Penelopa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Penelopa (greqisht: Πηνελόπεια, Πηνελόπη. Latin: Penelope) - e bija e Ikariut, mbretit të Akarnanisë dhe e gruas së tij, Periboa, bashkëshortja e mbretit Odise.

Francesco Primaticcio 002.jpg

Sot e kësaj dite jeton në ndërdijen e njerëzimit si shembull i shkëlqyeshëm i dashurisë dhe i besnikërisë bashkëshortore. Në Greqi ka qenë poashtu proverbiale edhe për shkak të dinakësisë së vet. Me Odiseun u martua me dashuri. I ati i saj ia dha për paj mbretërisë së vet Itakën dhe ujëdhesat fqinje. Fati nuk i ka shërbyer që me Odiseun të jetojë e lumtur dhe e kënaqur. Pasi u lindi i biri Telemaku, Odiseu qe i detyruar të shkojë në luftën e Trojës. Kjo luftë zgjati dhjetë vjet e pastaj vazhduan edhe dhjetë vjet, deri sa pas shumë vuajtjeve nuk u kthye në shtëpi. Gjatë tëre kësaj kohe Penelopa besonte thellë se Odiseu do t'i kthehet me fat, dhe në këtë besim nuk e ka luhatur as ajo që shumë prej njerëzve i sillnin lajmet të bindëshme për vdekjen e tij.

Penelopa në arte

Miti i Penelopës[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi Odisea nuk u kthye për një kohë të gjatë, filluan ta bezdisin shumë krushqarë nga rrethina e afërt dhe e largët. Asnjëri nuk pajtohej me re fuzimin e saj. Ngasjet për ta fituar dorën e saj dhe me të edhe mbretërinë e Odiseut ishin madje edhe tepër të mëdha. Prandaj rrinin në afërsi të saj dhe në mënyrë të pareshtur e nxitnin të martohet. Me kohë u mblodhën njëqind e tetë. Sado që për nga mendimet dhe natyra dalloheshin, të gjithë pajtoheshin në një gjë: nuk do të shpërndaheshin deri sa Penelopa nuk do ta zgjedhte njërin prej tyre për burrë.

Penelopa u përballonte trimërisht të gjitha ngasjeve e premtimeve të krushqarëve dhe para së gjithash, përpiqej të përfitojë në kohë. Në bezdisjet e tyre këmbëngulëse, më në fund, deklaroi se do të martohet kur Laertit babës plak të Odiseut, t'ia thurte këmishën vdekjes. Atë që e thurte ditën, natën e prishte. Kështu i mashtroi plot tri vjet dhe atëherë krushqarët e zbuluan fshehtësinë, sepse ua tregoi një prej sherbëtorëve. Hynë në odën e saj dhe e panë se si po e prishte. Pastaj e detyruan që këmishën ta përfundojë. Kështu rritën gjasat e krushqarëve për martesë të shpejtë, dhe secilit prej tyre Penelopa u ofroi shpresën e barbartë në mënyrë që t'i ngatërrojë ndër vete.

Krushqarët kohën e gjatë të pritjes e kalonin mjaft mirë: çdo ditë vinin në pallatin e Odiseut, i prenin kafshët e zgjedhura, gostiteshin, luanin bizhoz, luanin dhe zhvillonin biseda të vrullshme. Nga sjellja e tillë e tyre Penelopa vuante shumë, por edhe më tepër Telemaku i ri. Pasi që nuk ka pasur fuq: të mjaftueshme për t'i dëbuar, e ftoi kuvendin në të cilin është dashur të mirret vendimi që krushqarët të shpërndahen. Krushqarët e shpartalluan kuvendin dhe më arrogantët në mesin e tyre madje deklaruan se poqese Odiseu kthehet, do ta vrasin me duar të veta. Në fund u morën vesh për ta vrarë Telemakun dhe kështu të lirohen prej trashëgimtarit legjitim të fronit të Odiseut.

