Plazhi i Jazit
Appearance
Plazhi i Jazit është një plazh në Komunën e Budvës në Mal të Zi. Ndodhet 2.5 km në perëndim të Budvës. Përbëhet nga dy pjesë, njëra 850 m e gjatë dhe tjetra, dikur plazh nudist, i gjatë 450 m. Plazhi i Jazit është një plazh me guralecë, me një vend kampimi përgjatë pjesës më të madhe të plazhit (kapaciteti mbi 2,000 turistë).
Vendet e gjera të Plazhit të Jazit konsiderohen ndër potencialet më të mëdha për zhvillimin e turizmit në bregdetin malazez, pasi që ka pak zona të pazhvilluara të mbetura në bregdet përveç Jazit (veçanërisht Plazhi i Madh i Ulqinit dhe Ada e Bunës).