirtërore, zbut hidhërimin …ngushllim, balsam, ilaç) që fashitë kohë pas kohe krizat ngjethëse që shpërthejnë mes bashkëshortëve… por me paraqitjen e n.n. rivalit, futja në mes të (tyre zilia), çiftëve ndërkallet (përndezet) një element i ri kobzi xhelozie që në mënyrë katastrofale i shpie drejt vdekjes - krimit
5. Dashuria fëmijërore: Kjo ndodhë në moshën adoleshente, eksperiencë e re, jo e përjetshme, e ke personin përherë në mendime magjepse! ëndëroni p., keni ndjenja të qëndrueshme, sheh vetëm të mirat e personit- të dashurit-ës, sjellje fëmijërore, papjekuri, tërheqje, rrahje të shpeshta të zemrës, puthje, djerësitje të duarve, etj.
6. Dashuria e pasionuar: m. s. kujdesje intesive e thellë!, e ke në mendje personin përherë, lidhje e fortë, rrahje të forta e të shpeshta të zemrës, dëshironi të qëndroni gjithmonë pranë personit të Dashur; ndezje seksuale, emocionale shprehëse, puthje të shumta, dëshirë e etshme, epsh, tërheqje, nuk e njeh personin aq sa duhet, madje as të intereson shumë për të kaluaren e tij, eufori, shqetësim, ngacmueshmëri, skuqje të fytyrës, i dorëzohesh tërësisht, përqafime, afirmitet irracional, prekje- përkëdhelje, doni ta bëni personin sa më të lumtur… 7. Dashuria seksuale: Pëlqim nga ana fizike, ndezje seksuale, dëshirë e etshme-epsh, pasion, për m.s.; personi konsiderohet vetëm si objekt seksi dhe asgjë më tepër, detyrim, zotim, kënaqësi, gjendje e acaruar me tension të lartë, plotësim nevoje, rrahje të shpeshta të zemrës, intimitet, afërsi, puthje, prekje (përkëdhelje = ledhatim ), ndjejmë afër sikur është fjala për m.s., po ja aq në jetën e përditshme, emocion, lumturi e veçantë, e kemi në mend personin përherë. (&.Seksi nuk ka logjikë) 8. Dashuria magjepse: E kemi ndërmend personin përherë, por jo përgjithmonë, pëlqim fizik, i sheh vetëm të mirat e tij, jeni tepër kureshtar për disa cilësi të tij, bota juaj vërtitet rreth tij, nuk e njeh sa duhet, gjallërohesh kur e sheh, rrahje të shpeshta të z. djersitje, mendoni se kjo është dashuri e vërtetë, fletë vetëm për të tërë kohën, dëshironi të qëndroni sa më shumë pranë tij, simpati e imponuar-bazuar nga përshtypjet e para irracionale. 9. Dashuria besnike: Besnikëri e pandërprerë, pavarësisht nga rrethanat, e kemi gjithmonë në mendje, përkrahje, sinqeritet, veprime të kujdesshme, përkujdesje, afirmitet, qetësim, respekt, m. s.; besim mirëkuptim, lidhje e ngushtë përkushtim, (adhurim mbajtje e fjalës), përpikëtësi, lirshmëri në bisedë, doni të jetoni së bashku sa më gjatë, për një kohë të gjatë, çiltërsi, pasion, sakrificë etj. &. Dashuria që nuk gjen përgjigje është ajo që dëshirohet më shumë… Nuk dashurojnë vetëm të mallkuarit e të çmendurit!
Do te vazhdojme Po Ç’është Dashuria (Nga një shkrimtar; filozof, film, njeri i çmendur)
JETA
[Redakto nëpërmjet kodit]Jeta! ç'është Jeta! Pse Jeta!!!
[Redakto nëpërmjet kodit]Jetën Ia Kemi Borxh Atdheut, Vdekjen Zotit
JETA Veti thelbësore e qenieve të gjalla, që lindin, zhvillohen, ndryshojnë e vdesin dhe që kanë dukuri fiziologjike pak a shumë të njëjta e të përbashkëta, pavarësisht nga veçoritë e gjinisë, të llojit etj.
Politikani - Intelktuali shqiptar
[Redakto nëpërmjet kodit]Ata që nga medresja hynë në komitete, e që nuk lanë Zot e Allah pa sharë, e nga komitetet u kthyen në safin e parë në xhami!
