Shko te përmbajtja

Abdullah Zeneli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abdullah Zeneli
Zeneli në Panairin e Librit të Frankfurtit në 2025
Zeneli në Panairin e Librit të Frankfurtit në 2025
Born25 mars 1952 (73 vjeç)
NationalityShqiptar
Genre
  • Poezi
  • prozë

Abdullah Zeneli (lindur më 25 mars 1952) është botues dhe shkrimtar shqiptar.

U lind më 25 mars 1952 në Siboc të Poshtëm. Është poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, Prishtinë, Kosovë. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe. Nga viti 1973 ka punuar në shtëpinë botuese Rilindja. Nuk kishte krijimtari të rregullt dhe komode, edhe pse shkrimin e parë letrar, poezinë Rrëfime kohe e pati botuar në revistën letrare shqiptare Jeta e Re qyshkur ishte nxënës i normales së Prishtinës (1967-1971). Në shtypin dhe periodikun shqiptar janë botuar rregullisht poezitë e Zenelit.

Tituj të veprave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Gryka e Drinit, tregime, Rilindja, Prishtinë, 1990, Buzuku, Prishtinë, 2023
  • Odiseu i Bjeshkëve të Nemuna, tregime, Buzuku, Prishtinë, 1997 dhe 2012
  • Toka shqiptare, Nositi - D.I.J.A. Poradeci, Pogradec, 2000; Buzuku, Prishtinë, 2014
  • Nëna lutet për ne (dramë për Nënën Terezë), Buzuku, Prishtinë, 2016
  • Luleshkronjat (dramë për Kongresin e Manastirit), Buzuku, Prishtinë, 2016
  • Vetmia e mermertë, poezi, Buzuku, 2016
  • Ëndrra me gurë, poezi, Buzuku, 2018
  • Rabini im, poezi, Buzuku, 2020
  • Koncert në kohë dashurie, poezi, Buzuku, 2021
  • Trioletiana, poezi, Buzuku, 2022
  • SALIH LUTOLLI-AGI, kalorësi i udhës pa fund, monografi, "Faik Konica", 2023
  • Rapsodi për gjethet, poezi, Buzuku, 2024
  • Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2007-2009)
  • Organizator i panairit të librit të Prishtinës (1999-2025)
  • Urdhri i artë "Naim Frashëri" nga Presidenca e Shqipërisë në 30-vjetorin e shtëpisë botuese "Buzuku" (14 tetor 2020)
  • Mirënjohje Presidenciale e Kosovës për merita në fushē botimesh me rastin e 30-vjetorit të shtëpisë botuese "Buzuku" (30 gusht 2020)
  • Mirënjohje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës me rastin e 30-vjetorit të shtëpisë botuese "Buzuku" (3 shtator 2020)

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]