Pallati Shqipëria
Pallati Shqipëria (serbisht Палата Албанија Palata Albanija) është qiell gërrvishtësi i parë i Beogradit. Pallati gjendet në zemër të qytetit, në cepin e rrugës Kolarec dhe rrugës Knez Mihailo. Ndërtesa u projektua fillimisht sipas projektit të bërë nga Branko Bon dhe Millan Grkaliç në vitin 1938. Ndërtesa përfundoi së ndërtuari në vitin 1939 sipas projektit të Milladin Prljeviq dhe inxhinierit të ndërtimit Gjorgje Lazareviq (Đorđe Lazarević). Për një kohë të gjatë ajo ishte ndërtesa më e lart e qytetit si dhe qendra kyresore e tij përkrah shëtitores Terazije – Slavija.
Pallati Shqipëria ka gjithësej 17 kate, 4 prej të cilave janë kate të nëndheshme. Pallati është 53 metra i gjatë dhe e gjithë ndërtesa ka një hapësirë prej 8000 m2. Në periudhën që u ndërtua, Pallati ishte ndërtesa më e lartë e Evropës juglindore.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e emrit Pallati Shqipëria vjen nga kafeneja Taverna Shqipëria e cila ndodhej të të njëjtin vend që sot është Pallati Shqipëria. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike sipas artitekturës unike kombëtare. Pallati Shqipëria u ndërtua me të njëjtin stil, ai kishte katin e poshtëm, katin përdhes dhe katin e parë. Gjatë një inspektimi në mes viteve 30 të shekullit 20, inspektorët konstatuan se Pallati ishte në nje gjendje shumë të keqe teknike dhe asnjë llojë ri-konstruksioni nuk mund ta rregullonte atë. Në dyshemen e Pallatit kishte ngado një sasi të tëmerrshme me baltë, matriale organike dhe shisheve te ndryshme. Kuzhina ishte e vogël, e errët dhe jo e lartë. Me një sistem të keq anti-zjarr, dhe me një barbeque të gjendur në cepin e një dritarje. Muri i kuzhinës ishte i ndërtuar me gure dhe me baltë. Megjithë kushtet e këqija që kishte ndërtesa, Taverna ishtë vendi i preferuar qytetarëve të Beogradit për takimet e tyre dhe për tu njohur me njëri – tjetrin. Kjo e fundit bëri që ata të mos i kushtonin shumë rendësi gjendjes së ndërtesës. Një nga frekuentuesit më të rregullt të tavernës në atë periudh ishte, Branislav Nushiç (Branislav Nušić), i cili besonte se kjo kafene kishte për të qënë këtu përgjithmon, dhe njëhere shkruajti:[1]:
Taverna u shkatërua në mesnatën e 17 tetorit 1936. Edhe pse Bashkia ndërpreu elektricitetin dhe furnizimin me ujë për ndërtesën për ta bërë atë jo funksionale, klientët e saj të fundit u larguan nga ndërtesa vetëm pasi zjarrfikësit filluan të çmontonin tjegullat nga tarraca. E gjithë ngjarja u ndoq nga qytetarët e Beogradit të cilët ktheheshin nga kinemaja për në shtëpit e tyre. Në krahë të tavernës kishte edhe taverna të tjera më të vogla, si tavern “Mala Kasina”, dyqani i rakisë, dyqani i duhanit, dyqani i orave dhe shumë dyqane të tjerë të cilët po ashtu u shkatruan në të njëjten ditë ose disa ditë më vonë. Nga këto shkatrrime rreth 50 njerëz humbën punët e tyre. Dy vite pas shkatrrimit të Tavernës, u çel konkurësi për projektin e ndërtimit të disa kateve të ndërtesës në të njëjtin vend ku ndodhej ndërtesa orgjinale..[1]
Konkurësi për skicat e ndërtesës u çel në Beograd nga banka Commercial Bank Mortgage Fund më 14 janar 1938 dhe afati përfundimtar i pranimeve të skicave ishte në 28 shkurt, ndërsa raporti i komisionit i cili do të shpallte fituesin doli në 6 prill 1938. Në këtë garë morën pjese 84 artitekt, por asnjëri prej tyre nuk e fitoi çmimin e parë..[2]
Ndërtimi filloi të vihej në zbatim më 16 korrik 1938 dhe zgjati deri më 20 tetor 1939. Ndërtesa u projektua sipas stilit modern serb: fasada të pa stolisura, bazat pa pengesa, dhe fasadë e drejt. Gjithashtu kishte një farë specifikime funksionale me dekorime sa me largë nga fasada, me qëllim për të ri-forcuar strukturën sipas stilit të artit Deco.[3]
Në 1944 Aleatët e bombarduan ndërtesën me një bomb gjysëm toni, sepse në atë kohë ndërtesa shërbente si zyrat qendrore të organizatës “TOT”, vendstrehim antiajëror për zyrtarët gjerman. Nga bombardimi të gjithë zyrtarët gjerman të strehuar në ndërtese u vranë, por ndërtesa nuk pësoi dëmtime të mëdha. Më 20 tetor 1944 në majë të ndërtesës valvitej flamuri i kuq si shenjë të çlirimit tw qytetit nga forcat naziste nga Ushtria Çlirimtare e Jugosllavisë dhe Ushtria e Kuqe. Më 1983 ndërtesa u cilësua si një aset kulturor i një rendësie të madhe. [4]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Бранко Вујовић (1994). Београд у прошлости и садашњости'. Београд: Драганић. fq. 215–216. ISBN 978-86-441-0014-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Милица Церанић 2005, ff. 148.
- ^ Милица Церанић 2005, ff. 155.
- ^ Како је ослобођена Палата „Албанија“ („Политика“, 19. октобар 2015)