Shiko për të mos u shpërndarë
[Redakto nëpërmjet kodit]Doktrina e shenjtë serbe, me siguri që mund t'a shtoshë ndonjë të dhënë.--Kurreshtja 14 Dhjetor 2009 19:39 (CET)
Upss!!! Shikova faqen e kontributeve tua këtu tek ne, dhe më vije keq por më duhet të tërheq vërejtjen sepse je duke bërë propagandë. Shpresojë që kjo nuk është bërë me qëllim nga ju. Një gjestë i mirë do të ishte të i ktheni faqet e gabuara në gjendjen para plasimit të shkrimeve tua. Për këtë do t'ju ndihmojë nëse e merrni parasysh që kjo është enciklopedi, dhe lexuesi pretë që nën tituj përkatës të gjejë temën adekuate.
- Faqja (lista) e kontributeve tua : http://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:Kontributet/Andi_Ballshi --Kurreshtja 14 Dhjetor 2009 19:46 (CET)
Përshkakë të mbingarkeses dhe kjartësisë së faqes së diskutimeve tua, do të ishe e udhës që të arkivoshë.
Shiko për ndihmë dhe këto faqe: Wikipedia:Vini Re!, Wikipedia:Kuvendi--Kurreshtja 14 Dhjetor 2009 19:51 (CET)
Shiko
[Redakto nëpërmjet kodit]Po thuja se për gjithë artikujt që ke hapur ekzistojnë artikujt. Të lutem para se të hapës ndonjë artikull shiko në mos ekziston në ndonjë titull të ngjajshëm. Për këtë qëllim do të preferoja të shikosh kategoritë. Nëse je i mendimit që tituj që ke, duhet gjithësesi të ekzistojnë atëherë përdorë të lutem funksionin redirect. Deri atëherë, apo më mirë të themë deri sa të keshë fituar pakësa njohuri të përgjithëshme mbi projektit, mbaje një fletë për shënime të ngjajshme si kjo këtu. Po nëse ke nevojë për ndihmë, mos nguro dërgomë mesazhë.--Kurreshtja 16 Dhjetor 2009 21:49 (CET) Artikullin Gjenitë do ta gris sepse ekziston arikulli Gjeniu ndiq këshillat dhe informohu më mirë para se të shkruash diçka--Armend 22 Janar 2010 18:58 (CET)
Njohuri të përgjithëshme mbi projekin
[Redakto nëpërmjet kodit]Andi përderi sa nuk ke mbledhur njohuri të përgjithëshme mbi projektin punimet tua jamë duke i ruajtur në një listë. Të lutem ke durim, merr pakë kohë dhe mendo ku është qëllimi i projektit. Nisu nga zero, sepse me këtë qëllim që je duke punuar e ke kotë.--Kurreshtja 17 Dhjetor 2009 20:43 (CET)
Masonët
[Redakto nëpërmjet kodit]Pasi që je i interesuar, me siguri që ke ndonjë përkufizim të bazuar edhe në literatur për Masonët. Për këtë do të ishte mirë që të formuloshë me pakë fjalë përkufizimin dhe nëpër seksione të krijoshë një pasqyrë mbi masonët dhe veprimet e tyre me rrethin. Pohimet e bazuara në punime në gjuhen shqipe janë të rëndësisë së parë. --Kurreshtja 17 Dhjetor 2009 21:54 (CET)
Siç po e shehë duhet me pri marë se bone prive keq, masanej secili e shfrytëzon qysh ka pri i pari d.m.th me u shprazë qysh ka qefë. Këtu artikulli duhet të jetë enciklopedik për shprehje është projekt tjetër. Do të ishte mirë që ato shprehje për jeten të i bartësh në vendin e duhur, KËTU, ashtu që të seleksionohen gjërat. Shpresoj se nuk u shpreha thjeshtë, hahahah. Me nderime. --Kurreshtja 20 Dhjetor 2009 22:29 (CET)
Ideologjitë
[Redakto nëpërmjet kodit]Ideologjitë dhe shqiptarë
[Redakto nëpërmjet kodit]A kanë mend shqiptarët
[Redakto nëpërmjet kodit]Pse jemi ku jemi
[Redakto nëpërmjet kodit]— "" 20 Janar 2010 23:07 (CET)
REZISTENCA E LLAPJANËVE
[Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët LNÇ-në e filluan si popull, por e mbaruan si pakicë kombëtare
