Fatmir Haxhiu
Fatmir Haxhiu (Gjirokastrës, 28 dhjetor 1927 - Tiranë, 10 mars 2001) ka qenë piktor shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjedh nga një familie e mesme qytetare patriotike nga qyteti i Përmetit. Në vitin 1930 familia e tij u vendos me banim në qytetin e Tiranës, ku kaloi gjithë jetën deri në ditët e fundit më 10 mars 2001. Kreu shkollën fillore në "Shkollën e Kuqe" një nga shkollat e dëgjuara me mësues patriot si Sotir Milto Zgura, Sali Morina të cilët qenë të parët që e inkurajuan Fatmirin të vizatonte duke parë dëshirën e tij për tu bërë piktor. Kreu studimet në shkollën e mesme në Liceun e Tiranës.
Nga viti 1941 edhe pse ish rreth të 14 dhjetave merr pjesë në rininë komuniste shqiptare të shkollës. Gjatë pushtimit fashist në vitin 1942 përkrah lëvizjen çlirimtare dhe në shtator të vitit 1943 del partizan dhe lufton deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë. Në nëntor të vitit 1945 Fatmiri shkon për studime ushtarake në Beograd(Jugosllavi) në shkollën "VOJNA UCISHTE", ku për 6 muaj mori njohuri të përgjithshme ushtarake dhe pas ndarjes së degëve ai vazhdon studimet në Zagreb në shkollën e artilerisë "OFICIRSKA SKOLA I VOJNO UCILISTE ZEMALJSKE ARTILJERIJE".
Zagrebi i dha oficerit të ri ndër të tjera edhe shijet e punës estetike, edukative për të bukurën e bashkohoren. Aty Fatmiri njihet së pari jo vetëm me harmoninë e arkitekturës së qytetit por edhe me kulturën e larmishme të tij, muzikën, sportet, artet figurative. I etur së brëndëshmi për të thithur sa më shumë përshtypje, Fatmir Haxhiu vrojtonte me kureshtje gjithçka. Falë natyrës së tij të shkathët si djalosh kryeqytetas, atë e karkterizonte disiplina,vullneti i admirueshëm,karakteri i fortë, energjik e qëndrimi korrekt.
Kryen studimet me sukses, dhe në vitin 1948 kthehet në atdhe plot energji, kulturë dhe ëndra duke mos e braktisur për asnjë moment dëshirën dhe pasionin e tij për pikturën. Ai punonte dhe merrej vazhdimisht me aktivitete artistike sidomos për festat kombëtare, apo ngjarjet e shënuara historike. Në ushtri, artisti i ardhshëm gjeti mjedisin e tij, fillimisht në Regjimentin e Artilerisë në qytetin e Beratit e më pas si zv/shef operativ i Komandës së Artilerisë së Ushtrisë deri në vitin 1956. Për tre vjet nga viti 1956-1959 punoi si pedagog i taktikës së artilerisë në Shkollën e Bashkuar të Oficerave (sot Akademia Ushtarake e Trupave Tokësor "Skenderbej"). Gjatë kësaj periudhe ai u dallua për aftësin organizuese, disiplinën, shpirtin kërkues ndaj vehtes, përgatitjen e lartë, korrektësinë dhe seriozitetin në mësim dhënje.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njihet shumë herët që më 1944, me Andrea Mano, Llazar Nikolla, Kel Kodheli, Sadik Kaceli (sot, artistë më në zë të skulpturës e pikturës shqiptare) ku përpunuan formulimin dhe realizimin figurativ të kongresit të Bashkimit të Rinisë Antifashiste Shqiptare.Këta artist me eksperiencë së bashku me piktorin Nexhmedin Zajmin, skulptorin Odise Paskali, piktorin Foto Stamo duke parë devotshmërin,seriozitetin,pasionin,talentin e Fatmir Haxhiut e ndihmuan shumë dhe në pregatitjen teorike pasi panë tek ai shpirtin e gjërë e të ndjeshëm,një piktor që do të rradhitej më vonë me dinjitet krahës tyre
Nga mesi i viteve 50, Fatmir Haxhiu u bë promotori dhe krijuesi i studios së parë ushtarake në Shqipëri, ku u pasua edhe nga piktorë e skulptorë të tjerë të rinj,që sapo kishin mbaruar Licuen Artistik të Tiranës.Në vitin 1959 për herë të parë merr pjesë në ekspozitën kombëtare të pikturës, ku vlersohet me çmimin e dytë,i pari vlerësim ky që i dha forcë dhe e inkurajoi për më tej.Për vite me rradhë piktori u aktivizua dhe me vizatime e grafika në revistën"10korriku".Të shumta janë tregimet nga lufta që ai ka ilustruar duke ju shtuar atyre emocion dramatik, si në gazetën"Luftëtari",në organe të tjera të shtypit, të shtëpisë botuese"Naim Frashëri"e tjer.
