Përndjekja e myslimanëve
Përndjekja e myslimanëve është përndjekja mbi baza fetare që u bëhet besimtarëve të fesë Islame.
Përndjekja e myslimanëve prej mekasve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në ditët e hershme të Islamit në Mekë, myslimanët ishin subjekt i keqtrajtimeve dhe përndjekjes nga politeistët e Mekës (të cilët shpesh quhen Mushrikin). Disa prej të konvertuarve u vranë, njëri prej të cilëve i quajtur Sumayyah bint Khabbab, i cili ishte i konvertuari i shtatë në Islam thuhet të jetë torturuar fillimisht prej Amr ibn Hishām.[1][2]
Edhe profeti i Islamit, Muhammedi ishte subjekt i përndjekjes; njëherë përderisa falej pranë Qabes, Aqaba Bin Muiitt ia hodhi përsipër zorrët e një deveje. Gruaja e Ebu Lehebit i hidhte vazhdimisht ndyrësirë te dera e shtëpisë dhe i vendoste therra rrugës.[3]
Skllevërit trajtoheshin në mënyrë edhe më të rëndë. Pronari i Bilal ibn Ribahut, myezinit të parë, e çonte në shkretëtirë në mesditë kur ishte vapë e madhe dhe ia vendoste një gur të rëndë në kraharor duke i kërkuar të hiqte dorë nga feja dhe t'i adhuronte zotat politeistë, derisa një ditë Ebu Bekri e bleu dhe e liroi.[4][5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Buhl, F.; Welch, A. T. (1993). "Muḥammad". Encyclopaedia of Islam. Vëll. 7 (bot. 2nd). Brill Academic Publishers. fq. 360–376. ISBN 90-04-09419-9.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ An Introduction to the Quran (1895), p. 185
- ^ "From the Beginning of Revelation". Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2005. Marrë më 19 shtator 2005.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Janneh, Sabarr. Learning from the Life of Prophet lMuhammad (SAW): Peace and Blessing of God Be upon Him. Milton Keynes: AuthorHouse, 2010. Print. ISBN 1467899666 Pgs. 235-238
- ^ Sodiq, Yushau. Insider's Guide to Islam. Bloomington, Indiana: Trafford, 2011. Print. ISBN 1466924160 Pg. 23