Përdoruesi diskutim:Bukurie rama

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Bukurie rama. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje Bukurie rama, mirëserdhe në Wikipedian në shqip !

Kjo është faqja juaj e diskutimit, në të cilën do të merrni mesazhe nga përdoruesit e tjerë. Në qoftë se ke pyetje mund të adresohesh pa ngurrim tek Oda e fillestarëve, ku një përdorues me eksperiencë do të ketë mirësinë të të përgjigjet sa më shpejt.

Përpara se të redaktoni një faqe në Wikipedia ne do t’iu rekomandonim të lexonit se si redaktohet dhe formatohet një faqe. Gjithashtu është e këshillueshme që të përdorni livadhin tonë për të eksperimentuar përpara se të redaktoni një artikull në Wikipedia. Në qoftë se dëshironi të krijoni një artikull të ri ndiqni Kujdestarin e artikujve, i cili do t’iu ofrojë ndihmë hap pas hapi. Kujdes, ju nuk duhet të kopjoni tekst nga faqet e tjera në internet dhe ta vendosni në Wikipedia! Gjithashtu gjatë katër ditëve të para të krijimit të llogarisë nuk do të mund të zhvendosni faqe nën një titull të ri alternativ.

Për t’iu përgjigjur një mesazhi nga një përdorues tjetër, duhet të shkoni në faqen e tij të diskutimit dhe të shtypni komandën “Shto një temë (të re diskutimi)”. Mos harro që diskutimet e tua duhet ti nënshkruash me (~~~~) ose thjesht shtyp butonin në fund të mesazhit tënd.

faqen tuaj të përdoruesit ju mund të shkruani shkurtimisht rreth vetes tuaj në mënyrë që wikipedianët e tjerë të të njohim më lehtë. E këshillueshme do të qe përdorimi si stampës {{Babel}}. Në qoftë se dëshiron ti mund të vendosësh edhe vendbanimin tënd aktual në hartën e wikipedianëve.

Mos harroni të ndryshoni preferencat tuaja.

Wikipedianët të urojnë punë të mbarë! Liridon (diskutimet) 25 maj 2017 09:08 (CEST)[përgjigjuni]

Në ndihmën tënde janë faqet:


Not Albanian? sq-0? Click here!


“Numri Zero” Umberto Eco[Redakto nëpërmjet kodit]

“Numri Zero” është romani I shtatë dhe I fundit i Umberto Eco, i botuar në 2015 dhe i përkthyer dhe botuar edhe në shqip. Si pjesa më e madhe e romaneve të Umberto Eco, libri ka karakterin dedective fiction, ku një hetues heton një ngjarje misterioze me natyrë kriminale. Duket se që nga viti 1982, kur botoi librin e parë të këtij lloji, Eco ia ka parë leverdinë në treg këtij lloj libri, shumë më tepër se filozofisë së tij. Titulli i librit “Numri Zero” ka të bëjë me projektin që i ka bashkuar personazhet. Një biznesmen i madh italian kërkon të krijojë një gazetë konfidenciale me titull “Nesër”, ku do të thuhet e vërteta absolute.”Nesër” është një gazetë që nuk do të dalë kurrë në qarkullim publik, por që do të qarkullojë në një numër kopjesh të rezervuara për një grup njerëzisht të përzgjedhur nga pronari. Prandaj, çdo edicion i gazetës do të nisë me numrin 0, duke qenë 0i1, 0i2, 0i3 etj. Qëllimi i pronarit është të ushtrojë presion për të siguruar qasje në disa rrethe shoqërore që deri më tash kanë qenë të mbyllur për të. Personazhi kryesor i romanit Colonna, një hack writer (autor që paguhet për të shkruar shpejt dhe me cilësi të ulët tekste për qarkullim masiv), punësohet në këtë gazetë me një detyrë të posaçme, që të shkruante një libër për historinë e saj, por që nuk do të botohej në emrin e tij. Në redaksinë e gazetës, Colonna njihet me një person ekcentrik, të quajtur Bragaddocio, gjithashtu gazetar. Braggadocio ka kryer një hetim personal për vdekjen e Mussolinit, diktatorit fashist italian dhe ka arritur në përfundimin se Mussolini nuk është pushkatuar në të vërtetë, por ka arritur të arratiset në Argjentinë me ndihmën e Vatikanit dhe të shërbimeve të fshehta amerikane dhe britanike, për t’ u përdorur në kohën kur do të ishte i nevojshëm. E tepërt të thuhet, Braggadocio është vetë Eco, i cili akomodohet pas këtij personazhi për të zhvilluar një teori konspiracioni, sipas së cilës të gjitha ngjarjet enigmatike të përgjakshme që kanë ndodhur në Itali pas Luftës së Dytë Botërore, kanë si shkak një konspiracion për rikthimin e Musolinit në pushtet. Kështu deri në vdekjen e supozuar të Musolinit në moshën 87 vjeç, në 1970. Që prej vitit 1970, e deri në 1992 kur zhvillohen ngjarjet në roman, gjithçka e mbrapshtë dhe e përgjakshme që ndodh në Itali shpjegohet me përpjekjet e konspiratorëve për të mbushur vakuumin e krijuar nga vdekja e Musolinit, me gjetjen e një formule sundimi të llojit të diktaturës së djathtë, në mungesë të Musolinit, për çka u zbatua një plan për destabiliziminin e vendit që të pengohej ardhja e të majtëve në pushtet. Përmbajtja e pjesës më të madhe të librit është shpalosja e kësaj teorie. Në qendër të këtij konspiracioni ishte Gladio, versioni italian i organizatës sekrete politico-ushtarake Stay Behind të krijuar nga CIA dhe Pentagoni në çdo vend të NATO-s për të vepruar në rast të pushtimit sovjetik të këtij vendi. Braggadocio-Eco thotë:“Dhe ja historia ime, pothuajse e riformuar: hija e Musolinit i shpallur i vdekur, mbizotëron të gjitha ngjarjet italiane që nga 1945-sa deri më sot, do të thosha dhe vdekja e tij e vërtetë shkaktoi periudhën më të tmerrshme në historinë e këtij vendi duke përfshirë stay behind-in, CIA-n, NATO-n, Gladion, P2-shin. Mafien, shërbimet, forcat e tjera ushtarake, ministrat si Andreoti, president si Kosiga dhe natyrisht pjesën më të madhe të organizatave terroriste të ekstremit teë majtë, të infiltruara dhe të manovruara siç duhej. Për të mos thënë që Aldo Moroja (kryeministri italian i rrëmbyer dhe vrarë nga brigadat e kuqe në 1978)u rrëmbye dhe u masakrua sepse dinte diçka dhe do të fliste.” (f. 176-177)

