Peter Zingraf

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Peter Zingraf është një diplomat gjerman. Që prej gushtit 2019 është Ambasador i Republikës Federale të GjermanisëShqipëri.

Jetëshkrim[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbas mbarimit të shkollës së mesme, Peter Zingraf studioi romanistikë me theks në historinë letrare frënge dhe italiane në Aachen. Ai vazhdoi studimet në Universitetin e Poitiersit në Francë dhe në Universitetin e Firences në Itali, mbasandaj filloi punën si punonjës shkencor në universitetet e Aachenit dhe të Freiburg im Breisgaut.

Zingraf u bë pjesëtar i diplomacisë në vitin 1993 në Bonn. Një vit më pas u shërbye si zyrtar shkëmbimi në Ministrinë e Punëve të Jashtme italiane në Romë. Mbas rikthimit në Zyrën e Jashtme të Gjermanisë, ai mori përsipër punën si zyrtar në departamentin politik. Prej vitit 1996 deri në 1999, punoi në ambasadën gjermane në Varshavë.

Mbas zhvendosjës së Zyrës së Jashtme për në Berlin, Zingraf u vendos atje në Njësinë 604 ("Shkenca dhe Shkollat e Lartë") të Departamentit të Kulturës.[1] 2002, ai shkoi në ambasadën gjermane në Dar es SalaamTanzanisë. Nga viti 2005 punoi në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme dhe nga viti 2010 në ambasadën gjermane në kryeqytetin irlandez Dublin, ku ishte zëvendës i ambasadorit.[2] Midis 2013 dhe 2016 punonte në departamentin e politikës së jashtme në Zyrën Federale të Presidentit gjerman. U rikthye prapë në departamentin qendror të Zyrës së Jashtme gjatë vitit 2016.

Detyrën e ambasadorit e ka marrë përsipër për herë të parë më 1 gusht 2019 si pasardhës i Susanne Schütz në ambasadën gjermane në Tiranë.[3] Që prej fillimit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë 1987, Zingraf është ambasadori i 11-të në rradhë të ambasadorëve gjermane në vend.

Shkrime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Peter Zingraf: Deutsche Übersetzungen aus dem Italienischen im 18. Jahrhundert – ein Überblick. Në: Elisabeth Arend (bot.): Übersetzungsgeschichte als Rezeptionsgeschichte: Wege und Formen der Rezeption italienischer Literatur im deutschen Sprachraum vom 15. bis 20. Jahrhundert. Hitzeroth, Marburg 1993, ISBN 3-89398-132-2, S. 51–79.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Teilnehmerliste (PDF) Arkivuar 27 nëntor 2019 tek Wayback Machine, shqyrtuar më 10 kallnor 2020
  2. ^ New Ambassadors present Credentials, shqyrtuar më 10 kallnor 2020
  3. ^ Botschafter Peter Zingraf (CV i ambasadorit Zingraf në faqen e internetit të ambasadës gjermane në Tiranë), shqyrtuar më 10 kallnor 2020