Pasaporta e Luksemburgut
Pasaporta e Luksemburgut (Frëngjisht: passeport luxembourgeois; luksemburgisht: lëtzebuergesche Pass; gjermanisht: luxemburgischer Reisepass) është një dokument udhëtimi ndërkombëtar i lëshuar për shtetasit e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe mund të shërbejë gjithashtu si provë e shtetësisë luksemburgase. Përveçse i mundëson mbajtësit të udhëtojë ndërkombëtarisht dhe shërben si tregues i nënshtetësisë Luksemburgase, pasaporta lehtëson procesin e sigurimit të ndihmës nga zyrtarët konsullorë të Luksemburgut jashtë vendit ose nga shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian në rast se një konsullore e Luksemburgut mungon, nëse është e nevojshme.
Sipas Indeksit të Pasaportave Henley 2022, qytetarët e Luksemburgut mund të vizitojnë 189 vende pa vizë ose me vizë të dhënë pas mbërritjes.[1] Për më tepër, Organizata Botërore e Turizmit publikoi gjithashtu një raport më 15 janar 2016 duke renditur pasaportën luksemburgase në vendin e parë në botë (të lidhur me pasaportat britanike, daneze, finlandeze, gjermane, italiane dhe të Singaporit) për sa i përket lirisë së udhëtimit, me një indeks lëvizshmërie prej 160 (nga 215 pa viza të peshuara me 1, viza në mbërritje e peshuar me 0.7, eVisa me 0.5 dhe vizë tradicionale e peshuar me 0).[2] Qytetarët e Luksemburgut mund të jetojnë dhe punojnë në çdo shtet anëtar të BE-së, Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër si rezultat i së drejtës së lirisë së lëvizjes të dhënë në nenin 21 të Traktatit të BE-së.[3]
Çdo qytetar i Luksemburgut është gjithashtu qytetar i Bashkimit Evropian. Pasaporta, së bashku me kartën e identitetit kombëtar mundëson lirinë e lëvizjes në cilindo nga shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe në Zvicër.
Pasaportat biometrike të Luksemburgut janë të vlefshme për pesë vjet për mbajtësit e moshës katër vjeç e lart dhe e vlefshme për 2 vjet për fëmijët nën katër vjeç.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The Official Passport Index Ranking". Henley & Partners (në anglisht). Marrë më 2022-09-19.
- ^ "Visa Openness Report 2016" (PDF). World Tourism Organization. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 janar 2016. Marrë më 17 janar 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Treaty on the Function of the European Union (consolidated version)