Edhe pse me punën e talentin e tij ai kishte arritur diçka, dëshira për të vazhduar studimet e larta për piktur e ngacmonte vazhdimisht. Në vitin 1959 në Institutin e Lartë të Arteve pas përfundimit të konkursit u pranuan të ndjekin studimet 7 studentë nga 70 kandidatë të paraqitur. Njëri prej fituesve qe edhe Fatmiri. Kështu ai fillon studimet të cilat i përfundon me rezultatin shkëlqyeshëm në vitin 1965.
Punimi i tij për dipllomën ishte kompozimi me temë nga lufta N-Çl "Kalimi i Divizionit të Parë në Veri"(200x300)cm.. Studentit Haxhiu iu desh të bënte një punë kolosale, ai studjoi gjatë lidhur me armatimin e paisjet, veshjet, zgjedhjen e pejzazhit, të gjitha këto për të arritur një shkallë sa më të lartë vërtetësie historike. Në të njëjtën kohë ai mundi të interpretonte artistikisht në vepër heroizmin dhe sakrificën që dallonte heronjte e luftës. Tablloja e tij e dipllomës, është regjistruar në historikun ende të pashkrur të shkollës së lartë të artit, si një ndër arritjet më të shkëlqyera.
Tema e luftës dhe qëndresa heroike e popullit shqiptar në shekuj do të bëheshin motivi kryesor i tërë krijmtarisë së artistit.
Edhe pasi u diplomua ai vazhdoi të punojë si kuadër ushtrie, duke kryer detyra me përgjegjësi të ndryshme në Ministrinë e Mbrojtjes me gradë deri Nënkolonel.
Krahas funksioneve në ushtri dhe punës në atelje, Fatmiri ka qënë një artist i angazhuar edhe në problemet e drejtimit në strukturat e shoqatat artistike. Ka qënë anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve nga viti 1966-69 dhe anëtar i Komitetit Drejtues të saj deri në vitin 1991. Gjithashtu ai ka qënë anëtar i komisionit të pikturës pranë Komisionit Shtetëror për Artet Figurative të Shqipëris, kryetar i komisionit të pikturës pranë Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe anëtar i këshillit artistik të Galerisë Kombëtare të Arteve. Aktiviteti artistik i Fatmir Haxhiut është i ndërthurur edhe me atë pedagogjik, ku ai për vite me radhë ka kontribuar për diplomimin e brezave të rinj të piktorëve me emër. Nga viti 1970-1982 ka qënë pedagog i jashtëm i Insitutit të Lartë të Arteve në atelienë e pikturës monumentale për kurset e III-ta dhe të IV-ta. Nga viti 1967 ka ushtruar krijimtarinë e tij duke qënë në profesion të lirë.
Në këto katër dekada pune të pa lodhur në fushën e pikturës, ka realizuar një numër të madh veprash në gjininë e kavaletit dhe asaj monumentale. Sot punimet e tij gjënden kudo brënda dhe jashtë vendit. Ato janë ekspozuar apo janë pronë e Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut Historik Kombëtar, Muzeut Historik të qytetit të Tropojës, Burrelit, Vlorës, Përmetit, si dhe në institucione të tjera social-kulturore. Gjithashtu shtrirja e punimeve jashtë atdheut është e gjërë dhe e admirueshme. Punimet ndodhen në koleksionet private të artëdashësve në Itali, Francë, Spanjë, Austri, Greqi, Japoni, Kinë, Rusi, Amerikë, Zvicër, Hungari, Turqi, Jugosllavi, Australi, etj.
Në konkurset kombëtare prej vitit 1966 deri në vitin 1990 ka fituar tre çmime të para, dy çmime të dyta dhe një çmim të tretë. Eshtë laureat i Çmimit të Republikës së shkallës parë me veprën "Skroskë 1944" (206 x 330)cm, si dhe i Çmimit të Republikës së shkallës së tretë për veprën "Me shpatë në dorë"(550 x 450)cm. Shumë vepra të krijimtarisë së tij janë popullarizuar nëpërmjet botimeve në organe të ndryshme të shtypit si në gazetat "Drita", "Zëri popullit", "Puna", "Bashkimi", "Zëri i rinisë", "Luftëtari", në revistat "Albania", "nëntori", "Ylli", "Shqipëtarja e Re", "10 korriku", "Në shërbim të popullit", "Rruga e Partisë", në revista ushtarako politike, në kopertina librash, albume, tekse shkollore, kartolina, fletë riprodhimi të veçanta, katalogje ekspozitash, në pulla filatelie shqiptare dhe të huaja, etj.
Për të gjithë këtë aktivitet të gjatë e të suksesshëm artistik, Fatmir Haxhiu është nderuar me titujt e lartë "Piktor i Merituar" dhe "Mjeshtër i Madh i Punës".