Ambasada Pink
Ambasada Pink[1] është një organizatë e OJQ e financuar nga qeveria holandeze. Është një organizatë e cila mbron dhe përfaqson komunitetin homoseksual, lezbik, biseksual edhe transgjinor e kryesuar nga Altin Hazizaj.
Rreth Pink
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktivitetet publike nisën zyrtarisht në 17 Maj 2010 me programin “PINK Embassy – krijimi i mundësive dhe inkurajimi i komunitetit LGBT në Shqipëri”. I shtrirë në një periudhë kohore tre vjeçare, ky program arriti të bëjë të njohur kauzën LGBT në Shqipëri përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe komunikimit periodik mediatik, të stimulojë pjesëmarrjen dhe angazhimin e institucioneve publike dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të punojë për rritjen e kapaciteteve të tyre si dhe të garantojë hapësira sociale, kreative dhe emancipuese për komunitetin LGBT. Në harkun kohor 2010-2013 PINK u rregjistrua si organizatë pranë organeve gjyqësore, ngriti një skuadër kompakte, të dedikuar dhe profesionale dhe punoi për koordinimin e gjithë grupeve të interestit në të mirë të kauzës LGBT në vend. Ambasada PINK ka besuar gjithmonë se arritja e fuqizimit të të drejtave LGBT nuk mund të arrihet pa përfshirjen e institucioneve përgjegjëse dhe komunitetit. Për këtë arsye në këto vite pune intensive është mundësuar ngritja e marrëdhënieve të punës me institucione si Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen kundër Diskriminimit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Bashkitë kryesore në Shqipëri.
Aktivitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Java e Diversitetit është një seri eventesh në saj të ndërgjegjësimit të shoqërisë dhe kulminon në datën 17 me panairin e diversitetit, marshimin e krenarisë dhe aktivitete të shumta sociale dhe argëtuese si koncert, shfaqje filmash, ekspozita, konferenca dhe tryeza pune , ndarja e çmimeve për tridhjetë personat e vitit që kanë kontribuar për kauzën LGBT në Shqipëri
Më 12 maj deri më 17 maj Ambasada Pink dhe Open Mind Spectrum Albania iniciuan Festivalin e 3-të të Diversitetit në Shqipëri duke ftuar të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë, mediat, organizatat e të drejtave të njeriut dhe qytetarët e thjeshtë, të të gjitha orientimeve, besimeve dhe bindjeve t’i bashkohen aktiviteteve që do të zhvillohen këtë javë, si dhe Marshimit të Krenarisë në datën 17 Maj. Mesazhi kryesor i këtij Festivali ishte “Thuaj Po Dashurisë”.
Ambasada Pink ka punuar dhe lobuar për proçese të ndryshme reformuese të tilla si ndryshime ligjore, plane veprimi dhe masash për kauzën LGBT, kemi shërbyer si një qendër kërkimore dhe informimi për çështjet LGBT brenda dhe jashtë vendit.
Ambasada PINK është anëtare e organizmave ndërkombëtare si ILGA Europe dhe IGLYO