Kërceni tek përmbajtja

Pandi Siku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pandi Siku (28 korrik 1949 - 16 gusht 2022) ishte aktor shqiptar. Ai ndërroi jetë në ShBA në shtetin Illinoisit. Ai i përket atij brezi aktorësh të artë të kinematografisë shqiptare të periudhës socialiste.

Ai lindi në Tiranë dhe studioi për dramë pranë Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1972. Pas mbarimit të studimeve ai punoi si aktor në Teatrin Popullor.

Në vitin 2001, ai emigroi në SHBA, në shtetin e Illinoisit, ku dhe e ushtroi aktivitete të ndryshme artistike.[1]

Gjatë karrierës së tij artistike, ai ka luajtur në teatër dhe në film.

  1. ^ "Arti në zi, shuhet në moshën 73-vjeçare aktori Pandi Siku". top-channel.tv. 17 gusht 2022.