[Redakto nëpërmjet kodit]Tashmë saherë është shkruar e vërtetuar se LNÇ-ja shqiptarëve nuk ua solli lirinë aq të pritur, për të cilën kishin luftuar me shekuj. Historiani Tahir Abdyli, shkruan se shqiptarët e Kosovës LNÇ-në e filluan si popull, por e mbaruan si pakicë kombëtare. Edhe kësaj here shqiptarët u mashtruan. Edhe pas kësaj lufte, në të cilën dhanë shumë viktima, shqiptarët mbetën të ndarë, të përçarë, e të shpërndarë nëpër shtete, republika e krahina. Idealet, dëshirat dhe shpresat e rilindasve- të Lidhjes së Prizrenit, të Konferencës së Bujanit, për bashkim kombëtar nuk u realizuan. Për shqiptarët, si shumë herë më parë, vendosën të tjerë, pa përfillur fare vullnetin e tyre, në Berlin, Londër, Paris, Moskë e Beograd. Në Llap, ashtu si në mbarë Kosovën dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët, herët u kuptua se edhe komunizmi ua bëri me hile, ua punoi me dredhi. Ende pa u ftohur tytat e pushkëve, që s’kishin pushuar kurrë kundër armiqve të ndryshëm, llapjanët, ashtu si të gjithë shqiptarët në trojet e veta, u detyruan të dalin përsëri në mal, që ta luftojnë e ta vrasin tradhtinë. Historia shqiptare vetëm vazhdoi të përsëritet. Golgota shqiptare nuk u shua, por u thellua dhe thollohej vazhdimisht. Pra, edhe pas të ashtuquajturit çlirim, ndaj shqiptarëve vazhdoi e njejta politkë, që ishte kundër çdo gjëje shqiptare si në kohën sulltanëve, si në kohën e kralave, si në kohën e bugarit, si në kohën e fashizmit. Politika zhandare tash zëvedësohet me atë policore e ushtarake. Armiku i vjetër kishte ndryshuar vetëm rrobat, lëkurën, metodat e gjenocidit, ndërsa qëllimi kishte mbetur i njëjtë. Njësoj kishin vazhdur përndjekjet, burgosjet, torturat psikike e fizike dhe pushkatimet. Shumë llapjanë i zinte nata por nuk i çilte dita. Në rradhë të parë, siç shkruan historiani Hakif Bajrami, ishin shqiptarët me influencë, që duhej të pushkatoheshn në prani të popullit, ndërsa vendpushkatimet, ashtu siç ishte Taukbashçja në Prishtinë, e Varret e Moravës në Gjilan, në Podujevë vendpushkatimi ishte te “Tabet e Llapashticës”. Pushkatimet shumë bëheshin edhe natën, pa kurrfarë gjykimesh. Kështu ishin pushkatuar Hoxhë Visoka, alias Shaqir Halili e Ali Ahemti, dy intelektualë e atdhetarë të njohur të kësaj ane, që as sot nuk u dihen varret. Jahja Fusha u mbyt në burgun e Prishtinës nga torturat më barbare. Mulla Ramë Govori e anëtarë të tjerë të NDSH-së, si vëllezërit Mulla Hysen e Vesel Statofci me nipin e tyre Rrustemin, Ramadan Ajvazi etj, u dënuan me pushkatim e burgim të gjatë e të përjetshëm. Këtë fat e patën edhe shumë llapjanë të tjerë si Selim Obrança e Ismail Ajeti-Bushi, i cili dy herë u dënua me vdekje. Musli Dumoshit, vritete në tradhti, në sofër të bukës... Por lufta më e paskrupullt u bë kundër intelektualëv, filizave të arsimit. Kështu vazhdoi gjer më 1966, për të pushuar pakës sa për të marrë hov të ri në vitet e tetëdhjeta e nëntëdhjeta. -- "" 28 Janar 2010 15:33 (CET)
Oda Shqiptare
[Redakto nëpërmjet kodit]Në odë të burrava, dhomën e miqve, që Kadare e trajton, karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë... nuk bëhen çfarëdo bisedimesh…
ODA shqiptare ishte vendi (ku ishte kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm - dijetarë e atdhetarë) ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar: Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin. Aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend...