Telemaku dhe Penelopa kanë qenë të bindur thellë se Odiseu është gjallë, andaj me ndihmën e hyjneshës Athena Telemaku u nis për ta kërkuar babën e vet. Prej Menelaut, mbretit spartan, morën vesh se Odiseu është gjallë në ujëdhesën e nimfës Kalipso, ku e ka hudhur zemërimi i Poseidonit, zotit të detit, dhe se Kalipsa po e pengonte kthimin e tij.Mirëpo, lajmet e Menelaut ishin pak të vjetruara. Në atë kohë Kalipsa, me urdhërin e zotërave i kishte lejuar Odiseut që të shkojë dhe ky tani gjendej në rrugë për në atdhe. Nuk kaloi shumë kohë pas kësaj dhe Telemaku u takua me babain e vet në kasollë të bariut të vet, Eumeut, në Itakë.

Kur Odiseu mësoi se ç'po ndodh në shtëpinë e tij, e krijoj planin se si do të bëjë rregull dhe se si do t'i dënojë krushqarët. Plani ishte rezultat i dinakërisë, i trimërisë dhe i fuqisë. Së bashku me Telemakun dhe Eumeun Odiseu pastaj u nis për në pallat të vetin në të cilin askush nuk e njohu sepse hyjnesha Athena, për shkak të sigurisë së tij, e shndërroi në lypsar plak. Me pretekst se është duke kërkuar lëmoshe Odiseu i vëzhgoi mirë të gjithë krushqarët për së afërmi. Në të vërtetë lëmoshë nuk fitoi, por vetëm grushta dhe fyerje, por kjo nuk e pengonte më. Njëherit u bind në besnikërinë dhe bujarinë e bashkëshortes së vet. Penelopa u angazhua për te, sepse në shtëpinë e vet nuk lejonte që të ofendohet as lypsi dhe i urdhëroi shërbëtores Euriklea, që t'ia përgatit shtratin dhe t'ia lajë këmbët si secilit musafir të mirëseardhur. Euriklea, dadoja plakë, e njohu Odiseun nga vraga në këmbë. Ai e bëri me dije që të heshtë, dhe kështu i panjohur prej të tjerëve, pra edhe prej Penelopës, e kaloi për herë të parë pas njëzet vjetëve natën në shtëpi të vet.

Odiseu u kthye në shtëpi të vetën në momentin kritik. Penelopa tani më i kishte harxhuar të gjitha mjetet për ta shtyrë vendimin e vet, dhe ditën e dytë krushqarëve u premtoi sprovën e fundit. Urdhëroi që ta siellin harkun e rëndë të Odiseut dhe në tokë i rreshtuan dymbëdhjetë sopata njërën pas tjetrës. Ai i cili do ta hudhte shigjetën nëpër vrimat e të gjitha sopatave përnjëherë, ai do të jetë burri i saj.

Krushqarët me plot shpresë, të mahnitur e shikonin harkun e rëndë dhe ia dhanë Telemakut që ta ngrehte. Kur nuk i shkoi për dore, provuan vetë, por krejt ishte e kotë. Andaj vendosën që të fitojnë fuqi me ushqim e me pije dhe shkuan në dhomën e mysafirëve. Në atë çast u paraqit Odiseu, duke u lutur që ta lejojnë që edhe ai ta provojë harkun. Të gjithë e përqeshin, por me pajtimin e Penelopës, më në fund, e lejuan. Odiseu e kapi harkun, pa vështirësi e ngrehu, e vendosi shigjetën në tetivë dhe ajo në gjuajtjen e parë kaloi nëpër vrima të të gjitha sopatave. Krushqarëve e pastaj ua organizoi befasinë e re: i hoqi nga trupi i vet leckat e lypsit, doli para tyre me pamjen e vet e vuri në shënjestër krushqarin më të mirë dhe me një gjuajtie e vrau. Pastaj ra i dyti, pastaj i treti. Krushqarët e trishtuar, zmbrapseshin, kërcenin, duke vrapuar kah muret ku i kishin të varura armët. Mirëpo, Odiseu fshehurazi ua kishte larguar. Për mbrojtje krushqarëve u mbetën vetëm shpatat e shkurta dhe orenditë shtëpiake, dhe më vonë fshehtas Melanteu, skllavi i Odiseut, ua solli shtizat dhe harqet. Porse kjo nuk u solli dobi. Iu nënshtruan Odiseut pas luftës së tmerrshme. Nuk shpëtoi asnjëri prej tyre.

