Jump to content

Partia e Majtë e Gjelbër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logoja e partisë DEM

Partia e Majtë e Gjelbër (turqisht: Yeşil Sol Parti ose YSP) është një parti politikeTurqi e themeluar më 25 nëntor 2012. Simboli i saj përbëhet nga një pemë, trungu violet i së cilës formon një formë njerëzore, kurora e përbërë nga gjethe të vetme, jeshile dhe dielli i verdhë që formon kokën e formës njerëzore në mes të kurorës.[1] Bashkëkryetarët e saj janë Çiğdem Kılıçgün Uçar dhe İbrahim Akın.

YSP, e quajtur më parë Partia e Ardhmërisë së Gjelbër dhe të Majtë (Yeşiller ve Sol Gelecek Partisi), u formua më 25 nëntor 2012 përmes një bashkimi të Eşitlik ve Demokrasi Partisi (Partia për Barazi dhe Demokraci) dhe Yeşiller Partisi (Partia e Gjelbër). Ajo e përkufizon veten si një parti e gjelbër me ide të majta-liberale.

Në vitin 2014, partia mbështeti Selahattin Demirtaşin si kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale të Turqisë 2014. Ata gjithashtu mbështetën HDP-në në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2015.[2]

Në Kongresin e Dytë të Zakonshëm të Partisë më 2 prill 2016, partia ndryshoi emrin e saj në Yeşil Sol Partisi (YSP).[3] Logoja e sotme e partisë mund të ndiqet nga vendimi i marrë në Kongresin e dytë të Jashtëzakonshëm më 16 tetor 2022.[4] Selahattin Demirtaş më vonë sugjeroi se nëse HDP do të ndalohej, të gjithë kandidatët e fraksionit të HDP-së do të konkurronin në emër të YSP-së në zgjedhjet e përgjithshme të 2023.[5][6]

Me vendimin e 24 marsit 2023, HDP, Emekçi Hareket Partisi (Partia e Lëvizjes Punëtore) dhe Toplumsal Özgürlük Partisi (Partia e Lirisë Sociale) vendosën të qëndrojnë të bashkuar në listat e YSP-së për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.[7] Kjo është për të forcuar aleancën Millet İttifakı (Aleanca e Kombit) të liderit të opozitës Qemal Këllëçdaroglu. Prandaj, YSP po trajtohet si parti kyçe për zgjedhjet presidenciale të vitit 2023.[8]

  1. ^ "Tüzük". Yeşil Sol Parti (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2023. Marrë më 2023-04-10.
  2. ^ "Barışa ve Umuda Şans Ver! - Basın Açıklamaları :: Yeşiller ve Sol Gelecek Partisi". web.archive.org. 2015-07-15. Arkivuar nga origjinali më 15 korrik 2015. Marrë më 2023-04-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Şarkı, Fırat (2016-04-03). "Partimizin 2. Olağan Konferans/Kongere'si Ankara'da Gerçekleştirildi". Yeşil Sol Parti (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2023. Marrë më 2023-04-10.
  4. ^ Şen, Dilek (2022-10-18). "Yeşil Sol Parti'nin logosu değişti | Parti Eş Sözcüsü İbrahim Akın: "Kapatılırsa, HDP seçeneksiz değil"". Medyascope (në turqisht). Marrë më 2023-04-10.
  5. ^ "Yeşil Sol Parti, HDP'nin parti üzerinden seçime girme ihtimaline nasıl bakıyor?". BBC News Türkçe (në turqisht). 2023-03-14. Marrë më 2023-04-10.
  6. ^ "Auch Plan-B von HDP unter Druck - Razzien gegen Mitglieder von Grüne Links Partei". www.fr.de (në gjermanisht). Marrë më 2023-04-10.
  7. ^ Duvar, Gazete (2023-03-24). "Emek ve Özgürlük İttifakı'nda tam uzlaşı sağlandı". https://www.gazeteduvar.com.tr/emek-ve-ozgurluk-ittifakinda-tam-uzlasi-saglandi-haber-1609870 (në turqisht). Marrë më 2023-04-10. {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  8. ^ Wimmer, Christopher. "Düstere Aussichten für Erdoğan (nd-aktuell.de)". nd-aktuell.de (në gjermanisht). Marrë më 2023-04-10.