Shoqata e Botuesve të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Shoqata e Botuesve të Kosovës u themelua në janar të vitit 2000 me iniciativën e botuesve Abdullah Zeneli i Sh.B. Buzuku, Daut Demaku i Sh.B. Rilindja dhe Mit'hat Lepaja i Sh.B. Dija.

SHBK është e regjistruar në shkurt të vitit 2000UNMIK si Organizatë Jo Qeveritare.

Shoqata e Botuesve të Kosovës afirmon veprimtarinë botuese të Kosovës si në vend ashtu edhe jashtë. Një nga format më të suksesshme që libri të gjendet sa më afër lexuesit është organizimi tradicional i panairit të librit të Prishtinës si dhe pjesëmarrja e botuesve të Kosovës me stendë të përbashkët në panairin më të njohur të botës në Frankfurt.

Stafi drejtues[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shoqata e Botuesve të Kosovës udhëhiqet nga kryetari Nazmi Rrahmani, nënkryetari Eqrem Basha dhe sekretari Abdullah Zeneli. Në mbledhjen e bordit të ri, më 12 prill 2010, u zgjodh udhëheqja e re me këtë përbërje: Daut Demaku (kryetar), Besian Zeneli (nënkryetar) dhe Mithat Lepaja (sekretar). Besian Zeneli u mandatua për koordinator të panairit tradicional të librit të Prishtinës.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]