Persekutimet gjatë regjimit komunist në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Gjatë periudhës së regjimit komunist në Shqipëri u krijua një sistem sundues diktatorial i cili u mundua të siguronte mbijetesën e tij nëpërmjet metodave të ndryshme frikësuese dhe sanksionuese të njerëzve. Shumë persona janë hetuar, akuzuar, dënuar, persekutuar dhe ekzekutuar në emër të popullit për shkak të kundërshtimit të regjimit.

Dënimet gjatë regjimit komunist[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga statistikat mbi numrin e dënimeve rezulton që janë pushkatuar 5577 burra dhe 450 gra, janë burgosur për arsye politike 10133 burra dhe 7367 gra, nga të cilët 1065 gra dhe burra kanë vdekur, kanë humbur aftësinë mendore nga torturat 408 burra e gra. Janë internuar për motive politike nga vitit 1944-1990 20.000 familje, nga të cilët kanë vdekur 7022 persona, të moshave të ndryshme, nga fëmijë deri në 80 vjeç, në zonat e internimit. Çdo 3 ditë, një qytetari do t'i bëhej gjyq politik ose ekzekutohej me ose pa vendim gjykate dhe eshtrat e tyre nuk dihen ende se ku janë. Vetëm në qytetin e Shkodrës janë 400 familje të cilat nuk i kanë gjetur eshtrat e të pushkatuarve dhe qindra të tjerë në Shqipëri presin një varr për t'u prehur. Çdo 2 muaj, i burgosuri politik pësonte gjymtime mendore e politike për shkak të keqtrajtimit në hetuesi dhe çdo 2 javë, një i burgosur politik vdiste në burg. Çdo 2 javë, burgosej një qytetar. Çdo 2 muaj, internoheshin 3 persona.

Burgjet në Shkodër

Nga viti 1944, Shkodra u mbush me burgje dhe u kthye në një qytet-burg. Në atë periudhë numëroheshin shumë burgje.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatbardha Saraçi Mulleti, Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Tiranë 2017, fq.92-93.