Plazhi i Gjeneralit (Kavajë)
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Plazhi i Gjeneralit fillon me legjendën urbane na ishte një gjeneral italian i Luftës së Dytë botërore, i cili kishte ardhur në Shqipëri në fillim të viteve 40, kur Italia pushtoi Shqipërinë. Sipas gazetës Shqip gjatë ekspeditave në zonën e Kavajës pikërisht në fshatin Bardhor – ku edhe sot ndodhet një nga burgjet e shtetit shqiptar – ai ndeshi në një gji të mrekullueshëm rreth 400 metra të gjerë, që puthej nga një det thellësisht blu i cili copëzohej nga pjesë shkëmbore duke krijuar një vijë të thërrmuar ujë-tokë e cila mbyllej me dy kepa majtas-djathtas, në formën e një patkoi. Ky xhep i bruztë-blu, ishte i veshur me shkurre të blerta e kodra të buta që e mahnitën ushtarakun. Dhe jashtë kontekstit të luftës ai e ndau me mendjen e tij se ky ishte një gji i mrekullueshëm për të bërë plazh. Pak kohë pasi u kthye në Itali, mori familjen e tij dhe e mësyu gjirin edhe njëherë, por kësaj radhe me jaht, nga deti. Kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vjet që atëherë, por edhe sot e kësaj dite, ky gji vazhdon të quhet Plazhi i Gjeneralit, për shkak të frekuentimit që i bëri ushtaraku i dikurshëm, për vite rresht, derisa mbaroi lufta. Tashmë ai s’mund të quhet ndryshe, ndonëse numri i atyre që e frekuentojnë është shumë më i madh se thjesht një familje e pasur e kohërave të luftës. Megjithatë, e ka sërish një lidhje të vogël, sepse vazhdon të jetë një vend shumë i pëlqyer edhe prej ushtarakëve shqiptarë (ish-presidenti Aleksandër Moisiu), apo edhe prej figurave të njohura shtetërore që e kanë vizituar të paktën një herë këtë vend mbresëlënës, pa llogaritur persona te tjerë publikë që këtu kanë piketuar për çdo verë folenë e tyre të pushimeve.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Plazhi i Gjeneralit është pjesa më e bukur dhe më tërheqëse në të gjithë rivierën Kavajase të përbërë prej 30 km vijë bregdetare, i cili të bën ta dashurosh që në momentin që të shfaqet befas në horizont, sapo ke kaluar kodrat e Kryevidhit. Kepat shkëmborë që e rrethojnë, janë konglomeratikë dhe e kanë mbushur bregun me zaje të vegjël shumëngjyrësh që formojnë një mozaik të mahnitshëm i cili harmonizohet me blunë e ujit, të gjelbrën e shkurreve dhe të verdhën e rërës së plazhit. Bota ujore është pasur me peshq të llojeve të ndryshëm dhe më një specie të veçantë breshke detare e cila ka zgjedhur pikërisht këtë plazh të vogël për të mbarështuar llojin e saj.
Peizazhi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Panorama e gjirit është fantastike, ajo të krijon një ndjesi të plotë qetësise e çlodhjeje, të bën ta dashurosh natyrën. Vitet e fundit këtij gjiri i është qëndisur në kurriz të kodrave një kompleks i vogël turistik i cili para së gjithash ka respektuar natyrën, duke përdorur vetëm struktura prej druri, që nga vilat e vogla, apartamentet e deri tek verandat e restorantit që ofrojnë kuzhinë deti e peshk të freskët për pushuesit e shumtë. Çdo gjë është plotësisht në harmoni dhe e vendosur aty ku duhet të jetë duke i shtuar vetëm bukuri dhe aspak ngarkesë pesisazhit.
Kalaja, Kisha dhe Pylli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar. Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjaka e Karavasta. Për të vizituar kalanë duhet të shkoni në fshatin Vilë Bashtovë, në jug të qytetit.
Pak km nga Kavaja në fshatin Çetë, ndodhet Kisha e Shënepremtes, një kishë mesjetare, e zbukuruar me afreske të shenjtorëve. Në këtë kishë, banorët e qytetit vijnë tri ditë pas pashkëve për të festuar dhe për të uruar njëri-tjetrin. Festa shfrytëzohet nga qytetarë të të dyja besimeve fetare, për ta organizuar në formën e një pikniku masiv në natyrë, nën hijen e ullinjve të shumtë të kodrave. Për të shkuar në Çetë, duhet të merrni rrugën në daljen veriore të qytetit.
Pylli Bedenit, është gjithashtu një destinacion shumë i përshtatshëm për kohën e lirë, për eksploruesit e natyrës, adhuruesit e aventurës dhe të pasionuarit pas florës shqiptare. Është një pyll shumë i përzier, me sipërfaqe rreth 300 hektarë i vendosur mbi kodrat e fshatit Beden. Rruga për atje kalon nga fshatrat Luz i Madh, Luz i Vogël e Kryevidh, 15 km në jug të qytetit.