Panairi i Librit në Prishtinë
Panairi i Librit në Prishtinë është një panair i përvitshëm tregtar për librat që organizohet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë. Ai zakonisht mbahet në muajin maj ose qershor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve ndërsa organizohet nga Shoqata e Botuesve Kosovarë.[1] [2]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëm Panairi i parë i Librit në Prishtinë është mbajtur mes datave 17 dhe 22 nëntor 1999, për shkak të Luftës së Kosovës, ndërsa të tjerët janë mbajtur në muajin maj ose qershor. Që nga atëherë Panairi ka vazhduar pandërprerë deri më tani. Me kalimin e kohës ky panair është bërë njëra nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në Kosovë, por edhe jashtë saj, duke u transformuar në një vend të rëndësishme ku intelektualet dhe njerëzit tjerë promovojnë idenë dhe nevojën për krijimin dhe afirmimin e vlerave të mirëfillta kulturore si dhe për një debat të shëndoshë për librin. [3] [4]
Numri i pjesëmarrësve vazhdimisht ka qenë aty diku rreth 100 botues, kryesisht nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora.[5][6] Përgjatë viteve në këtë panair janë prezantuar një numër mjaft i madh i librave që janë botuar kryesisht nga botuesit kosovarë, shqiptarë, maqedonas dhe malazezë si dhe disa botues të huaj (gjermanisht, frëngjisht, anglisht etj.).[6] [7]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Libri
- Prishtina
- Panairi i Librit në Tiranë
- Panairi i Librit në Frankfurt
- Pallati i Rinise dhe Sporteve
- Shoqata e Botuesve të Kosovës
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hapet Panairi i Librit në Prishtinë. Pristina Book Fair is opened. Retrieved 1 March 2014.
- ^ Panairi i librit në Prishtinë- i suksesshëm. Pristina Book Fair – Successful. Retrieved 1 March 2014.
- ^ Hapet panairi i librit “Prishtina 2012″.
- ^ KOSOVË – MBYLLET PANAIRI I LIBRIT "PRISHTINA 2013", MBI 30 MIJË VIZITORË. The "Prishtina 2013" book fair has ended, over 30 thousand visitors. Retrieved 2 March 2014.
- ^ "Panairi i 15të i librit - Prishtina 2013 - 3-9 qershor". youname-it.com. Arkivuar nga origjinali më 2014-03-03. Marrë më 2014-03-02.
- ^ a b "Kosovë - Mbyllet Panairi i Librit "Prishtina 2013", mbi 30 mijë vizitorë/TRT - Shqip". trtalbanian.com. Marrë më 2014-03-02.
- ^ 2013 Panairi i librit në Prishtinë. Pristina Book Fair. Retrieved 26 February 2014.