Kthimi i Odiseut

Ngadhënjimtari Odise e ftoi Penelopën, por për befasi të tij të madhe, ajo e përshëndeti ftohtë. Në kohë të mungesës së tij të gjatë në të u poq mosbesimi ndaj mashkujve. Nuk deshti të besojë se para vetes e kishte bashkëshortin e vet edhe atëherë kur hyjnesha Athena ia ktheu pamjen e tij të mëparshme. Kur pastaj e luti për shtrat shërbetorëve u urdhëroi për t'ia përgatitur shtratin mbretëror në odën e madhe. Odiseu u befasua: ky shtrat nuk mund të bartet, sepse i kishte këmbët prej rrënjës së ullirit që e kishte lënë në tokë. Shi tani Penelopa besoi se para vetes e kishte Odiseun. Fshehtësinë e shtratit bashkëshortor e kishin të njohur vetëm ata. Atëherë Penelopa e pranoi Odiseun ashtu siç i ka hije gruas për ta pritur burrin, duke dashur vetëm një gië: që sërish mos t'i ndajë lufta ose fati i kobshëm.

Penelopa në Letërsi dhe Arte[redakto | redakto tekstin burimor]

Kaq është për Penelopën aq sa gjejmë në Odise. Për fatin e saj të mëtejshëm nga Homeri ne nuk dim më asgië. Sipas epit Telegonia, që i mvishet Eugamonit nga Kreta (ndoshta nga shek. VII-VI. parae.s.) me Odiseun jetoi e lumtur derisa ky u vra nga duart e barit të vet, por jo prej duarëve të Telemakut, por të Telegonit, të cilin ia ka lindur Circeja te e cila, duke u kthyer nga Troja, përkundër vullnetit të vet, qëndroi një vit.Ky Telegon gjoja se u martua pastaj me Penelopën dhe me të e ka pasur djalin Ital, sipas të cilit Italia e merr emrin e vet. Ndërkaq, në ndërdijen e njerëzve Penelopa ka mbetur e tillë çfarë (sipas miteve të lashta) e ka krijuar Homeri, dhe çfarë me qarkoret e veta Heroides e ka punuar edhe Ovidi. Pamia e Penelopës na është e njohur nga një numër i varfër i veprave të ruajtura të artistëve figurativë antike, veçmas në vazat si Penelopa e thur këmishën e vdekjes nga mesi i shek. V para e.s. (sot giendet në Muzeun e Qytetit Chiusiu-Kiuziu), Penelopa dhe krushqarët nga e njëjta kohë (sot giendet në Muzeun Popullor në Sirakuzë), Penelopa përshendetet me Odiseun nga koha romake (sot në Muzeun Popullor në Parma) dhe nga piktura murale pompeane nga fillimi i erës sonë Odiseu dhe Penelopa (sot në Muzeun Popullor në Napoli). Në kuptim të konceptit të parë të Homerit figurën e Penelopës e përcaktonin historianët e lashtë të artit si Penelopë edhe truporen e gruas e cila pret pikëllueshëm në koleksionin e Muzeut të Vatikanit (ndoshta nga shek. I i.e.). Prej veprave të kohës më të re po e përmendim të paktën Penelopën klasiciste të J.A. Jerichaut nga viti 1845. (gjendet Gklyptotekën e Karlsbergut në Kopenhagen). Figura e Penelopës nuk u ngjall vetëm në veprat e poezisë së trubadurëve, të renesansës dhe të barokut, por edhe në veprat e autorëve modernë. Sepse fati i grave që i presin burrat e vet nga lufta si temë nuk e ka humbur fuqinë joshëse edhe sot, dhe për fat të keq as aktualitetin.