Jump to content

Lugina e Panxhshirit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Panjsher)
Një pamje e luginës së Panjshir të Afganistanit.

Lugina e Panjshirit (e shkruar gjithashtu Panjsher ose Darah-I-Panjshir; Pashto/Dari: درهٔ پنجشير – Dare-ye Panjšēr; fjalë-për-fjalë "Lugina e Pesë Luanëve") është një luginë në verilindje të Afganistanit, 150 kilometra në veri të Kabulit, pranë vargmalit Hindu Kush.

Ndahet nga lumi Panxhshir. Lugina është shtëpia e më shumë se 100.000 njerëzve, duke përfshirë përqendrimin më të madh të Taxhikëve etnikë në Afganistan. Në prill 2004, ajo u bë zemra e provincës së re Panxhshir, duke qenë më parë pjesë e Provincës Parvan. Politikisht, kjo krahinë është konsideruar si pikënisja e periudhës së Xhihadit të Afganistanit kundër sovjetikëve. Kjo provincë është gjithashtu vendlindja e heroit kombëtar të Afganistanit, Ahmad Shah Massud.