Policia e Italisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e policisë së shtetit Italian.

Policia e shtetit (Italisht: Polizia di Stato / P.S) është një nga forcat policore kombëtare të Italisë. Krahas Karabinierëve, ajo është forca kryesore e policisë për ofrimin e detyrave policore, kryesisht në qytete dhe qyteza të mëdha, dhe me agjencitë e saj më të vogla është gjithashtu përgjegjëse për patrullimin e autostradave, hekurudhave, aeroporteve, doganave (së bashku me Guardia di Finanza) si dhe disa rrugëve ujore dhe duke ndihmuar forcat e policisë lokale.

Ishte forcë ushtarake deri në vitin 1981 kur u miratua Ligji i Shtetit Italian 121. Kjo e shndërroi Policinë e Shtetit në një forcë civile,[1] e cila është në kontrast me forcat e tjera kryesore policore të Italisë: Arma dei Carabinieri, e cila është një forcë policore ushtarake (xhandarmëri)[2][3] dhe Guardia di Finanza, policia italiane e doganave dhe mbrojtjes së kufirit. që gjithashtu bie në kategorinë e trupave ushtarake.[4]

Policia e Shtetit është forca kryesore e policisë italiane për ruajtjen e sigurisë dhe rendit publik dhe si e tillë drejtohet drejtpërdrejt nga Departamenti i Sigurisë Publike. Interpoli përmbledh fokusin kryesor të kësaj force: "Përgjegjësitë e saj përfshijnë detyrat hetimore dhe të zbatimit të ligjit, dhe sigurinë e rrjeteve të autostradave, hekurudhave dhe ujrave".[5]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Normeinrete – Navigazione URN". Normeinrete.it. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 8 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Arma dei Carabinieri – Home – > – EN – Institutional Duties". Carabinieri.it. Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2009. Marrë më 8 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Arma dei Carabinieri – Home – > – EN – Governing Bodies". Carabinieri.it. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2009. Marrë më 8 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Guardia di Finanza – I Compiti del Corpo". Gdf.it. Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2010. Marrë më 8 shtator 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Italie". Interpol. 1 mars 2016. Marrë më 28 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)