Në fund të librit Braggadocio vdes në mënyrë misterioze, çka në libër shihet si tregues i vërtetësisë së teorisë së tij. Me këtë rast Eco përzien në konspiracion edhe kompaninë mediale britanike BBC. Vetë personazhi kryesor, Colonna, ndiqet nga njerëz misteriozë, për shkak se kishte pasur miqësi me Braggadocio-n dhe kishte dëgjuar prej tij me hollësi teorinë e mësipërme konspirative. Kjo është mënyra e autorit për të pohuar vërtetësinë e teorisë së Braggadocio-s. Madje libri hapet pikërisht me Colonna-n që e gjen shtëpinë e tij të kontrolluar nga njerëzit misteriozë, të cilët duket të jenë të shërbimeve të fshehta. Merret vesh, ata donin të dinin se mos ai kishte një kopje të dosjes së krijuar nga Braggadocio. Nuk ka më dyshim se personazhi kryesor që është vetë autori me këtë sanksionon vërtetësinë e hipotezave të Braggadocio-s. Dhe pasi lexuesi është bindur se personazhi kryesor përndiqet për një të vërtetë të rrezikshme që ka mësuar, Colonna nis e rrëfen se si arriti deri këtu dhe se çfarë ka mësuar që u bë shkak për përndjekjen e tij.

Teoria e Braggadocio-s është pikërisht një nga ato krijimet e idiotëve që Eco kritikon sot. Nuk ka asnjë mundësi që Musolini të ketë shpëtuar gjallë, pasi ai nuk i duhej më askujt në Italinë e pasluftës. Në 1945 të gjithë donin vdekjen e tij. Është absurde që CIA të donte ta arrinte stabilitetin e Italisë së pasluftës duke rikthyer Musolinin në pushtet. Kështu zhvlerësohej roli i SHBA si fuqi çlirimtare e Italisë dhe Europës. Nëse po Musolinin, pse jo dhe Hitlerin? Me librin e tij Eco ushqen teoritë absurde antiamerikane të konspiracionit, në vendin e tij. Në shumë faqe në roman, Eco-Braggadocio shtjellon një analizë të gjatë forensike për të na bindur se kufoma e Musolinit e ekspozuar publikisht, në fakt nuk ishte e tij por e një tjetri. Eco thotë se partizanët që vranë Musolinin konspiruan për të fshehur të vërtetën se u vra dikush tjetër në vend të Musolinit dhe u ekspozua kufoma e tij.Umberto duhet të ishte kujtuar të pyeste se cfarë ndodhi në armën e Musolinit. Ekzekutuesi zyrtar i Musolinit, Valter Audisio, i njohur si Koloneli “Valerio”, që pas lufte u bë deputet i Partisë Komuniste Italiane, në vitet pesëdhjetë ia dhuroi armën në mënyrë sekrete shtetit shqiptar armën me të cilën vrau Musolinin, ose së paku me të cilën tha se e vrau atë.