Jump to content

Petrika Rëmbeci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Petrika Rëmbeci (Këngëtar lirik-bass bariton)

Ka lindur më 6 Gusht 1944 në Korçë ku edhe ka filluar aktivitetin si këngëtar pranë estradës profesioniste. Babai i i tij artistik konsiderohet mjeshtri i fizarmonikës Abaz Hajro, i cili e shtyu që në moshë të re në festivalet e Korçës.[1] Gjatë viteve 1968-1973 ka kryer studimet në Akademinë e Arteve pranë të madhit Ramiz Kovaçi,[1] ku edhe është diplomuar për këngëtar bass-bariton me notën 10.[2] Në vitin 1974 ëmërohet solist pranë Teatrit të Operas dhe Baletit ku vazhdon profesionin e tij si këngëtar solist deri në daljen në pesion në vitin 1999.. Gjatë karierës në TOB ka realizuar me sukses dhjetra role nga operat shqiptare dhe të huaja. Disponon një repertor të pasur koncertal në gjininë e këngës dhe repertorit operistik botëror. Ndër veprat e tjera lirike, ai është dalluar në rolet kryesore si: "Panajoti, opereta “Dhëndrri u transferua”, Gjni , opera “Mrika” Agjenti I, opera “Goca e Kaçanikut”; Meti, opera “Toka jonë”; Gjon Flamura, opera “Skënderbeu” (skenë nga opera); Tregtari venedikas, opera “Borana”; Gjergji, opera “Vjosa”; Ademi, opera “Komisari”, etj. Ka një repertor të pasur edhe nga operat e njohura botërore ku do të veçojmë disa nga rolet e tij më të spikatur si: Don Basilio, opera “Berberi i Seviljes”; Doktor Grenvil, opera “La Traviata”; Colline, opera “La Boheme”; Sparafucile, opera “Rigoletto”, Nurabadi, opera “Peshkatarët e perlave”; Sciarrone, Cesare Angelotti, opera “Tosca”; Gjenerali Ronsdorf, opereta “Princesha e Çardashit”; Zuniga, opera “Carmen”.Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

Krahas recitaleve ka marrë pjesë në koncerte, në Anketat e Radio Tiranës, në Dekadat e Majit, në festivale të ndryshme dhe në Festivalin e fundvitit. Κonkretisht, kompozitori i madh Pjetër Gaci pasi kishte dëgjuar zërin e tij brilant, e gjeti një mëngjes në punë fizike dhe i kërkoi të interpretonte një këngë që kishte shkruar për të. Kështu del Petrika për herë të parë në Festivalin e 15-të. Kënga quhej "E bukura Shqipëri" dhe menjëhërë u bë hit i kohës, ndërsa kënga tjetër "Në zemra kemi heroizmin" ishte e Josif Mingës dhe teksti i Demokrat Anastasit.

Për arsye të panjohura, deri më sot u vendos që të mos merte pjesë në dy festivalet në vijim. Sidoqoftë Kthehet në mënyrë dinamike tek festivali i 18-të ku këndon dy këngë, "Marshojmë në pesëvjeçare" me muzike nga Gazmend Mullahi, tekst nga Vullnet Mato e kënduar në duet me Kastriot Agon dhe "Ideali na bashkoi" me muzikë nga Lejla Agolli dhe tekst nga Basri Bushkashi duet me Gjergj Suliotin. U cilësuan si "dueti i artë" bashkë me tenorin Gjergj Sulioti,[3] pasi kishin shumë këngë të përbashkëta. Disa nga duetet e tyre më të famshëm që shënuan skenat e muzikës së lehtë shqiptare janë: "Këngët e trimërisë" Muzika: Agim Prodani & Teksti: Zhuliana Jorganxhi dhe Kënga e partizanit trim (Zemër nënë) me muzike dhe tekst nga Vangjo Nova. etj. Ka realizuar gjithashtu një numër të madh koncertesh të ndryshëm vokalë si në Shqipëri ashtu edhe në turne jashtë shtetit si Turqi, Itali Jugosllavi e Greqi. Repertori i tij koncertor përfshin një gamë të gjerë gjinish me arie, romanca, këngë popullore dhe këngë të muzikës së lehtë. U nda nga jeta më 5 Shtator 2021 në Tiranë.

  1. ^ Vangjeli, Sotiraq (2015). Kronologji e Artisteve dhe muzikanteve korcare. Korce Alabnai: Kotti. fq. 101–102. ISBN 978-9928-167-37-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)