Aty rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona. “Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës. Oda Shqiptare Ishte: Alfabet-shtyp kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare: aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira... Në odën shqipater kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen-rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej: Po nëse qenka ashtu…. ose unë mendoj pak më ndryshe. … Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike…Aty përcaktohejk fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin dhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit…Aty e kishte të ndaluar femra shqiptare të hyjë për të thën fjalën për fatin e vet. Këtë të drejtë e kishin vetëm burrat që të vendosin për të… Mblodhi dhe përgatiti Andi Ballshi - Vazhdon -- "" 8 Shkurt 2010 22:34 (CET)
Oda shqiptare
[Redakto nëpërmjet kodit]“Oda është dhomë tradicionale shqiptare, dhe merret si dhoma më madhe dhe më e mirë e shtëpis e cila ka votrën dhe është e pajisur me disa dekorime tradicionale shqiptare që vien kryesisht nga mesjeta por edhe më herët. Përpos kuptimit si objekt, Oda ka edhe kuptimin e një gjyqi, parlamenti apo më mirë të thuhet një forumi të parisë së një familje patrialkale, fisi, katundi apo qyteze. Përderisa në odat familjare mbaheshin tubime që trajtonin problemet, mundësi të zhvillimit të gjithëmarshëm dhe merreshin vendime për veprime në të ardhmen[1], në odat e niveleve më të larta shytoheshin po të njëjta tema por në nivele më të larta. Zakonisht Oda të niveleve më të larta zgjidheshin Odat e shtëpive më të zhvilluara dhe më me ndikim dhe në atë nivel mund të shërbente vetëm një Odë brenda hapësirës së nivelit përkatës. Është për t'u thënë që edhe gjatë sundimeve të huaja struktura e organizimit të jetës përbrenda shoqërisë shqiptare është mbajtur në jetë nga vendimet e Odës, familjet që nuk ju kanë nënshtruar vendimeve të saja janë ignoruar dhe janë marrë si të huaja. Duket që me ndikimin apo nga vetë tradita gjatë debatimeve janë përdorur teknika të ndryshme të të shprehurit të mendimit. Një nga këto teknika është edhe të diskutuarit me bejte, një e folme e fjalëve të zgjedhura të shqiptuara njëra pas tjetrës rrjedhëshëm me një ritëm që si të tëra japin një si melodi. Niveli më i lartë në vertikalen e Odave në Kosovë ka mbetur Oda Ekonomike e Kosovës edhe përkundër faktit se një numër i madh e ndoshta të tërat odat e niveleve më të ulta kanë pushuar punën e tyre aktiv.
Çka ka të bejë Oda Ekonomike... me Odën tradicionale shqipter?!!!
3 shkurt 2010 Në odë të burrava, dhomën e miqve, që Kadare e trajton, karakterizon si një shkollë të parë të brezave të rinj për të hyrë në jetë, si parlament të tyre të parë... nuk bëhen çfarëdo bisedimesh…
ODA shqiptare ishte vendi (ku ishte kalitur hallkë pas hallke ndejat me njerëz të ndryshëm - dijetarë e atdhetarë) ku i morëm xixat e para të ndjenjës së dashurisë për Kosovën, për Nënën Shqipëri, për heronjtë kombëtar: Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Isa Boletinin. Aty mësohej historia e vërtetë kombëtare, meqë oda ishte edhe shkollë, edhe mejtep, edhe xhami, edhe universitet edhe kuvend...
Aty rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshmet trimërie nga gjyshërit, axhallarët tanë, nga mysafirët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona. “Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin, për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikërisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes; aty flitej edhe për mikun edhe për armikun; aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla, i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq të vllazërimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë të Kosovës. Oda Shqiptare Ishte: Alfabet-shtyp kombëtar; i vetmi institucion kulturor e politkë në gjuhën Kombëtare: aty mendohej, trajtohej, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindëshin ide, shprehej, thuhej, krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira... vetëm në gjuhen e nanes. Në odën shqipater kurrë s’i thuhej një tjetri po gënjen-rrenë, por nëse vërtetë gënjenjte i thuhej: Po nëse qenka ashtu…. ose unë mendoj pak më ndryshe. … Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike…Aty përcaktohejk fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin dhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit…Aty e kishte të ndaluar femra shqiptare të hyjë për të thën fjalën për fatin e vet. Këtë të drejtë e kishin vetëm burrat që të vendosin për të… Vazhdon Mblodhi dhe përgatiti Andi Ballshi - -- "" 3 Shkurt 2010 16:51 (CET)
Emërimi i Zanafilla e masonerisë për grisje
Një diskutim po zhvillohet në lidhje me atë nëse artikulli Zanafilla e masonerisë është i përshtatshëm për përfshirje në Wikipedia sipas politikave dhe udhëzimeve të Wikipedias ose nëse duhet të griset.
Artikulli do të diskutohet në faqen e votave për grisje derisa të arrihet një konsensus dhe kushdo, përfshirë edhe ju, është i mirëpritur të kontribuojë në diskutimin. Emërimi do të shpjegojë politikat dhe udhëzimet përkatëse. Diskutimi përqendrohet në provat me cilësi të lartë dhe politikat dhe udhëzimet tona.
Përdoruesit mund ta redaktojnë artikullin gjatë diskutimit, duke përfshirë përmirësimin e artikullit për të adresuar shqetësimet e ngritura në diskutim. Megjithatë, mos e hiqni njoftimin artikull për grisje nga kreu i artikullit. — Βατο (diskutimet) 12 korrik 2019 15:06 (CEST)