Pika në Tru
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Pika në tru, e njohur ndryshe edhe si goditja në tru, është një gjendje mjekësore gjatë së cilës qarkullimi i çrregullt i gjakut në tru shkakton vdekje të qelizave të trurit. Sipas çrregullimeve të qarkullimit të gjakut janë dy lloje goditje në tru: infarkti në tru kur kemi bllokim ose mbyllje të enëve të gjakut dhe mos qarkullim gjaku në një pjesë të trurit dhe gjakderdhja (ose hemorragjia) në tru kur kemi çarje ose plasje të enëve të gjakut. Qelizat e trurit fillojnë të vdesin pasi nuk pajisen më me oksigjenin dhe ushqimin e gjakut. Pjesë të trurit kalojnë drejt vdekjes që ndodh në një periudhë 6 orë. Hemorragjia rrit edhe presionin e lëngut mbi qelizat e trurit. Për ato goditje në tru që zgjasin më pak se 24 orë, goditja quhet e përkohshme.
Disa nga shenjat dhe simptomat që shfaqen kanë lidhje me funksionet përkatëse to zonave të trurit që preken si lëvizshmëria e gjymtyrëve (dorës, këmbës), shikueshmëria dhe e folura. Mund të shfaqet mpirje, derdhje ose dobësim i papritur i gjysmës së trupit, gjymtyrëve të njërës anë ose edhe të fytyrës; vështirësi në të ecur, humbje e drejtimit dhe baraspeshës së trupit, marramendje; vështirësi e papritur në të folur, të kuptuar, trullosje; dhembje koke e papritur e fortë, me shkak të panjohur; vështirësi e papritur në shikim në njërin ose të dy sytë etj.
Faktorët e rrezikut janë presioni i lartë i gjakut, sëmundja e sheqerit, vlerat e larta të kolesterolit dhe yndyrave në gjak, sëmundjet e rënda të veshkës etj.
Parandalimi i pikës në tru përfshin masa për të hequr faktorët e rrezikut, ndërhyrje kirurgjikale tek ata me ngushtim enësh gjaku në tru ose barna parandaluese.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |