Placebo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Placebo (mjekësi))
Gjendeni te artikulli Placebo. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Placebo (lat. “dua të pëlqej”) është një tabletë ose preparat tjetër mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese dhe d.m.th. për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.

Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt.

Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos :

  • Placebo të vërtetë ose të pastër : kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.
  • Placebo false ose pseudoplacebo : ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh. antibiotikët kundër një infeksioni me virus.
  • Placebo psikoaktive : për studime të veçanta përdoren placebot si kontroll. Ato nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij.

Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve. Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe “studime të verbëta dyfishe” pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon. Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor.

Efekti i placebos nuk është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike. Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]