Jump to content

Petraq Qafoku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petraq Qafoku ishte një inxhinier miniere i cili kishte studiuar në Universitetin La Sapienza në Itali.

Pas mbarimit të studimeve, ai u kthye në Shqipëri në 1944 me një dëshirë të madhe të bashkëkohësve të vet për të ndërtuar vendin e rrënuar. Që i vogël kishte mbetur jetim dhe ndonëse vinte nga një familje tregtare, ai nuk kishte trashëguar prona e pasuri.

Të afërmit e kishin ndihmuar të shkollohej prej rezultateve të mira në gjimnaz. Pas përfundimit të studimeve në Romë, ai u kthye në qytetin e tij të lindjes në Berat.

Vendimi i tij i përgjigjet klimës shpirtërore të shumë intelektualëve shqiptarë që e kishin mjaft për zemër. Edhe pse Roma e pasluftës mund t'i ofronte atij një karrierë e jetë më të mirë, dashuria e tij e madhe për vendlindjen e bëri atë të vendosej në fatin e Shqipërisë.[1]

  1. ^ Albert, Nikolla (2019). Kur sigurimi merej me shkence. Garda e Republikes, AIDSSH. fq. 52.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)