Panajot Plaku
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Panajot Plaku është akuzuar nga Sigurimi i Shtetit si agjent i UDB-s. Anëtar i Komitetit Qendror si dhe gjeneral i ushtrisë shqiptare, ndryshe nga miqtë e tij të ngushtë, Dali Ndreu dhe Liri Gega, të cilët u arrestuan dhe u dënuan si agjent të jugosllavëve, ai arriti të arratisej në Jugosllavi në vitin 1957, vetëm pak momente para arrestimit. Ata akuzoheshin se të tre se bashku punonin për llogari të shërbimeve sekrete jugosllave. Por, megjithëse arriti t’i shpëtonte arrestimit, Panajot Plaku nuk mundi t’i shpëtonte dot kurthit të Sigurimit të Shtetit. Vetëm pak kohë më vonë me anë të një agjenti të saj arriti të vriste në Jugosllavi ish-gjeneralin shqiptar, Panajot Plakun, të akuzuar si spiun i UDB-së jugosllave.
Plaku përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gazeta Standard (29 nëntor 2014). "Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri, E papublikuar/ Arkivi i Shtetit, 260 emrat që "rrëfyen" ekzekutimet në ushtrinë partizane". Marrë më 22 maj 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |