Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë luftës së dytë botërore
Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 - 1945) është vepra e IV-ët e vëllimit të krijimtarisë së Fehmi Agani. Vepra e katërt e profesor Aganit apo „Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 - 1945)“, është në vazhdën e veprave të realizuara prej tetë vëllimesh të veprave të Fehmi Aganit dhe i ka 486 faqe.
Në këtë vepër është paraqitur teza e disertacionit të Aganit, për titullin doktor i shkencave sociologjike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës e mbrojtur në vitin 1973, para komisionit në përbërje : prof. dr. Ali Hadri, prof. dr. Ali Dida dhe prof. dr. Gazmend Zajmi. Sipas shënimit të redaksisë thuhet se „nga ky dorëshkrim Fehmi Agani me të gjallë të vet ka botuar vetëm dy kapituj“, prandaj libri si tërësi është përgatitur në saje të dorëshkrimit të disertacionit që është punuar në mes viteve 1969 - 1972 dhe si dorëshkrim mban vulën e kohës, shprehë shkallën e njohurive të arritshme atëherë. Me publikimin e veprës „Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939 - 1945)“, vizioni i Fehmi Aganit vetëm sa merr atë kuptimin e një gjenialiteti dhe shpreh edhe më tej atë figurën koherente, i cili gjatë gjithë jetës gjërat i ka marrë me ngadalë dhe i ka trajtuar në mënyrë të qetë duke mos lejuar që mbi parimin shkencor të dominojnë emocionet e çastit. Si do që të jetë, mendohet se libri begaton edhe më shumë diapazonin e njohurive të profesor Aganit, dhe mbi të gjitha, libri duhet rilexuar duke i marrë parasysh rrethanat e kohës, ndikimin e politikës edhe në jetën shkencore si dhe raportet e ngrira në relacionin Kosovë - Shqipëri, por mendimi i komisionit botues se vepra „ka ide që jetojnë përtej kohës përkatëse“ është konstatim i qëlluar dhe mjaft evident për rastin në fjalë.
Vepra e katërt e këtij korpusi është një studim voluminoz, konciz dhe serioz që nxit kuriozitetin e lexuesit që të merret edhe në këtë kohën e vizioneve të reja me leximin e saj. Por, vlerat e librit marrin përmasa edhe më të mëdha kur tani lexohet duke i pasur parasysh edhe kontekstin kohor kur është shkruar dhe sidomos mbretërimin e rrethanave shoqërore e politike dhe të raporteve të ngrira në relacionin Prishtinë - Tiranë. Aq më tepër, kur dihet se deri në atë kohë nuk është bërë ndonjë studim i këtij lloji dhe si duket deri në vitin 2007 nuk është bërë ndonjë studim për raportet dhe rivalitetet e partive politike të një vendi të cilat e kanë udhëhequr luftën drejt një triumfi përfundimtar e aq më pak për ato në Shqipëri.
Studimi është i ndarë në pesë kapituj: Në kreu i parë, merret kryesisht me „Kushtet shoqërore dhe ekonomike si dhe marrëdhëniet politike dhe zhvillimi i Shqipërisë deri më 1939“, periudhë që nis me kohën kur Shqipëria bëhet shtet i pavarur, përkatësisht flet për „Luftën për rifitimin e pavarësisë“, me zhvillimet politike, ekonomike dhe të marrëdhënieve italo - shqiptare e deri në lindjen e grupeve të para komuniste. Të gjitha njohurit e veta prof. Agani i ka vendosur mbi parimin shkencor duke e favorizuar mendimin pozitivë të asaj kohe, me që rast ka vlerësuar pozitivisht të gjitha ecurit për progres, politik, arsimor në kontekstin e zhvillimeve të gjithëmbarshme ballkanike dhe ato botërore.
Kreu i dytë, merret me „Okupimin e Shqipërisë, sistemin okupues dhe institucionet politike të okupacionit“, duke u nisur që nga pushtimi i Shqipërisë më 7 prill 1939, pastaj për gjendjen ekonomike të vendit në kohën e okupimit, partitë e asaj kohe, qeveritë në periudhën italiane të pushtimit dhe përfundon me „periudhën e pushtimit gjerman“. Të gjitha këto zhvillime u bënë në rrethana trysnish e pushtimesh të cilat do të reflektohen edhe në zhvillimin ekonomik, politik dhe diplomatik të Shqipërisë.
Kreu i tretë merret me „Partinë Komuniste të Shqipërisë“, me krijimin e saj, me forcimin dhe zhvillimin ideo - politik dhe organizativ, konferencat e saja, konfliktet dhe luftërat politike në mes partive shqiptare, përkatësisht qëndrimet e PKSh ndaj partive dhe grupimeve të tjera si dhe mbyllet me marrëdhëniet ndërkombëtare e ndërpartiake të PKSh-së me vendet dhe partitë aleate.
Në kreun e katërt, kryesisht flitet për „Ballin Kombëtar“, është trajtuar emri dhe karakteri i kësaj organizate, pastaj me gjenezën, formimin dhe përbërjen e Ballit Kombëtar etj. Për bazat dhe zhvillimin ideor, politikën organizative si dhe mbyllet me qëndrimet e „Ballit Kombëtar“ ndaj luftës dhe forcave të tjera relevante. Ndonëse është folur shkurt dhe në kontekstin e zhvillimeve politike të kohës, prof. Agani ka arritur të jap ide dhe pikënisje interesante gjë që ia shton vlerën e njohjes, mendimit të tij socio - politik.
Kreu i pestë i kushtohet „Legalitetit“, dhe në pika të shkurtra autori ka shpjeguar emrin, gjenezën dhe karakterin e Legalitetit si parti politike, strukturën organizative dhe orientimet politike të saj. Sado që në mënyrë sipërfaqësore është trajtuar Legaliteti si parti politike, ka shënuar një guxim politik për prof. Aganin për t’a radhitur si njërën nga mundësit e pluralizmit të kohës në atë vend.
Pas këtij kreu, në pesë faqe në vazhdim prof. Agani ka sjellë përfundime të caktuara të cilat i ka shprehur në formë përfundimesh duke bërë me dije se „trajtimi i grupacioneve të Ballit Kombëtar e të Legalitetit si parti politike, që, mendojmë, për herë të parë u zhvillua me konsekuencë në këtë punim, jo vetëm që i përgjigjet në mënyrë më adekuate qenies së vërtetë objektive politike të tyre, por ofron mundësi më të mëdha që të kuptohet në mënyrë më të plotë determinizmi shoqëror, fizionomia klasore, orientimi politik, struktura organizative dhe funksionimi i tyre“.
Në fund të librit, është dhënë literatura e përdorur, shtypi në Shqipëri, si dhe lënda arkivore.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tituj veprash filozofi, publicistik |
Në rrjedha të mendimit sociologjik · Për shoqërinë civile · Demokracia, Kombi, Vetëvendosja · Partitë dhe grupet politike në Shqipëri gajtë L2B · Sindikatat Gjermane dhe shkrime tjera · Gjuha e dhunës dhe zëri i arsyes · Pavarësia gjasa dhe shpresë · Intervista, reagime · |
Emërnderime | · |