Pogromi i Nëntorit 1938

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pamje nga mëngjesi i 10 nëntorit

Nata e Kristaltë (në gjermanisht Kristallnacht), është një ngjarje e ndodhur natën e 9 nëntorit 1938 në Gjermani dhe Austri, kur nazistët dhe grupe përkrahëse të Partisë Naziste ndërmorrën përndjekje të dhunshme ndaj tregëtarëve dhe qytetarëve hebrenj në disa qytete, duke shkatërruar mbi 200 sinagoga[1] dhe 7,500 biznese hebraike brenda natës.

Nata quhet e Kristaltë, ose ndryshe Nata e Xhamave të Thyer, pikërisht prej xhamave të thyer që mbushën rrugët e qyteteve gjermane. Kjo datë shënon dhe fillimin e dhunës të organizuar e shtetërore ndaj popullit hebre, në historinë e Holokaustit.[2]

Numri i njerëzve të vdekur mbeti i paqartë, ndërsa regjimi nazist foli për 91 hebrenj të vdekur, ndërsa historianët thonë se më shumë se 1 300 persona humbën jetën si rezultat i masakrës. [3]

Ministri i propagandës naziste, Joseph Goebbels e quajti atë një “valë spontane të zemërimit publik”, ku pas saj fshiheshin paraushtarakët nazistë SA dhe SS.

Pamje nga Sinagoga e Ahenit, e djegur gjatë Natës së Kristaltë

Rreth 30,000 hebrenj u arrestuan dhe u dërguan në kampet e përqendrimit brenda një nate.[2]

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shpeshherë, Nata e Kristaltë quhet ndryshe si paradhoma e Shoah[4] (Holokaustit).

Si pretekst për Natën e Kristaltë shërbeu vrasja një diplomati gjerman në Paris, nga një hebre i ri polak, pjesë e një familjeje, së cilës i ishte mohuar shtetësia gjermane dhe ishte përjashtuar si nga Gjermania, ku banonte, ashtu edhe nga Polonia. Ngjarja bëri bujë në shtypin ndërkombëtar. Dyqanet e hebrenjve, filluan të mbuloheshin me grafite e mbishkrime antisemite.[1]

Ministri nazist i Propagandes Goebbels, shfrytëzoi situatën duke u lënë dorë të lirë Skuadrave të Sulmit. Regjimi do ta justifikonte më vonë këtë masakër, duke e paraqitur si shpërthim të zemërimit popullor.[4][3]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Holokausti

Holokausti në Shqipëri

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Shqiptarët dhe Nata e Kristaltë (Kristallnacht)". Tetova Sot. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2022. Marrë më 2022-09-09.
  2. ^ a b "Fakte thelbësore rreth Holokaustit". Fakte thelbësore rreth Holokaustit. 2020-02-26. Arkivuar nga origjinali më 17 gusht 2022. Marrë më 2022-09-09.
  3. ^ a b "80 vite nga "Kristallnacht"". KosovaPress. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2022. Marrë më 2022-09-09.
  4. ^ a b "Nata e kristaleve e vitit 1938, paradhoma e Shoah - Vatican News". www.vaticannews.va. Marrë më 2022-09-09. {{cite web}}: |archive-date= ka nevojë për |archive-url= (Ndihmë!)