Jump to content

PlayStation Now

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

PlayStation Now është një shërbim video game i bazuar në Gaikai dhe i ofruar nga PlayStation. PlayStation Now ofron lojërat në pajisje si telefona, televizorë, PlayStation 3, PlayStation Vita dhe PlayStation 4. Ky shërbim është anunçuar më datë 7 janar 2014 në CES 2014. Në event, Sony gjithashtu prezantoi demo nga një numër lojërash duke bërë demonstrim të PlayStation Now në platforma si Bravia TV, PlayStation Vita dhe modele të PlayStation. Versioni Beta u mbyll më 28 janar 2014 dhe pritet që përfundimisht të jetë i disponueshëm si shërbim i plotë afër qershorit 2014.

Përmes një abonimi ose një karte me pagesa mujore lojtarët mund të hapin lojërat e PS3 në 720p, pa pasur fare një të tillë. Kur ky shërbim të lançohet këtë verë ai do jetë ekskluziv për Televizorët Soni Bravia, PS4 dhe PS3. Sony planifikon ta zgjerojë shërbimin tek PS Vita dhe tek pajisjet Android Sony Xperia. PlayStation Now nuk do jetë ekskluzive përgjithmonë në produktet Sony. Liderat elektronik japonez kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të suportojnë një rrjet të gjerë pajisjesh që lidhen me internet. Kjo përfshin Televizorët dhe Smartfonët që nuk janë Sony.

Tek CES 2014 te jepej mundësia të shikoje këtë shërbim live në një TV Sony Bravia më leva DualShock 3 (të cilat momentalisht janë të vetmet kompatibël). Katër lojëra ishin të disponueshme tek CES demo: God of War: Ascension, Puppeteer, The Last of Us dhe Beyond: Two Souls. Luajtja ishte shumë i mirë dhe nuk kishte asnjëfarë ngadalësimi.

Përsa i përket shpejtësisë së internetit Sony tha se një lidhje 5 mbps është i mjaftueshëm për PlayStation Now. Domethënë, nëqoftëse lidhja juaj e internetit mund të suportoj Netflix, atëherë nuk ka problem në suportin e shërbimit PlayStation Now. Dhe duke i pasur të dhënat tuaja të uploaduara në internet do të thotë se ruajtjet e lojërave ju ndjekin në çdo pajisje që zgjidhni të logoheni.

Gjithashtu nuk duhet të shqetësoheni për update apo patching, pasi serveri gjithmonë do updatetohet në versionin më të fundit automatikisht.

Edhe pse Sony po lejonte persona të provonin shërbimin, ka shumë gjëra të paqarta për PlayStation Now. Së pari çmimi. Sony ka thënë se përdoruesit mund të zgjedhin ndërmjet abonimit ose të paguash për lojën që dëshiron. Nuk është deklaruar se sa do jetë çmimi aktual, apo nëse abonimi të jep mundësinë të luash pa limit, apo do jetë e lidhur në një mënyrë me PS Plus. Gjithashtu, Sony ka ende për të zbuluar se çfarë lojërash do jetë të disponueshme në lançim. Drejtuesi tek CES nuk mund të konfirmonte madje nëse 4 titujt tek demo do ishin gati për t'u luajtur.